puni
 
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sheh Ramadani e përktheu nga osmanishtja këtë libër më 1998



HULUSI HAXHI SHEH RAMADAN GORANI


LUANI I PERËNDISË


       

Prizren, 1998

Këtë libër e përktheu dhe e përshtati nga osmanishtja:
Haxhi Sheh RAMADAN GORANI nga Prizreni
Në vitin 1998

E ndihmuan:
Hoxhë haxhi ALIU dhe haxhi ADNANI

Përgatitjen e librit për shtyp e bëri
Hasan Hamëzbalaj, prof.

BISMIL-LAHI-RRAHMANI-RRAHIM


1. Ne ty te dhamë një fitore të sigurt.
2. Ashtu që Allahu të liroi ty prej mëkateve të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshme dhe ashtu plotësoi mirësinë e vet ndaj teje, e të orienton ty në rrugën e drejtë.
3. Dhe që Allahu të ndihmon ty me një ndihmë të fortë.

KUR’AN
Suret el FET-h
Ajeti 1, 2, 3


4. Thuaj: “Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm se respektin e dashurisë për hir të farefisnisë (akraballëkut)”. Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shumëfishojmë të mirat; vërtet Allahu fal mëkatet, është mirënjohës.


KUR’AN
Syretu esh SHURA,
Ajeti 23


5. Allahu ka për qëllim që nga ju, o familja e shtëpisë (së Pejgamberit) të largojë ndotësinë e mëkateve dhe të ju pastrojë deri në skaj.


KUR’AN
Suretu el AHZABË,
Ajeti 33


6. Kush më njeh mua për zotëri, edhe Aliu është zotëriu i tij.
7. Unë jam qyteti i diturisë, Aliu është dera e qytetit.
8. Unë dhe Aliu jemi të krujuar prej të njëjtit nur.
9. Ej, Ali! Allahu, Pejgamberi dhe Xhibrili janë të kënaqur me Ty.

Nga hadiset


PARATHËNIE

Xhevahirit dhe arit, edhe nëse i fusim e i mbulojmë në baltë, iu vjen koha që të nxirren nga balta, dhe atyre vlera edhe pamja iu mbetet e njëjtë. E nëse mbulohen me gurë, nga së largu shkëlqejnë. Prandaj, ari dhe xhevahir është Aliu k.v.r.a.
Pasi që më ra në dorë ky libër i vjetruar në gjuhën osmanishte (gjuha e vjetër turqishte), i punuar qysh nga viti 1416, ku këto histori transmetohen nga dy autorë të falshëm, RAVIJAN IHBAR dhe NAKILAN ATHAR, vendosa ta përkthej dhe ta përshtat në gjuhën shqipe.
Meqenëse përkthimi shqip është bërë nga osmanishtja, kërkoj ndjesë nga lexuesit nëse ka të meta gjuhësore. Jam përpjekur që shqipërimi të jetë sa më i kuptueshëm, si për njerëzit e thjeshtë, ashtu edhe për ata që kanë një nivel më të lartë gjuhësor. Me kënaqësi do të pranoj çdo kritikë qëllimmire, e cila do të ndihmonte në përsosjen e këtij materiali të përkthyer nga një gjuhë e huaj.
Edhe pse u mundova mjaft, këtë punë e bëra me shumë dëshirë, vetëm e vetëm që lexuesve tanë islamë, e posaçërisht simpatizantëve të imam Aliut, t’ua ofroj këtë material interesant mbi jetën dhe veprat e Hz. Aliur r.a.
Meqenëse ky libër ishte i vjetër dhe i mbyllur diku nëpër shtëpitë e vjetra, rastësisht më ra në dorë dhe, pasi e lexova, me gëzim i hyra përkthimit të tij.
Shumica e popullit nuk e njeh mirë Aliun se kush ishte dhe çka ishte, meqë personaliteti i tij ishte i pashoq!... Shallbartësit e mohojnë dhe nuk flasin më gjerësisht për të, pos që ka qenë luftëtar e asgjë tjetër. Mirëpo, ne që jemi në rrugë të drejtë dhe i besojmë Ehlibejtit (familjes së profetit Muhamed a.s.), ne shumë mirë e dimë se ai është i vetmi, i cili lindi mu brenda në Qabe, kurse në ditën e katërt e ëma e vet, Fatma, e dërgoi në shtëpi, i vetmi është ai, i cili nuk e pranoi nënën e vet për t’i dhënë gji e as babanë e tij, Ebu Talibin, ta shikonte e as t’i afrohej, meqë dëshironte që për herë të parë në këtë botë ta shihte profetin...
Pasi e ftuan profetin, ai menjëherë iu afrua dhe mbasi i foli diçka në vesh ia dha mybareq – gjuhën e vet që ta thithte: kjo ishte që Aliu si foshnje i thithi sekretet hyjnore nga Profeti...
Në moshën madhore, profeti – Aliun, Fatimën, Hasanin e Hysenin, i pastrioi nga mëkatet në tërësi, ku e dokumenton ajeti kuranor 33 i sures Ahzabë. Është hadisi, ku Muhamedi ka thënë: “Të kish dërguar Allahu pas meje pejgamber, Aliu do të ishte profet”; dhe hadisi tjetër që shpjegon: “Unë dhe Aliu jemi të krijuar prej të njëjtit nur”.
Aliu r.a. rrëfen: Pejgamberi a.s. m’i hapi një mijë dyer diturie në zemër, dhe në çdo derë nga një mijë dyer tjera. Dhe vazhdon: Mua të më ulin në një mimber, do të flas gjithçka nga librat e shenjtë: Tevrati, Zeburi, Inxhili dhe Kurani! (Siç transmeton Imam Gazaliu).
Në këtë libër, lexuesit tanë do të kenë rast të njihen me fuqinë që kishte Aliu r.a., që ia dha Perëndia, e me të cilën ai e pushtoi Hajber-kalanë, Berber-kalanë, ngadhënjeu mbi përbindëshat e tmerrshëm – divat; pastaj në libër do të njiheni edhe me trimërinë dhe fitoren e imam Hasanit, por mjerisht, për shkak se libri ishte shumë i vjetër, dhe i dëmtuar, mungon njëra luftë prej imam Hysenit.
Imam Aliu r.a. luftoi me shumë kundërshtarë, të cilët nuk e besonin Zotin, e as profetin Muhamed, por besonin në latin-uzan (idhuj).
Disa mësonin shkollë për magjistarë (sehir, magji), meqë në çdo kohë më herët , dhe deri në kohën e profetit Muhamed, kanë ekzistuar shkollat për magji.
Imam Aliu në këto lufta ka pasur rast të luftojë kundër atyre magjistarëve që ishin shumë të rrezikshëm dhe të shoqëruar me xhinë (pehrri), dhe i vetmi ai iu bëri ballë atyre!
Përpos materialeve të përkthyera nga libri i lartpërmendur, pata dëshirë që lexuesve t’iu ofroj edhe martesën e të ndriturit imam Ali, me të bijën e profetit, Fatimën, dhe atë e pashë të arsyeshme ta vendos në kuadër të këtij libri.
Kjo histori u mor nga libri i NEARIGJYN NYBYVE ALTIPARMAK: “HISTORIA E PEJGAMBERËVE”, f. 484 – 490.


PUSHTIMI I HAJBER-KALASË

Në kohën e profetit Hz. Muhamedit a.s., Hajber-Kalaja gjendej në territorin e Medinës së sotme. Profeti e kishte për zakon që çdo ditë, pasi ta falte namazin e sabahut, të ulej në mihrab dhe t’u jepte nasihat (mësim) as’habëve të vet. Një ditë, si zakonisht, pas namazit të sabahut, i ulur në mihrab dhe duke mbajtur nasihat, iu ndryshua fytyra dhe filloi të zbehej (kjo i ndodhte Hz. Muhamedit a.s. kur i vinte Xhebraili a.s., kurse as’habët e kuptonin se Xhebraili vinte tek profeti për t’i lajmëruar diçka nga Allahu xh.sh.). Zbret xhibrili dhe i drejtohet profetit: “O, i dërguara i Zotit, ke selam: Lajmëroju as’habëve dhe gjithë popullit tënd në çdo anë, për luftë! Keni obligim ta sulmoni Hajber-kalanë, ta ktheni në besim atë popull xhahil (jobesimtar) që gjendet aty, kurse ata të cilët vijnë në dinin islam dhe pranojnë shehadetin t’i lironi. Të tjerët, që nuk e pranojnë imanin, t’i luftoni gjer në fund.
Pasurinë e tyre ta merrni dhe t’ia ndani popullit islam të nevojshëm! Pas këtyre fjalëve, Xhibrili u ngrit lart; Hz. Muhamedi a.s. pasi e mori këtë urdhër nga Perëndia i urdhëroi as’habët: “Mblidheni ushtrinë islame nga çdo anë, e kemi urdhrin nga Perëndia që ta sulmojmë Hajber-kalanë”.
Të nesërmen, u mblodhën të gjithë myslimanët nga të gjitha anët, të përgatitur me rroba lufte, kuaj, deve, armë lufte, shigjeta, shpata etj. Abdullah Jemeni nga Jemeni vjen me 1000 ushtarë, Ebu Zerri Gifarui vjen nga Mekja me 1000 ushtarë të armatosur. Kështu që, nga çdo anë u mblodhën 21.000 ushtarë në Medine. HZ. Muhamedi a.s. mbajti një fjalim dhe iu tregoi urdhrin që kishte marrë prej Allahut xh.sh. për këtë luftë të Hajber-Kalasë.
Pejgamberi, pasi e mbaroi këtë fjalim, i ndau në 20 grupe, ku çdo grup kishte 1000 vetë, me nga një flamurtar, dhe me një komandues. Në 1000 vetë edhe 10 vëzhgues.
Hz. Imam Aliu ishte i sëmurë prej syve dhe nuk shihte mirë. Flamurin si prirës lufte e mori Muaz Bin Xhebeli. U nisën për Hajber. Me ta ishte edhe pejgamberi a.s. Siç e cekëm më lart, kjo kala ndodhej në territorin e Medinës. Rrugës udhëtuan ditë e natë, duke pushuar herë pas here e duke kënduar texhbir (Allahu ekber). Kur arritën afër Hajber-kalasë, u vendosën në një rrafsh dhe u ulën për të pushuar. Mbasi pushuan, filluan të bëjnë bisedë në mes veti. Pejgamberi a.s. po e shikon kalanë shumë të madhe, përreth kalasë muri tejet i madh dhe aq shumë u çudit, sa as’habët u frikësuan shumë, e ulën kokën, ranë mazunë. Imam Aliu kishte dhembje të madhe të syve, kjo edhe më tepër i pikëlloi të gjithë.
Atë natë bujtën aty, të nesërmen u zgjuan herët, falën namazin e sabahut, pastaj filluan të bëjnë tertip.
Hz. Muhamedi u ngrit në këmbë, iu tha: Ju rrini këtu, unë pas një kohe kthehem. Pejgamberi iu afrua kalasë dhe i ra rreth e përqark, pa e parë askush. U kthye, u ul në mes të ushtrisë, filloi t’iu tregojë se çfarë kishte parë: “Kalaja kishte shtatë dyer të mëdha dhe të forta nga hekuri. Çdo derë e trashë përbëhej nga shtatë palë, dhe në secilën derë qëndronte nga një roje, kurse kalanë e ruanin përbrenda 3000 ushtarë. Jashtë, përreth kalasë, ndodhen 12.000 ushtarë, gjersa para kalasë – tha profeti – është një hendek shumë i thellë dhe i gjerë 40 arshinë1 që askush s’mund ta kalojë e të hyjë në kala”. Profeti pastaj vazhdoi të tregojë se dyert janë aq të mëdha e të rënda, saqë 1000 ushtarë i hapin dhe i mbyllin.
“Mbreti i kësaj kalaje është Merhabi, kurse luftëtari më i fortë i tij quhet Inter”. Pasi i tregoi të gjitha se çfarë kishte parë, tha: “Mua askush nuk më ka parë”. Myslimanët, kur i dëgjuan të gjitha këto fjalë, më shumë iu hyri mërzia dhe frika.
Pas një kohe të shkurtër, vëzhguesit i panë myslimanët që i ishin afruar kalasë, filluan të bërtasin me zë të lartë: “Myslimanët donë të na sulmojnë!...” E bija e padishah-Merhabit quhej Sufa.
Kur e pa profetin u bë shumë merak në të, dhe në moment aq fuqishëm i hyri në zemër për nga pamja dhe bukuria, saqë u befasua. Pasi u dëgjua kjo zhurmë e armikut, profeti e thirri hz. Ymerin r.a. dhe i thotë: O Ymer, të shkosh në kala, të bisedosh me ta, dhe t’u thuash që ne kemi urdhrin e Allahut xh.sh. dhe të të dërguarit të tij, Muhamedit, që të vini në dinë dhe në iman, ta pranoni shehadetin dhe atëherë do të bëheni vëllezër, do të kthehemi prapë. E nëse nuk e pranoni fenë, atëherë do të luftojmë kundër jush. Hz. Ymeri r.a. u nis, por nuk arriti të bisedojë, sepse ata filluan ta gjuanin me gurë dhe shigjeta. Hz. Ymeri u kthye prapë, u tregoi se nuk arriti të bisedojë shkaku i gurëve dhe shigjetave që gjuanin. Atëherë pejgamberi a.s. thirri as’habin Sulejman Faresiun r.a., dhe urdhëroi: “Merre një grup ushtarësh dhe nisu të luftosh kundër atyre xhahilëve”!
Sylejman Fraesiu e mori ushtrinë, ku ishte edhe Ebu Hurejra r.a. dhe arritën te hendeku, ku panë sa ishte i gjerë dhe i thellë. U frikësuan dhe u kthyen prapë me ushtri. Së bashku u afruan te profeti. U ulën në dy gjunjë dhe i thanë: “O i dërguari i Zotit! Nuk mundëm t’i ofrohemi kalasë, sepse hendeku ishte shumë i gjerë dhe i thellë, saqë është e pamundur të luftojmë. E si do të hyjmë në kala?” Profeti buzëqeshi dhe tha: “O Sylejman, mos u mërzit, se me emër të Zotit të madhëruar do të korrim sukses. Pas një kohe, ra mbrëmja, falën namazin e akshamit, pastaj të jacisë, dhe këtë natë bujtën. Të nesërmen në mëngjes u zgjuan, falën namazin e sabahut, pastaj profeti urdhëroi Muiz Ibën Xhebelin t’i printe ushtrisë me 120.000 vetë. Muiz Ibën Xhebeli e mori ushtrinë dhe u nis.
Ushtria e kalasë i dolën përpara dhe filluan të luftojnë ballë për ballë, por Muaz Ibën Xhebeli, kur pa se shumë ushtarë i ranë dëshmorë, u kthye prapë. Profeti, kur pa se shumë ushtarë i ranë dëshmorë, u mërzit shumë dhe, edhe këtë natë, bujtën.
Të nesërmen u zgjuan, e falën namazin e sabahut, dhe pastaj profeti urdhëroi Ebu Bekirin r.a. I tha: “Merr ushtrinë dhe nisu për luftë!” Ebu Bekiri r.a. i tha: “O pejgamber i Zotit, unë jam i gatshëm të vdes hatri yt dhe i Perëndisë. Mori ushtrinë dhe u nis për në luftë. Kur u ndeshën me armikun, luftuan aq shumë, saqë gjaku shkonte si përrua. Po ashtu, edhe Ebu Bekiri r.a. kur pa se shumë ushtarë i ranë dëshmorë, u kthye me një numër të vogël. Profeti, kur pa se mbetën një numër shumë i vogël myslimanësh, nga mërzia filloi t’i dhembë koka. I tha Bilall Habeshiut r.a. ta thërriste ezanin për ta falur namazin e drekës. Pasi e falën namazin e drekës, filluan të bënin plan në mes veti. Profeti pyeti: “Kush do ta udhëheqë ushtrinë?” Hz. Osmani tha: “Unë, nëse më jep lejë. Unë do të bëhem kurban”.

______________________________________________________
1. Arshin – masë për matjen e gjatësisë; një arshin i barabartë me 0.60 m.


Të nesërmen hz. Osmani r.a. mori ushtrinë dhe u nis për luftë. Luftuan sa mundën dhe u kthye me një numër të vogël ushtarësh. Kurrsesi nuk po mund t’i ofroheshin kalasë. Kurse ushtria e armikut që gjendej në kala, bërtisnin sa mundnin: Lejona edhe ne të dalim jashtë e të luftojmë! Kështu, çdo ditë duke luftuar, plot 19 ditë me radhë, ranë shehidë 2110 vetë dhe 1000 të tjerë mbetën të plagosur.
Pejgamberi a.s. çdo ditë iu jepte sabër dhe iu thoshte: “Po e pres urdhrin e Allahut”! Ditën e njëzetë në mëngjes, u zgjuan, e falën namazin e sabahut. Pejgamberi, duke menduar i mërzitur, zbret Xhibrili e i thotë: “O i dërguari i Allahut, ke selam prej Perëndisë t’ia japësh flamurin asllanit tim, Aliut, atëherë do ta keni fitoren, do ta merrni kalanë, përndryshe kurrsesi nuk do të mund t’i ofroheni kalasë”.
Profeti u përgjigj: “O Xhibril, Aliu është i sëmurë prej syve dhe ka dhembje të madhe, saqë i ka humbur edhe fuqia”.
Xhibrili a.s. thotë: O i dashuri i Perëndisë, Allahu ty ta dha rahmetin dhe shefatin për gjithë alemin. Prandaj, afro Aliun afër, dhe jepi mes syve, sytë do t’i shëndoshen dhe fuqia do t’i vijë, sikur që ia ka dhënë Perëndia”.
Pastaj Xhebraili a.s. u kthye në vend të vet, kurse pejgamberi a.s. e thirri Aliun, e mbështeti në gjunjë, dhe filloi t’i jep mes me gjuhën e vet të ëmbël mbi sytë e Aliut, duke ia lëmuar sytë me gjuhë dhe duke i bërë lutje Perëndisë.
Në çast sytë iu shëndoshën dhe iu kthye fuqia.
Imam Aliu në atë çast pa se u shëndosh, u ngrit në këmbë, falënderoi Zotin e madhërueshëm, ia puthi dorën pejgamberit.
Pejgamberi i buzëqeshi dhe u gëzua shumë. U gëzuan edhe as’habët dhe ushtria për shërimin e Aliut.
Pejgamberi i tha imam Aliut: “O asllani i Perëndisë, sot të përgatitesh për luftë, që t’i sulmosh qafirat dhe të marrim Hajber-kalanë! Imam Aliu tha: “Unë jam i gatshëm! Unë kurrë s’e kam thyer urdhrin e Perëndisë as urdhrin tënd dhe jam gati që ta jap shpirtin e të bëhem kurban”!
Gjatë bisedës së Aliut me pejgamberin, zbret përsëri Xhibrili, dhe i thotë Aliut: “Nisu, mos e zgjat bisedën, dhe as mos të të zërë dreka! I madhi imam Ali u ngrit në këmbë. Pejgamberi i tha: “O Ali, unë dua të të përgatis”! Dhe profeti e përgatiti vetë si deshi, e përqafoi dhe uroi me selam.
Hz. Imam Aliu i hipi Dyldylit, Zylfiqarin në dorë të djathtë, dhe në të majtën flamurin; me texhbir, u nis vrap si vetëtimë drejt Hajber-kalasë.
Ushtria e armikut, kur e panë vetëm si vetëtimë, e njohën dhe thanë: Ky është sehirbaz Aliu, sehirbazi më i madhi i Muhamedit nga Medina. As’habët kur e panë Aliun që u nis vetëm pa asnjë ushtarë, u çuditën, kurse armiqtë u frikësuan dhe thanë: “Si është e mundur që të vijë vetëm?” Hz. Aliu kur arriti te hendeku, që ishte i gjerë 24 metra, e kapërceu si vetëtima dhe u afrua te dera e kalasë. Bërtiti: “Dua të bisedojë me padishahun e kalasë”.
Pas pak çastesh erdhi padishahu i kalasë, që ishte Merhabi, dhe luftëtari i tij më i fortë, që quhej Inter dhe e pyetën Aliun: Hej, kush je ti, që e kapërceve këtë hendek? Me siguri qenke sehirbaz i atij profetit nga Medina, dhe do të na frikësosh me ata sytë e mëdhenj e të skuqur! Imam Aliu u përgjigj: Jo, unë nuk jam sehirbaz, por jam Luani i Perëndisë, Shahu Merdan. Kjo është hera e fundit që po ju lus dhe po ju thërras të vini në dinë e iman dhe ta pranoni shehadetin. E nëse nuk e pranoni, do të jua pres kokat të gjithëve, do ta marrë kalanë dhje do t’jua marr pasurinë.
Gjatë kësaj bisede, ia mbërrini ushtria myslimane. Në anën tjetër u afrua edhe ushtria e armikut, dhe të dy palët po e dëgjonin bisedën e armikut dhe të padishahut Merhab. “Nga e merr ti këtë fuqi, që ta marrësh këtë kala?! - e pyeti padishahu. Imam Aliu u përgjigj: “Unë këtë fuqi e kam nga Zoti im dhe i gjithësisë dhe nga i dërguari i tij, profeti Muhamed. E kam Zylfiqarin, shpatën, që ma dërgoi vetë Perëndia.
Ç’mund të bësh ti me atë shpatë? Edhe ky trimi im, Interi, ka shpatë të mprehtë!
Imam Aliu i tha: O padishah, këtë shpatë që ma sjell Perëndia është që prej Lindjes gjer në Perëndim. Të parën herë, kur e hapi Zylfiqarin, 50 metra pret përreth. Kur ta urdhëroj atë, shndërrohet në ezhdërha e ju përpin të gjithëve, e nëse e urdhëroj të bëhet zjarr, bëhet zjarr e djeg çdo gjë.
Kurse Dyldyli im, 40 ditë po qe se ecën, nuk lodhet. 40 ditë e 40 net qëndron pa ngrënë e pa pirë! Kudo që të jetë, kur e thërras, më vjen menjëherë dhe kurrkush nuk mund t’i hipën. Kur i dëgjuan këto të dy ushtritë, u çuditën: Myslimanët u gëzuan, kurse armiqtë u tmerruan. Atë moment padishahu Merhab u hidhërua dhe i bërtiti ushtrisë së vet: A jeni gati? Kurse imam Aliu bërtiti me një zë të lartë “Rizanilah-el-fati-hak”! Të gjithë ushtarët myslimanë i ngritën duart lart dhe bënë: AMIN! Këtë zë e dëgjuan edhe bjeshkët e malit, dhe gjithë malukati bënë “AMIN”. Hz. Imam Aliu lexoi Fatihanë dhe filloi të lutej me këto fjalë: O Zoti im, dhe i gjithësisë, unë me izën tënde po e filloj luftën kundër armikut, që s’të beson ty e as të dërguarit tënd, Muhamedin a.s. Prandaj, më jep fuqi dhe qëndresë, që t’i zhduk këta qafirë jobesimtarë dhe të hakmerrem për shehidët e rënë! Pasi e bëri duanë, e nxori Zylfiqarin.
Atë moment, Merhabi i bërtet luftëtarit të vet, Interit, të jepte urdhër lufte. Lufta filloi. Hz. Imam Aliu më së pari e goditi prijësin e luftës, Interin, dhe me të parën herë e ndau përgjysmë, dhe ia mësyu padishahut Merhab. Padishahu u dorëzua, bërtiti dhe tha: “Çfarëdo prej meje, o Ali?” Aliu u përgjigj: “Dua ta marr kalanë! Ata që e pranojnë fenë islame dhe bëhen myslimanë, do t’ua lëmë atyre pasurinë, prandaj eja në iman, o Mehrab, ose do të ta këpus kokën”! Merhabi kokëfortë tha: “Nuk pranoj, unë kam zotin tim”! Imam Aliu i tha: “O qafir, zoti yt nuk ka për të ndihmuar më”! E ngriti shpatën, i solli, dhe me një të rënë, e ndau për gjysmë, atë edhe kalin! Ushtria e të dy palëve luftonin me gjithë fuqinë.
Hz. Imam Aliu menjëherë ia mësyu te dera e kalasë dhe kur ia ngjiti derës vetëm, si të ishte me njëmijë vetë: Tërë kalaja u dridh, u çelën dyert dhe, pasi hyri brenda, mbyti menjëherë 400 vetë. Profeti a.s. që gjendej në rrafshinën më lart kalasë, hetoi që armiku filloi të rrokulliste një gur shumë të madh mbi hz. Aliun dhe në atë moment, menjëherë profeti e lajmëroi imam Aliun me një zë të pandjeshëm.
Atë moment, posa armiqtë e rrokullisën gurin, imam Aliu me Zylfiqar në dorë, e ndau gurin përgjysmë.
Gjysma e gurit ra në hendek, kurse gjysma e gurit mbet as në qiell, as në tokë; që sot e kësaj dite ai gur ashtu qëndron!... Atëherë imam Aliu ia mësyu ushtrisë që gjendjej brenda në kala. Një pjesë e ushtrisë u dorëzua, e pranoi fenë islame, dhe u bënë myslimanë, kurse të tjerëve, që nuk pranuan, ua hoqi kokat. Myslimanët që gjendeshin jashtë kalasë, morën vesh fitoren, hynë brenda menjëherë në kala dhe ia filluan texhbirit ta këndojnë. Atëherë, imam Aliu urdhëroi Sylejman Faresiun ta mblidhte gjithë pasurinë në kala. Sylejman Faresiu, e mblodhi tërë pasurinë, që gjendej në kala, por iu vu pas edhe vajza e padishahut Sufa, e cila tha: “Po vij edhe unë me ju”. Sylejman Faresiu e mori tërë pasurinë, dhe vajzën, dhe, së bashku, u kthyen te hz. Muhamedi a.s.
Vajza ishte aq e bukur, saqë nuk kishte shoqe në atë kohë e në atë vend. Pejgamberi a.s. rrinte në këmbë e duarhapur, duke pritur imam Aliun kah kthehej me ushtri. Kur u afrua imam Akliu, e përqafoi me dy duart, dhe ushtrinë e përshëndeti me selam. U ulën të bisedojnë. Pejgamberi a.s. së pari e pyeti vajzën: “Kush je ti, o motër?” Kjo u përgjigj: “Unë jam e bija e padishahut të kalasë”. Si e ke emrin? – Sufë, më thërrasin, kurse emrin e kam Safie. Çfarë kërkon ti? – vazhdoi profeti. Unë e pranoj fenë islame – vazhdoi vajza. Kur hyri Aliu në kala dhe ia ngjiti derës për ta çelur, me atë fuqi të madhe, lëvizi e tërë kalaja, dhe toka zu të dridhej, sa mua më ra të fikët dhe rashë në prehër të nënës. Pas një kohe, u kthjella dhe erdha në vetëdije. Menjëherë më hyri një besim në zemër, ndaj, ju lutem, të më pranoni edhe mua të bëhem myslimane. Pasi pushoi pak, ajo vazhdoi: “Në ditën e parë, kur të pashë, edhe pse nuk të kam njohur që je pejgamber, unë u dashurova në ty. Më të bukur se ti ende nuk kam parë. Deri më sot unë dhe prindërit e mi u kemi besuar idhujve (besime të kota), kurse prej sot unë besoj një Zot të gjithësisë dhe besoj në ty se je i dërguari i tij.
Në këtë moment, zbret Xhibri a.s. e thotë: “O i dërguari i Perëndisë, ke selam prej Tij: - Këshilla e parë: Ta pranosh në fenë islame dhe ta marrën për gruan Safinë, se do të jetë femër e ndershme myslimane, dhe të bësh kurorë me të; unë do të bëhem dëshmitar. Kurse këshilla e dytë është: Imam Aliu, kur ia ngjiti derës së kalasë, e tërë bota pati zerzele, saqë shtatë palë qiell dhe tokë u lëkundën. Në sipërfaqen e tokës dhe në det, i tërë malukati pat për t’u shfarosur, po mos t’ia ndalja unë dorën”.
Pas këtyre fjalëve, Xhibrili u kthye në vend të vet. Atëherë profeti a.s. i urdhëroi as’habët e vet dhe ushtrinë që në atë vend të ndërtonin një xhami. Pasi që u ndërtua një pjesë, pejgamberi a.s. bëri kurorë me Safinë. Prezentë ishin melekët dhe ashabët e tij. Pastaj, profeti i ofroi as’habët dhe ushtrinë afër veti, filloi të bisedojë me ta e t’iu tregojë për këtë selam që e mori nga Xhibrili për kurorëzim me Safinë dhe selamin e dytë për imam Aliun, dhe vazhdoi t’iu tregojë sesi do t’ua ndanin mallin në Meke dhe Medine myslimanëve të nevojshëm për ndihmë. Ndërkohë, hz. Muhamedi a.s. duke biseduar me as’habët, po e sheh larg në majë të kodrës një kaproll të madh, me brirë të mëdhenj, aq i bukur saqë aso ngjyrash nuk kishte parë në natyrë. Në të dy brirët e kishte të varur nga një letër të shkruar. Të gjithë e shikuan dhe mbetën të çuditur, por po e prisnin mendimin e pejgamberit a.s. Pejgamberi, pasi që mendoi pak, e kuptoi se ç’është dhe tha: Kush është nga ju më i zoti dhe më i forti që ta zërë dhe ta mbysë? As’habët ia pritën: O Resul-lullah, si ta mbysim atë kaproll aq të bukur?! Edhe ai ka shpirt, edhe atë e ka krijuar Perëndia?! Pejgamberi tha: Unë po i çoj nipat e mi, Hasanin apo Hyseni, por janë shumë të rinj, e duhet të jetë i fortë ai që shkon, se çdokush nuk mundet. Njëri nga as’habët u lajmërua dhe tha: “Unë po shkoj ta zë”. Dhe u nis vrap për ta zënë, por, sapo i afrohej, ky e ndërronte vendin dhe, për çudi, i humbte parasysh. Sipas vendit, e ndërronte edhe formën e trupit, saqë as’habi u çudit, e tha: La havle ve-la!” U ndal e po mendon: Ky do të jetë ndonjë Xhin, që po m’i ndërron vendet dhe format dhe kurrsesi s’po mund ta zë.
Ndërkohë, kaprolli duke i bërë këto dredhi – zbriti poshtë, u afrua tek imam Aliu dhe filloi të bisedojë me të. Ai i tha: “Ty të quajnë Ali?” Aliu u përgjigj: “Po, unë vetë jam”. “Kush je ti, që pushtove kalanë e Hajberit dhe lëvize tokë e qiell? I frikësove tërë malukatin, por mua aspak s’më frikëson”!
Ima Aliu iu përgjigj: “Unë jam Essedullah (Luani i Perëndisë), dhe unë qafirëve nuk iu frikësohem aspak”.
Në atë moment ia mbërrini nga njëra anë një qafir i madh, për të përkrahur kaprollin dhe zuri ta provokonte imam Aliun. Po i thotë: “Si e kalove këtë hendek të gjerë dhe të thellë”? Imam Aliu iu përgjigj: “Unë jam Luani i Perëndisë, nëse nuk i di, dije, e nëse e di, mbaje në mend, dhe ki kujdes, pranoje dinin islam, beso në një Zot, që është krijues i gjithësisë, dhe besoje të dërguarin e tij, hz. Muhamedin a.s.”!
Qafiri u përgjigj: “Jo, unë nuk pranoj zot tjetër, kam zotin tim, latinë-uzanë2, atij i kam besuar dhe askujt tjetër s’i besoj”. Imam Aliu i tha: “Unë, pra, ty do të ta këpus kokën”! Qafiri ia ktheu: “Unë jam i gatshëm të luftoj me ty, por ti s’e ke kalin”!
Imam Aliu tha: Unë e kam Dyldylin dhe, kur ta thërras, menjëherë vjen. Në çast imam Aliu e thirri Dyldylin dhe ai menjëherë i erdhi. Qafiri i hipi kalit dhe doli në mejdan. Ima Aliu i hipi Dyldylit, zylfiqarin në dorë, iu vërsul qafirit dhe ia hoqi kapuçin e metaltë nga koka, e i tha: “O qafir, a sheh se ç’të bëra! Prandaj, eja në besim”! Ai prapë nuk pranoi. Imam Aliu e rrëzoi dhe ia afroi tehun e shpatës në fyt e i tha: Qafir, kjo është hera e tretë që po të lus dhe e fundit. Por qafiri prapë nuk pranoi. Atëherë imam Aliu e ngriti Zylfiqarin lart dhe, atë e kalin, i ndau përgjysmë, saqë nga fuqia e madhe Zylfiqari preku thellë në tokë. Po në atë moment zbriti Xhebraili a.s. dhe tha: O Ali, ndalu! La Feta ila Ali’la Sejfe ila Zylfiqar3. Dhe vazhdoi Xhibnrili: O Ali, unë ta kapa dorën, se hovi yt do të prekte shtatë palë poshtë dhe do ta trazonte demin dhe peshkun që mbajnë sipërfaqen e tokës. Pas këtyre fjalëve, Xhibrili ktheu në vendin e vet. Kaprolli, kur pa këtë fuqi të imam Aliut, iku dhe nuk u duk më. Hz. Muhamedi a.s. afroi imam Aliun afër veti dhe e bekoi; vazhdoi bisedën e po i thotë: Ali, unë po marr ushtrinë dhe as’habët dhe po kthehem në Medine, kure ti do të mbetesh këtu me disa shokë. Pasurinë do t’ua ndaj të nevojshmëve. Kij kujdes: Ai kaproll është xhin, dhe të tjerë do të lajmërohen në forma të ndryshme, pra paqja dhe mëshira e Zotit qoftë me ty! Pas këtyre fjalëve, profeti mori as’habët dhe ushtrinë dhe me selam u ndanë duke marrë rrugën për Medine.
Ima Aliu me disa shokë mbeti në kala për ta pastruar kalanë. Ishte e arsyeshme që imam Aliu të ndalej në kala, sepse pabesimtarët, që posa e patën pranuar fenë islame, ende ishin të luhatshëm e dyfytyrësh. Kështu, nëse njëri prej tyre do të çonte krye, imam Aliu u rrinte përballë. Të nesërmen njëri prej qafirëve, u përgatit që ta mbyste imam Aliun tinëz. Ai përgatiti një shigjetë, kurse tjetrën e la gati. Në atë moment vjen një zë i vështirë prej qielli: “Hej, gjuaj, se do ta pësosh”! Qafiri, kur dëgjoi këtë zë të tmerrshëm nga qielli, e la shigjetën anash dhe rrinte i qetë. Mbas pak kohësh, nga ana e perëndimit, vinte një frymë si dredhë. Kjo dredhë, kur u afrua, u shndërrua në njeri me kalë, dhe u afrua te Kamberi r.a. që ishte shoku më i dashur i imam Alit. Kamberi e pyeti: Kush je ti? Ai u përgjigj: “Unë jam biri i padishahut të Hajber-kalasë. Kamberi prapë e pyeti: E ku ishte ti deri tani? Ai u përgjigj: Në Meke dhe Medine, duke kërkuar Aliun, sepse ai e mban veten si trimi më i madh i myslimanëve. A di të më tregosh ku mund ta gjej Aliun? Meqë e shoh këtë kala në tërësi të shkatërruar, dua të hakmerrem: për babanë tim, për ushtrinë time, për mallin që ma ka marrë dhe për motrën time, Safinë... Dhe vazhdoi: Dua Aliun ta gjej, dhe nëse e gjej do ta copëtoj, do ta bëj copë-copë! Kamberi u përgjigj: Unë jam shoku tij më i dashur dhe urdhëro bëmë mua çfarë dëshiron t’i bësh atij!
Qafiri u hidhërua, menjëherë i solli me singi4 dhe e qëlloi në gjoks: Kamberi filloi të qesh. Qafiri ia priti: A s’po të dhemb? Jo, aspak! – i tha Kamberi dhe menjëherë i hipi kalit dhe filloi të luftojë me të. Imam Aliu në atë çast nuk ishte aty, ishte duke kontrolluar rrethinën e kalasë.

__________________________________
2. Latin Uzan – idhull
3. S’ka kësi trimi dhe s’ka këso shpate si kjo shpatë
4. Singi – shtizë për gjuajtje

Pot qafiri e zu rob Kamberin dhen e lidhi për një lis pak më larg. Imam Aliu duke ardhur rrugës, e pa kalin dhe shpatën e Kamberit, menjëherë e mori vesh që Kamberin e paskan zënë rob dhe tha me vet: Me siguri është Kaprolli-xhin! U mërzit shumë dhe e lëshoi Dyldylin të shëtisë. I hipi devesë. Rrugës duke ecur e pa një hurmë, me degët e hapura si shatorre dhe, brenda, një vajzë shumë e bukur. Imam Aliu hyri në shatorre dhe e pyeti këtë vajzë: Kush je ti? Kjo i humbu nga sytë, por deveja e imam Aliut ia ngjiti me dhëmbë, e ngriti përpjetë dhe e plasi për tokë. Kur ra në tokë, e katandisur, imam Aliu në atë moment i hodhi pak ujë, erdhi në vete dhe u kthjell. Pasi u kthjell, imam Aliu, prapë e pyeti: Kush je ti? Ajo iu përgjigj: Unë jam një femër që quhem Zylhimare. Punoj me vekë, bëj qilima, rroba etj., por hajnat m’i kanë vjedhur. Në këto fjalë gënjeu, por imam Aliu, gjatë kësaj veçse kuptoi se kjo femër ishte pehrri-xhin dhe këto fjalë të saj ishin gënjeshtra. Në atë moment qielli e merr një vranësi dhe filloi erë e madhe dhe prapë u shfaq kaprolli i mëparshëm. Për çudi, ky xhin shndërrohej herë në kaproll, herë në njeri, përmes një fryme të madhe. dhe ky ishte djali i padishahut.
U afrua tek vajza dhe vajza u gëzua shumë, filloi t’ia shkundte pluhurin dhe e përqafoi. Po, i thotë Zylhimares: U lodha duke e kërkuar, por s’po mund të hasi në Aliun, prandaj ia kam zënë rob shokun e tij, Kamberin, dhe ia kam marrë fuqinë. Ky s’po e njihte imam Aliun e as vajza. Vajza ia priti e tha: Edhe unë e kam porositur mbretin e Shamit, nëse e mbyt Aliun, tërë pasurinë do t’ia jap , se edhe mua ma ka mbytur nënën dhe mixhën. Vashës, pasi që ai u shndërrua në kaproll, i shkuan sytë në brirët e tij, ku i kishte dy letrat. U afrua tek kaprolli, ia mori njërën letër dhe lexoi. Duke e lexuar, vajza filloi të qajë, e shqeu letrën copë-copë dhe e hodhi. Atëherë e mori letrën e dytë, dhe filloi ta lexojë, por zuri të qeshë dhe u gëzua. Kaprolli u zhduk dhe humbi! Imam Aliu pyeti”: O Zylhimare, pse letrën e parë, kur e lexove, qave, e shqeve dhe e hodhe, kurse të dytën, kur e lexove, qeshe dhe u gëzove?! Zylhimarja, pasi që nuk e njihte imam Aliun, u përgjigj: O jabanxhi, çdo gjë çka ndodh në dynja, mua m’i sjellin lajmet me anë të letrave. Dhe vazhdoi: Letrën e parë, kur e lexova, shkruante: Nuk po mund ta gjejmë Aliun, por më mirë që s’po e gjejmë se na bën helaq. Për atë qava dhe e shqeva letrën. Në letrën e dytë shkruante: Ishim në Medine, e gjetëm profetin e myslimanëve, Muhamedin, lehtë mund ta mbysim, por e lamë për ndonjë ditë tjetër, dhe për atë arsye qesha dhe u gëzova. Pas këtyre fjalëve, nga njëra anë ia mbërrini një erë... si erë (prapë ky xhini)! Kur u afrua, u shndërrua në njeri, i gjatë shumë, e kishte marrë Kamberin që e kishte zënë rob, dhe të lidhur në qafë, e ngrihte si me kërpesh! Imam Aliu, kur e pa, u dëshpërua fort, saqë zemra i mori gaflet. Deshi t’i bënte hyxhym, por vajza hyri në mes dhe i tha qafirit që quhej Husham: O Husham, mos e prek këtë djalë të ri, se është jabanxhi, tregtar, hajnat gjithë mallin ia kanë vjedhur, nuk ka për të ngrënë as për të pirë. Më shërben mua. Në atë moment Hushami u largua, por e xhelozoi vajzën; imam Aliu bëri sabër dhe po e përcillte situatën. Vajza i tha: O jabanxhi, mos u dëshpëro, se ky është xheloz, nuk më lë të bisedoj me asnjë mashkull. Ima Aliu ia ktheu: O motër, mos u mërzit, se unë qafirëve nuk iu frikësohem. U ulën së bashku dhe bisedonin. Ima Aliu vëzhgonte dhe rrinte si jabanxhi i panjohur. Gjatë bisedës, Hushami tha: të kisha hasur në Aliun, do ta bëja copë e grimë, se ai e pushtoi kalanë. Imam Aliu bënte sabër.
Hushami, pas një kohe u zgjua, e zgjidhi Kamberin, por e lidhi më larg në një lis. Pasi e lidhi për lisi, filloi t’i binte me kamxhik. Kur i solli 80 herë, i tha: Do të të mbysja, por po të lë gjallë, se me siguri Aliu të kërkon dhe vjen këtu. Atij do t’ia bëj më zi. Atë do ta mbys së pari, atëherë ty, dhe për këtë të betohem në Latin-Uzan. Imam Aliut iu mbushën sytë me lot nga dhembja për Kamberin, por bënte durim. Hushami u kthye në shatorre. Me ndihmën e zotit, Kamberi i lirua vetë dhe shkoi e përqafoi imam Aliun dhe prapë u kthye tek lisi, ku vetë u lidh. Hushami, kur pa këtë rast, nga inati e rrahu dhe e futi në një gropë të thellë. Në këtë çast Imam Aliu nuk mundi të durojë më, u ngrit në këmbë dhe filloi të sillej rreth shatorres. Mendonte si t’ia mësynte Hushamit. Hushami, posa u kthye në shatorre, imam Aliu e pështyu në fytyrë dhe tha: Qafir, a s’po frikësohesh prej Allahut të bësh një gjë të tillë! Shumë mundim i solle këtij fakiri! Mos e prek më! Unë të them: Eja në iman dhe besoje Zotin, ose do të ta bëj unë më zi se ti që ia bëre atij. Hushamit nuk i shkonte mendja se ky ishte imam Aliu.
Mendonte se, meqë ishte bërë bashkë me vajzën, ia kishte marrë fuqinë asaj. Këta, i shkoi mendja, së bashku do të më sulmojnë mua, andaj priti e i tha vajzës: O Zylhimare, ti je bërë bashkë me këtë jabanxhi, dhe do të më sulmoni mua, por unë nuk dorëzohem.
Hushami në qafë e kishte të varur një medalje – shenjë idhulli. Në të bënte be. I bëri hyxhym imam Aliut, por prapë vajza hyri në mes dhe i tha “Mos, or Husham, se ky jabanxhiu është shumë njeri i mirë! Mos xhelozo, se ky nuk ka kurrfarë hileje të keqe me mua.
Nga turpi, që turpërohet prej meje, ende bukën time s’e ka ngrënë. Imam Aliu nuk e hante bukën e saj, sepse nuk ishte myslimane. Duronte i uritur dhe pandërprerë mendonte për Kamberin që ishte i futur në gropë dhe pasi nuk mundi të duronte më, tha: O Husham, për herë të dytë të lus, a po vjen në dinë e iman, përndryshe do të ta këpus kokën. Zylhimarja, kur e dëgjoi, se për të dytën herë po i fliste këto fjalë, u befasua dhe po mendohej. Kurse Hushami i tha: Hej, kush je ti që po më urdhëron kështu?! Imam Aliu r.a. tha: Unë jam vetë Aliu, Luani i Perëndisë, i dashuri i pejgamberit Mhamed, prijës lufte i ushtrisë islame. Hushami u befasua dhe tha: Qe njëzet vjet jam betuar në zotin tim se do të të bëj copë e grimë. Ti je ai që e pushtove Hajber-kalanë e kësaj Zylhimares ia mbyte nënën dhe mixhën...
Imam Aliu ia priti dhe tha: Unë tash po shkoj, kam punë diku, nesër do të kthehem ta jap besën e Perëndisë. Huashami tha: “Unë të pres!” Dhe imam Aliu u largua e shkoi ku kishte punët e veta.
Zylhimarja i thotë Hushamit: “Unë nuk e kam ditur që ky ishte Aliu. Hushami atë natë mbeti në shatorre, filloi të bisedoi me Zylhimaren dhe ta bindte që ta merrte për grua. Të nesërmen imam Aliu po kthehej, rrugës duke ardhur, hasi në një njeri të hipur në deve. Xhyben krahëve, dhe u bashkua me imam Aliun r.a. e po e pyet: Kush je ti? Imam Aliu i thotë: Unë jam një njeri nga Medina. Po ti kush je? Ky iu përgjigj: Unë quhem Alkam. Isha në Meke dhe Medine. Po kërkoj një trim të fortë që quhet Ali. Ai trim vetëm e pushtoi Hajber-kalanë e ai të më ndihmojë ta mbys një trim që quhet Husham. Ai shpesh shkon në një shatorre nga degët e hurmës, ku aty gjendet një vajzë e bukur, që quhet Zylhimare: Unë jam dashuruar marrëzisht dhe dua ta marrë për grua. Ajo është e bukur dhe ka shumë pasuri... Imam Aliu r.a. ia priti: Nëse e pranon fenë islame e bëhesh mysliman, unë do të të ndihmoj, do ta plotësoj këtë dëshirë tënden. Alkami tha: Unë nuk e pranoj fenë islame dhe nuk të besoj se ti je ai që mund të më ndihmosh ta mbys Hushamin, duhet të jesh i fortë sa njëzet burra të fortë. Vetëm të ishe Aliu, ai kish për ta mbytur. Imam Aliu i tha: A do ta provosh fuqinë time? Po, tha Alkami. E ngriti sëpatën për t’i rënë, e rrëzoi, dhe e shtiri për fundi, duke ia vënë dy gjunjët në gjoks, shpatën në fyt dhe duke i thënë: A po e sheh fuqinë time, nëse do ta dish, unë jam vetë Aliu! Alkami i tha: Aliu pos fuqisë së madhe ka edhe mrekulli (muxhize). Imam Aliu r.a. i tha: Lidhmë këmbë e duar! Alkami e lidhi këmbë e duar sa pati fuqi. Në atë çast zbret Xhibrili a.s. e zgjidh dhe imam Aliu ngrihet në këmbë. Atëherë Alkami e besoi dhe i ra në dy gjunjët, ia puthi dorën dhe i tha: Tani po besoj që je ti Aliu dhe tani e pranoj fenë. U bë mysliman.
Imam Aliu r.a. i tha: “Tani që e pranove fenë islame, u bëre mysliman, së bashku do të shkojmë në atë shatorre dhe kam për të bashkuar me Zylhimaren, kam për ta plotësuar atë dëshirë. Alkami u gëzua shumë dhe së bashku morën rrugën në atë drejtim të shatorres, ku edhe e priste Hushami për të luftuar. Kur ia mbërritën te shatorrja, imam Aliu i tha Hushamit: “O Husham, unë mbajta fjalën dhe u ktheva!” Dhe menjëherë shkoi ta lironte Kamberin që ishte i lidhur në gropë. Hushami ia priti: O Ali, mos e liro atë, nëse je trim, lufto vetë! Kamberi në atë moment tha: “O Ali, më lërë mua, se deri sa të jesh ti, unë nuk frikësohem dhe filloi të qajë. Pastaj vazhdoi: Ti je Luani i Perëndisë, shahi merdan, shirri jezdan, trimëria jote është mbi gjithë Alemin, ty ta dha Perëndia e askujt tjetër. Hushami pas këtyre fjalëve u hidhërua shumë dhe i bëri hyxhym imam Aliut. Imam Aliu r.a. ia kapi shpatën, ia gjuajti larg, e rrëzoi, i hipi përsipër me dy gjunjët në gjoks dhe ia vuri shpatën në fyt e tha: Husham, a e beson Zotin e gjithësisë? A e beson profetin Muhamed? Nga frika Hushami tha: Po! Iman Ali, më liro! Imam Aliu e liroi, por vajza, tinëzisht e mori shpatën që t’i sjellë imam Aliut, ai e pa dhe bërtiti me një zë të lartë e të tmerrshëm, saqë nga frika vajza e lëshoi shpatën në tokë. Hushami, që ishte i shtrirë në tokë, u ngrit në këmbë dhe deshi ta mësynte prapë imam Aliun!
Imam Aliu i tha: O Husham, eja në iman, se të erdhi fundi i jetës! Hushami kokëfortë prapë s’pranoi. Unë, tha, e kam zotin tim! Atëherë imam Aliu r.a. i solli ku e preu gjysmën dhe e bëri dy copash. Zylhimarja bërtiti: Ti ma mbyte nënën dhe mixhën në Haber-kala, tani ma mbyte dashnorin tim, Hushamin! Edhe çka do tani prej meje? Imam Aliu i tha: O Zylhimare, unë nuk dua asgjë prej teje, por po të lutem të vish në iman, të besosh një Zot të gjithësisë dhe të dërguarin e tij Muhamedin. Ajo tha: Unë kurrsesi nuk pranoj zot tjetër, e kam zotin tim! Atëherë imam Aliu i tha Alkamit: Merre e lidhe! Alkami e mori dhe e lidhi, kurse imam Aliu r.a. shkoi e zgjidhi dhe e nxori prej grope shokun e vet Kamberin. Kamberi u gëzua, e përqafoi imam Aliun, e falënderoi Allahun xh.sh dhe i çoi pejgamberit salavat. Zylhimarja zuri ta ofendonte me shumë fjalë imam Aliun r.a. saqë u detyrua ta rrihte me kamxhik. Atëherë imam Aliu i tha Kamberit: Merrja Hushamit shpatën dhe rrobat, dhe prapë i lutej Zylhimares që të vinte në iman. Zylhimarja filloi ta pyesë imam Aliun r.a.
O Ali, nga e more ti këtë fuqi? Imam Aliu iu përgjigj: Nga zoti i vërtetë që është zot i gjithësisë, dhe nga mësuesi im, profeti, që është i dërguari i tij! Zylhimarja pasi që mendoi pak, pranoi fenë, u bë myslimane. Atëherë i tha: Të takon të martohesh me Alkamin, a pranon? Ajo u përgjigj: Po. Atëherë imam Aliu ua vuri kurorën. Pastaj së bashku u kthyen në Hajber-kala, ku i prisnin të tjerët që e kishin pranuar islamin. Myslimanët që kishin pranuar fenë islame, u çuditën kur e panë Zylhimaren dhe Alkamin. Të gjithë i dolën imam Aliut r.a. përpara, iu puthën dorën, kurse imam Hasani e imam Hyseni, i kërcyen në krahë, e përqafuan të përmalluar, që s’e kishin parë 15 ditë. Tërë pasurinë që e mori prej Zlhimares, ua shpërndau të gjithëve që ishin në kala, e atëherë imam Aliu u ul në vendin ku ulej padishahu i mëparshëm dhe mbajti një ligjëratë, ku në fund ua uroi të gjithë të pranishmëve “fenë islame”, iu dëshiroi të jenë myslimanë të mirë dhe të ndershëm. Unë po marr dy djemtë e mi, Hasanin e Hysenin, e po jua lë Kamberin për një kohë udhëheqës tuajin, që të ju udhërrëfej në parimet islame, kurse unë duhet të kthehem në Medine, tek Pejgamberi a.s. Pas dite imam Aliu me Hasanin e Hyseni, u kthyen në Medine te hz. Muhamedi a.s.
Kur arritën në Medine, shkuan te profeti a.s. profeti u ngrit në këmbë, u përqafua me imam Aliun r.a. kurse Hasnai e Hyseni i kërcyen në qafë, e përqafuan gjyshin Muhamed me shumë mallë.
Të nesërmen e falën namazin e sabahut, e pastaj pejgamberi a.s. u ul në mihrab dhe u tha as’habëve: Tani po ju tregoj sesi Aliu luftoi kundër një populli që nuk besoi në Zot të vërtetë, besonin në zota të kotë, dhe ishin pabesimtarë e me ta kishte edhe xhinë-qafirë! Pastaj imam Aliu filloi të tregonte me rend të gjitha ngjarjet që i kishin ndodhur gjatë këtyre ditëve. Në fund këtë bisedë e përfundoi pejganmberi a.s. duke thënë: Kush e do Aliun, më do mua, kush më do mua, e do Allahun! Dhe vazhdoi: Kush s’e do Aliun, s’më do mua, kush s’më do mua, s’e do Allahun.
PAQJA DHE MËSHIRA E ALLAHUT QOFTË MBI ALIUN!


PUSHTIMI I BERBER-KALASË

Në kohën e Muhamedit a.s. Berener-kalaja gjendej në periferi të Bagdatit të sotëm.
Një ditë, hz. Muhamedi a.s. pasi e fali namazin e iqindisë, e vari mybareq-herkën, u ul në mihrab dhe filloi t’iu japë nasihat (mësime) as’habëve. Duke dhënë nasihat profeti, dikush troket në derë të xhamisë. Profeti i urdhëroi një as’habi: Çohu shiko kush po troket në derë! As’habi, kur e hapi derën, pa një djalë të ri, të bukur dhe të lodhur, me gojë nuk fliste, por me shenja tregonte, që donte të hynte brenda dhe të bisedonte me profetin. As’habi u kthye dhe i lajmëroi profetit. Profeti tha: Lere të hyjë!
Ky djalë i ri, kur hyri brenda, me isharet dha selam, dhe u ul tek dera, filloi të qajë, saqë lotët e tij rridhnin si krua!
Hz. Muhamedi a.s. zuri e po e shikonte dhe menjëherë e kuptoi dhe filloi edhe vetë të qajë. U tha as’habëve: “Ky djalë nuk flet, është memec, gjuhën e ka të shkurtuar.” Atëherë e thirri, e ofroi afër vetes e i tha: Hape gojën! Kur e hapi gojën, pa gjuhën që e kishte të shkurtuar. Hz. Muhamedi a.s. e ofroi gjuhën e vet me gjuhën e djalit, dhe me ndihmën e Allahutr xh.sh., pas lutjes që bëri, ky djalë filloi të flasë. Kur pa djali se po fliste si më parë, u gëzua shumë, e përqafoi profetin dhe përsëri iu dha selam të gjithëve me zë. As’habët në atë çast u gëzuan dhe ia kthyen selamin.
Muhamdi a.s. pastaj e pyeti: Çfarë është halli yt, o djalosh?
Djali filloi të tregojë rend me rend: Unë jam djali i padishahut të Berber-kalasë. Quhem KISHMIR. Babai im quhet ZYMYR.
Familja ime, në përgjithësi, i besojnë Latit-Uzas5 dhe zjarrit.
Tërë ushtria nuk e besojnë zotin e gjithësisë, ndaj edhe janë kundërshtarët tuaj: Ata ditë e natë flasin keq e më keq për ju. Babai im është shumë i shtirë dhje kokëfortë i madh si të ishte fis me shejtanë, nënën e vet e ka të gjallë, e cila është magjistare e madhe dhe me magjitë që bën ajo, e mbron tërë ushtrinë. Djali ende po fliste duke qarë dhe me frikë thotë: E kanë një prift, quhet Tabaun, i cili iu jep nasihat nga libri i shenjtë Inxhili, të cilin e di përmendësh. Ka ndodhur që gjatë leximit, të hasë që shkruante për ardhjen tënde (dhe familjen tuaj) me emrin Ahmed. Thotë: Ata janë kundërshtarët tanë, kurse për Aliun thotë: “Ai do të na pushtojë!” Unë besoj në Perëndi, që është Zoti i gjithësisë, dhe ty të besoj që je i dërguari i tij, por unë nuk guxoja bile as gojën ta hapi; kështu që, pasi që shoqëria më morën vesh, dhe i treguan babait tim, ai më ftoi dhe më rrahu sa deshi, pastaj gjuhën ma shkurtoi dhe më përjashtoi nga qyteti. Prandaj, unë vendosa që të vij tek ju.
Unë e pranoj fenë islame, dhe dua të mbes këtu. Ndaj, të lutem o Muhamed, unë që kam udhëtuar 80 ditë e net, që të arrij tek ju, të kesh mëshirë dhe të pranosh të bëhem mysliman. Do t’u bëhem shërbëtor.
Muhamedi a.s. e pranoi me tërë dëshirën e vet dhe të as’habëve, pastaj ia ndërroi emrin – ia vuri BESHIT; dhe me texhbir e bëri mysliman.
Pas disa ditësh, zbret Xhibri a.s. dhe thotë: “O i dërguari i Perëndisë, ke selam nga perëndia të ftosh gjithë ushtarët myslimanë të shkojnë në Berber-kala për ta ftuar atë popull në besimin islam, po qe se nuk pranojnë, atëherë ta pushtoni atë kala”.

______________________
5. Lati Uzas – gur i gdhendur

Pejgamberi i ftoi gjithë ushtrinë, ku ua mbajti një fjalim, ua tregoi urdhrin e Perëndisë dhe i pyeti: A jeni razi? Të gjithë njëzëri thanë: Po, o Resul-allah! Atëherë cili po prin në këtë luftë? U lajmërua një as’hab i quajtur Halid ibën Melid. “Atëherë Halid, në emër të Zotit, merre ushtrinë dhe nisu” - tha profeti; “ju dëshiroj rrugë të mbarë dhe fitore!” Halid Ibën Melidi mori ushtrinë prej 30.000 vetash dhe u nis.
Profei së bashku me as’habët – Aliun, Ebu Bekrin, Osmanin, Omerin r.a. i përcollën deri në fund të qyteti, ku edhe njëherë iu dëshiruan rrugë të mbarë.
Ushtria myslimane kur ia mbërritën, u ulën, pushuan, pastaj kur u ngritën, filluan të bëjnë texhbir, dhe t’iu binë veglave muzikore të luftës. Padishahu kur dëgjoi këtë zhurmë, menjëherë e tuboi ushtrinë dhe tha: Janë ushtarët myslimanë, nga Meka e Medina, do të na pushtojnë! Do të na i mbysin gratë edhe fëmijët, kurse ne do të na zënë robër, do të na e marrin pasurinë! Myslmanët u ulën të pushojnë. Padishahu zuri të mërzitej shumë, ku në atë çast i afrohet nëna e vet e i thotë: Mos u mërzit, o biri im, se nëse e përgatis një enë me ujë, dhe e përziej me dorë të djathtë e i stërpiku, atyre do t’iu humbë forca, kurse qielli do të merr një vranësi, e pastaj do të bjerë një shi, saqë nuk do të dinë kah t’ia mbajnë... E kur ujin e përziej me dorë të majtë, tri hise më shumë do të bjerë shi; e nëse më hidhërojnë edhe më, tërë sipërfaqen e tokës do t’ua ndezi flakë, dhe do ta krijojë një përbindësh që përpin çdo gjë! Padishahu, kur dëgjoi këto fjalë, u qetësua.
Haliç Ibën Meliti urdhëroi një ushtar që quhej Je-mama, i tha: Shko të bisedosh me ta. Je-mama shkoi, u ofrua tek roja e tha: Dua të bisedoj me Padishahun! Roja e kalasë shkoi e pyeti: Do të bisedojë një jabanxhi me ju! Padishahu tha: Le të vijë! Je-mama kur hyri në zyrën e tij, sipas zakonit të vet i dha selam. Padishahu kur e dëgjoi selamin, uli kokën, pastaj e pyeti: Çfarë halli ke? Je-mama tha: Quhem Je-mama, jam nga Medina, më dërgoi prijësi ynë i ushtrisë islame, Halid Ibën Meliti, e ne kemi urdhër nga Muhamedi, i dërguari i Zoti të gjithësisë që ta pranoni fenë islame - të bëheni myslimanë! Padishahu u përgjigj: Ne nuk pranojmë zot tjetër e as profetin tuaj. Ju mund të ktheheni prapë, përndryshe do t’u kundërvihemi me luftë!
Je-mama kthehet dhe ua tregon fjalët e padishahut.
Të nesërmen myslimanët falin namazin e mëngjesit, ndahen në dy grupe, duke u sjellë rreth kalasë dhe duke pritur urdhrin e komandues Halidit. Vëzhguesit e kalasë panë se kalaja është rrethuar, menjëherë lajmëruan padishahun. Padishahu dërgoi njërin që t’i pyesë për dyluftim. Nga myslimanët u lajmërua Abdullah Ibën Jemeni, me shpatë në dorë dhe me texhbir, si vetëtimë, doli në mejdan, kurse nga armiku u lajmërua i ashtuquajturi Mesharah. Ky kur doli në mejdan, në qafë kishte të varur një medalje të besimit të tyre (lati-uzasë). Abdullah Ibën Jemeni përball armikut çoi salavat mbi profetin, dhe me të parën herë i solli dhe e bëri copë-copë; në atë çast nga armiqtë doli një tjetër, po ashtu edhe këtij ia këputi kokën; pastaj, padishahu u hidhërua, urdhëroi një më të fortë, kurse nga myslimanët lajmërohet Amir Miadi dhe me shpatë në dorë del në mejdan. Duke kënduar texhbirin dhe duke dhënë selavatë mbi pejgamberin. Me të parën herë armikut ia këputi kokën dhe e bëri copë e grimë. Padishahu ra mazunë, e largoi ushtrinë dhe po mendohet. Në atë çast, nëna e tij, që ishte magjistare, tha: O biri im, mos u mërzit, se unë do ta filloj magjinë time!
Myslimanët, të nesërmen, falën namazin e mëngjesit. Pas një kohe, ç’të shohësh: Nga magjia e magjistares u bë një vranësirë e madhe dhe filloi të bjerë shi aq shumë, saqë toka nuk e mbante. Myslimanët ranë mazunë, kurse kuajt, nga magjia, zunë të hingëllojnë. Në atë moment, armiku filloi t’i sulmojë. Myslimanët panë që s’mund të luftoni, ikën në çdo anë, me ç’rast, ranë dëshmorë 600 myslimanë. Nëna iu afrua padishahut e i tha: O biri im, po mos ta bëja këtë magji, ata do ta pushtonin kalanë.
Amir Miadin e zunë rob, e të tjerët myslimanë u kthyen prapë në Medine.
Pejgamberi, pasi dëgjoi se çfarë u ndodhi, dhe që Amir Miadin e zunë rob, ra shumë mazunë dhe zuri të qajë, e tha: Më humbën 600 myslimanë!...
Në atë çast zbret Xhibriliu a.s e i thotë: “O i dërguari i Perëndisë! Perëndia të urdhëroi të mbyllesh brenda në halvet (i vetmuar) shtatë ditë e shtatë net”. Pastaj profeti i urdhëroi që Meka dhe Medina të mbajnë zi për 600 vetë që mbetën dëshmorë, kurse ai u mbyll në dhomë, dhe vuri taxhin me ngjyrë të gjelbër.
Në të shtatën ditë, zbret sërish Xhibrili a.s. e i thotë: O i dashuri i Perëndisë, ki selam: Në këtë luftë duhet të prijë Aliu dhe duhet të jetë fitorja e tij. Ai është i përcaktuar nga ana e Perëndisë. Duhet ta pushtojë Berber-kalanë, të hakmerret për 600 shehidët dhe ta shpëtojë Amir Miadin që është zënë rob!”
Atëherp profeti, e ftoi Aliun, ia tregoi urdhrin që kishte marrë nga Xhibrili. Aliu, i buzëqeshur, tha: O i dërguari i Perëndisë, unë kurrë nuk e kam refuzuar urdhrin e Perëndisë, as urdhrin tënd, dhe për çdo rast unë jam i gatshëm që shpirtin tim ta flijoj, të bëhem kurban! Profeti tha: Ki kujdes, sepse ajo magjistarja është shumë e rrezikshme, ajo punon dhe është e shoqëruar me exhina! Dhe vazhdoi: Merre ushtrinë dhe shko në emër të Perëndisë, se do të jetë fitorja jote.
Aliu u përgjigj: Mua nuk më bën nevojë ushtria, pos dhjetë vetë me nga një deve të ngarkuar me ushqim, dhe të mbuluar me çarçafë, kinse janë tregtarë dhe kinse po shkojmë për të bërë tregti.
Pejgamberi u gëzua, dhe tha: Ti di kë ta zgjedhësh, nesër nisu! Aliu të nesërmen zgjodhi dhjetë vetë, ku në mes tyre mori edhe djalin e padishahut, Beshirin, sepse ky më mirë e dinte gjendjen e asaj kalaje. Kur u nisën, iu vunë pas edhe pesë vetë vullnetarë që ishin: Të bijtë, Hasani e Hyseni, Kamberi, shoku më i ngushtë i Aliut dhe dy vullnetarë të tjerë, kështu që u bënë 15 vetë. Vazhduan rrugën, ku pejgamberi me as’habë i përcolli deri në fund të Medinës, u ndal, e përqafoi Aliun, kurse Hasnin dhe Hysenin i përkëdheli dhe tha: Për Hasanin dhe Hysenin ki kujdes të veçantë, sepse këta janë dy dritat e syve të mi! Kurse të tjerëve iu tha: Mëshira e Allahut qoftë mbi ju! Dhe me lot për faqe e me selam u nda.
Rruga ishte shumë e gjatë. Ata filluan e po bisedonin në mes veti sesi do të mbërrinin atje sa më shpejt, meqë rruga ishte shumë e gjatë. Po të ishte e mundshme që për një ditë të mbërrinim atje, do të ishte sukses i madh... Në atë çast hz. Imam Aliu i dëgjoi këto fjalë dhe u kthye e iu tha: “Nëse doni të mbërrijmë për një ditë, atëherë ju të gjithë mbyllni sytë dhe nuk guxoni t’i hapni, derisa unë nuk ju jap leje”. Në atë çast të gjithë i mbyllën shytë. Me ndihmën e Perëndisë, për një ditë, ia mbërritën në një rrafsh afër kalasë. Atëherë Aliu tha: Tani hapni sytë! I hapën sytë, dhe të çuditur shumë, u ulën të pushojnë.
Thuhet se imam Aliun e barti Xhibrili a.s. Imam Hasanin Mikaili a.s. Imam Hysenin Israfili a.s., kurse të tjerët i bartën engjëjt tjerë.
Amir Miadi, që ishte i zënë rob, gjithnjë lutej që sa më parë të vinte Aliu e ta shpëtonte. Në këtë vend ku ishin të ulur, afër ishte lumi që quhej Furrat, e ky ndodhej në njërën anë të Bagdadit.
Hz. Imam Aliu iu tha: O vallezër, duhet ta përgatisim një flamur, sepse pa flamur nuk bën kurrsesi të luftojmë. Atëherë e mori një çarçaf, që ishte e mbuluar arka mbi deve. Në atë çarçaf shkroi së pari: “Allahu Egber” dhe nën të: La ilahe ilallahah Muhamed resulallah”.
Në atë çast, një vëzhgues i kalasë i pa e tha: Po vjen një karvan tregtar. Imam Aliu, po e sheh një shpellë të madhe mbi një kodër mbas kalasë, pyeti djalin e padishahut, Beshirin: A di të më tregosh për atë shpellë dhe çfarë ka në të? Beshiri u përgjigj: Po, o Ali, ajo shpellë është një histori e lashtë. Thuhet se, në kohën e hz. Sylejmanit filluan ta sulmonin. Atëherë, hz. Sylejmani, i mallkoi, ku i shndërroi në gjarpërinj dhe akrepa dhe një numër i madh populli nuk i besonin hz. Sylejmanit, saqë edhe i futi në atë shpellë, tani janë shumë të helmuar. Pas një kohe ata u penduan, zunë ta lusin ditë e natë Perëndinë, kështu që Perëndia, gjysmën e poshtme të trupit ua la prapë gjarpërinj dhe akrepa, kurse gjysmën e epërme të trupit ua ktheu në dukje të njeriut, por edhe më tej ushqehen në mal dhe jetojnë në atë shpellë. Imam Aliu kur dëgjoi këto fjalë, tha: Nuk më intereson fare për ta, pasi ata nuk e besuan vëllain tim, Sylejmanin!
Morën rrugën, por rruga binte përreth asaj shpelle.
Kur iu ofruan afër shpellës, devetë zuri t’i lëshojë fuqia, t’i lëshojnë këmbët. Ashtu edhe Dyldylit të imam Aliut iu këputën gjunjët, s’mund të ecte. Në atë çast, hz. imam Aliu u ndal e po mendonte. Pastaj iu tha shokëve: Do të kemi problem m këta që gjenden në shpellë dhe vazhdoi: Sigurisht ata që ndodhen në atë shpellë, duhet të kenë një prijës të tyre. Atëherë imam Aliu u tha djemve të vet, Hasanit dhe Hysenit, që edhe pse ishin të rinj, kishin trup të zhvilluar dhe nuk trembeshin fare: “Shkoni dhe kërkoni prijësin e tyre dhe i thoni kështu: Ne jemi Hasani e hyseni, bijtë e Aliut, nipat e të dërguarit të Zotit, Muhamedit a.s.! Prandaj erdhëm të bisedojmë me ju – a e pranoni fenë islame dhe të dërguarin e Perëndisë. Atëherë kthehuni dhe ma sillni përgjigjen!
Hasani e hyseni, shkuan dhe u ofruan tek shpella. Në atë çast dolën disa gjarpërinj dhe akrepa, pyetën: “Kush jeni ju?” “Ne jemi Hasani dhe Hyseni”. “A keni ju udhëheqës?- duam të bisedojmë me të?” Ata u përgjigjën: “Po, kemi”. “A bën ta ftoni?” “Po, u përgjigjën!”
Shkuan e lajmëruan dhe erdhi. Ç’të shohësh! Një luan i madh, i vjetër, në dukje të njeriut. Hasani e Hyseni i dhanë selam, Luani ua ktheu selamin dhe i pyeti: Kush jeni ju dhe çfarë doni prej nesh? Ne jemi Hasani dhe Hyseni, djemtë e Aliut, nipat e profetit Muhamed nga Medina. Kemi ardhur që të ju ftojmë - a pranoni të bëheni myslimanë, ta besoni Zotin e gjithësisë dhe të dërguarin e tij, Muhamedin? Luani u përgjigj: Nuk kemi pasur ditë më të lumtur se sot, që po i dëgjoj këto fjalë! Ejani se me gjithë dëshirë ju pranojmë. Hasani e Hyseni u kthyen tek i ati dhe i treguan. Imam Aliu i mori shokët dhe erdhën tek shpella. Dha selam, Luani ia ktheu selamin dhe hynë brenda, u ulën e po bisedojnë. U tubuan gjithë gjarpërinjtë dhe akrepat. Luani zuri po u tregon sesi iu kishte ndodhur: Ne kemi qenë njerëz (insanë)! Në kohën e Suljemanit, nuk e kemi besuar për profet; ai na mallkoi dhe na bëri gjarpërinj dhe akrepa, na futi në këtë shpellë dhe na tha: Deri kur të vijë profeti Muhamed në këtë botë nga Medina dhe një trim i Allahut, që do të quhet Ali, ju do të qëndroni në këtë gjendje dhe vetëm ai do të ju shpëtojë. Pra, ne qe sa vite presim këtë myradë, shumë me gëzim ju pranojmë. Atëherë imam Aliu i pyet: A po vini në besim? Ata të gjithë njëzëri thanë: Po, o Ali! Atëherë Aliu me texhbir dhe shehadet i bëri myslimanë, ku të gjithë së bashkui i çuan salavat profetit.
Në mes të shpellës gjendej një bunar me ujë, por i helmuar. Hyseni i etur, u afrua dhe piu pak ujë, ku në atë çast Xhibrili a.s. ia ëmbëlsoi ujin dhe e shpëtoi Hysenin. Imam Aliu i urdhëroi shokët e vet që mos të pinë në të ujë pa iu dhënë leje! Atëherë imam Aliu shkoi tek ai bunar, bëri një lutje tek Perëndia, e bëri ujin të pijshëm dhe pastaj iu tha shokëve: Tani mund ta pini! Këtu do të rrimë një kohë.
Një gjarpër tradhtar, tinëzisht shkoi dhe lajmëroi Padishahun. Padishahu u çudit e tha: Kush mund të jetë ky trim të hyjë brenda në këtë shpellë, që s’ka mundur askush qe sa vite as të afrohet aty pari. Ata gjarpërinj dhe akrepa janë aq helmues e të rrezikshëm! Dhe uji që gjendet brenda është i helmuar. Në atë çast, njeriu i quajtur Abdyl Kerim, që ishte nga Medina, më herët i zënë rob, i gëzuar në vete, tha: Sigurisht është Aliu (Luani i Perëndisë). Ai do të na shpëtojë, por heshti, nuk foli gjë. Padishahut i hyri frika e madhe, saqë menjëherë urdhëroi ushtrinë që të ndiznin një zjarr të madh, sepse ata, sipas besimit të tyre, i luteshin zjarrit dhe e dinin për zot të tyre.
Abdyl Kerimi i tha padishahut: Më jep leje të shkoj unë atje, sepse unë iu bëj ballë atyre. Padishahu i tha Abdyl Kerimit: Shko, sepse ti i njeh ata të Medinës, merru vesh se çfarë kërkojnë ata në këto troje, dhe ua merr mallin që kanë, po qe se nuk mund të merresh vesh, ne vijmë dhe i zëmë robër. Abdyl Kerimi i hypi kalit dhe vrap shkoi, kurse këta iu afruan zjarrit dhe po luten sa po munden. Abdyl Kerimi ia mbërrini dhe hyri në shpellë, menjëherë e njohu Aliun dhe e përqafoi, kurse Hasanin dhe Hysenin i përkëdheli dhe iu tha: Qenkeni rritur dhe qenkeni bërë burra! Atëherë imam Aliu e pyeti: Ç’është halli yt? Abdyl Kerimi tha: “Mua më kanë zënë rob qe njëzet vjet. Një gjarpër i kësaj shpelle, i cili nuk të njeh, erdhi dhe i tregoi Padishahut, që ju erdhët në këtë shpellë. Tha janë tregtarë: Unë menjëherë e kam ditur se jeni ju, Ali, dhe vazhdoi: Unë fjalët e profetit dhe fjalët tua ende i mbaj në mend, jam mysliman në zemër, por nuk guxoj ta shpall këtë”.
Hz, imam Aliu e pyeti: Më trego sesi është gjendja e kalasë dhe e padishahut! Unë kam ardhur me emër të Zotit dhe të profetit që atë popull ta kthej në dinë e iman, po qe se nuk pranojnë, do të luftojmë kundër tyre! Abdyl Kerimi e tregoi tërë gjendjen e kalasë dhe të padishahut, pastaj tha: O Ali, tani kur të kthehem, çfarë t’iu them? Aliu tha: Thuaj janë dhjetë vetë nga Medina, tregtarë të cilët kanë sjellë ar dhe xhevahire dhe janë shumë të urtë, të ndershëm. Abdyl Kerimi u kthye dhe po ia tregon fjalët padishahut. Padishahu i tha: Shko vrap, m’i sjell të gjithë le të vijnë! Abdyl Kerimi shkoi dhe e lajmëroi imam Aliun që të vinte.
Ai mori dhjetë vetë, kurse në shpellë i la pesë të tjerë, ku ishte edhe Beshiri, djali i Padishahut, që mos ta dinte babai i tij. U nisën dhe hynë në kala. Aliu, kur u ofrua, nuk dha selam, por e uli kokën sipas zakonit të tyre që të mos e kuptonte padishahu. Padishahu në atë çast i bërtiti Aliut e i tha: O ti tyxhar i Medinës, pse nuk dhe selam? Ju jeni mysliman, i besoni Zotit tuaj dhe Muhamedit që është profet i tij dhe sipas zakonit tuaj duhet të jepni selam. Ti pse nuk dhe selam? Imam Aliu u përgjigj: Unë iu jap selam vetëm atyre që janë myslimanë dhe atyre që besojnë vetëm një Zot, që është krijuesi i gjithësisë, dhe që e besojnë të dërguarin e tij, Muhamedin.
Padishahu iu përgjigj me një zë të ashpër: Lëri ato besime tuajat, por merre karrigen dhe ulu. Aliu ia priti: Jo, më mirë po ulem në tokë, sesa në karrigen e pabesimtarëve! Dhe u ul në tokë, në prani të sexhdes, dhe vazhdoi, tha: Unë ulem, rri në tokë, dhe vë kokën në të, dhe lutem, sepse toka është sexhdja ime, dhe e tërë njerëzisë.
Padishahut fare nuk i shkonte mendja që është imam Aliu.
Imam Aliu, siç ishte i ulur në gjunjë, filloi kalaja dhe drunjtë të luhateshin e të bënin ziqër. Padishahu nuk e merrte parasysh këtë punë, sepse ishte i habitur duke shikuar bukurinë e Hasanit e të Hysenit. Dhe tha: O ti tregtar, a po m’i shet këta dy djem të rinj? Aliu iu përgjigj: Jo, nuk i shes! Padishahu tha: Shitma bile njërin, po të paguaj sa të kërkosh! Aliu tha: Nuk mund t’i shes asnjërin, edhe po ma dhe tërë botën! Pastaj, padishahu mendonte në vete, si t’ia bënte ta mashtronte Aliun e ta blente bile njërin. Urdhëroi ushtrinë që ta përgatisnin një ushqim të llojllojshëm në pjata nga ari dhe argjendi, po ashtu edhe lugët të ishin nga ari, gjëja se po u bënte nder. Mendimi i tij ishte se mos po lakmonin në ushqim dhe pasuri. E shtruan ushqimin dhe i ftoi të ofroheshin. U ofruan, pastaj padishau po i thotë Aliut: O tyxhar, a po e sheh këtë ushqim? Nëse ma shet njërin djalë, gjithnjë kështu do të ushqehet, dhe pas vdekjes sime do ta vendosi në fronin tim.
Aliu iu përgjigj: Për post ende janë të rinj, kurse për ushqim, këta ushqehen thjesht; pastaj Aliu iu fryu gjellëve, i bëri të pastra nga harami! Pasi hëngrën dhe ngritën sofrën, prapë padishahu, po e lut Aliun: Bile njërin shitma! Aliu i tha: Pasi je bërë kaq merak, ne myslimanët nuk e kemi zakon të shesim fëmijë, siç e keni ju, por po ta fal! Por me një kusht: Zgjidhe njërin trim tuajin më të fortë, dhe le të dalin në mejdan (dyluftim)! Nëse e mund, unë ta fal. E, nëse nuk e mund, atëherë më takon mua ta marr. Atëherë padishahu e zgjodhi një trim më të fortin, e urdhëroi: Përgatitu dhe dil në mejdan të luftosh me njërin djalë, dhe nëse e mund, do ta marrim falas atë bukurosh!
Imam Aliu përgatiti Hasanin, ia dha shpatën dhe Dyldylin. Hasani i hipi Dyldylit dhe me shpatë në dorë doli në mejdan ku edhe u soll shtatë herë e paraqiti shumë lojëra saqë padishahu u çudit, kurse armiku i mejdanit nga frika tha: Prit pak ta marr mburojën se unë i di njëzet e katër lloj lojërash lufte. Hasani i tha: Qafir, unë i di 424 lloje luftërash, bile një lojë e kam mësuar së shpejti, që 15 vetë të më gjuajnë me shigjeta e asnjëri të mos mund të më godasë. Qafiri tha: Djalosh, a po më sheh se jam burrë i madh e i fortë, kurse ti je i ri, si do të bësh ballët të luftosh me mua. Dhe vazhdoi: Unë e di se jam trim dhe nxënës i padishahut, kurse ti je nxënës i tregtarit. Pastaj, padishau i dha urdhër muzikës së luftës, filloi muzika me borizanë e trumbeta. Në atë çast imam Aliu ua lëshoi sytë muzikantëve, ata nga pamja e shtirë e syve të Aliut, u shtangën, iu hyri frika mu në zemër, saqë iu ranë për toke borizanët dhe trumbetat, që i mbanin në dorë!
Veziri po u thotë disa shokëve të vet, që ishin të zënë robër: “Vështirë e ka ky qafir me Hasanin ta qesë në krye, nuk po e di se kush janë, por prej Aliut, çfarë të lind, brez pas brezi, deri në kiamet, do të lindin trima dhe evlija. Hasani po e pyet, siç e kishte zakon i ati i tij, me këto fjalë: O qafir, a po vjen në dinë e iman? Qafiri u hidhërua e i bëri turr, ku edhe e lidhi Hasanin duar e këmbë për kali.
Padishahu kur pa, u gëzua shumë dhe tha: Mos e mbyt, se do ta ruajmë në pallat si bukurosh. Hasani filloi të qeshet dhe tha: Unë provova mendimin tuaj, se çfarë qëllimi keni për mua. Dhe në atë moment, me ndihmën e Perëndisë, menjëherë u zgjidh, dhe tha: O qafir, mua askush në sipërfaqe të tokës s’mund të më lidhë! Por, eja të luftosh. Kur panë këtë mrekulli, u habitën dhe thanë: Ky është magjistar! Qafiri prapë i bëri turr, po Hasani i solli dhe ia bëri mburojën katër copash, ku edhe fytyra iu përgjak. Pastaj, Hasani i tha: Tani ruaje shpirtin nëse do të jetosh. Prandaj, po të lus që ta pranosh islamin, përndryshe do ta këpus kokën! Qafiri edhe më shumë u zemërua dhe tha: Prit ta marr një mburojë tjetër. Shkoi dhe mori një tjetër më të fortë, katër fish më e trashë.
Tani jam gati, urdhëro! Hasani e zgjati dorën, i solli dhe, edhe këtë mburojë, ia bëri tetë copash. Këtë herë Hasani i bërtiti me këto fjalë: Qafir, nëse do ta dish, nëse nuk more vesh, dije se unë jam Hasani dhe ai tjetri, vëllai im, Hyseni. Ne të dy jemi djemtë e hz. Ali Myrtezaut dhe të zonjës Fatime Tezyrasë, nipat e Muhamed Mustafasë. Dije që tani do ta këpus kokën dhe dije që shpirti yt do të shkoj në xhehenem! Atëherë Hasani i solli me shpatë, në mes të kokës, mu në mes të dy vetullave, e ndau përgjysmë. Padishahu, kur e pa, u çudit, dhe bërtiti: Hej ti, tyxhar, nuk bëre mirë, ma mbyte trimin më të madh që kisha. Kështu nuk i patëm fjalët.
Aliu ia priti: Po, por edhe ai deshi ta mbysë, por nuk mundi; pra, padishah, nëse e ke ndonjë trim tjetër, le të dalë në mejdan, e unë e qes këtë të dytin, quhet Hysen, dhe po ta fal! Padishahu pranoi dhe shkoi ta zgjedhë një trim tjetër. Imam Aliu, vetë e përgatiti imam Hysenin dhe i dha leje për mejdan. Hyseni, kur doli në mejdan, me buzëqeshje filloi t’i tregojë 120 lloje lojërash lufte, aq shpejt, saqë padishahu s’mund ta shihte mirë me sy, sepse ky hynte ndër bark të atit, dilte prapa dhe para, i rrinte në këmbë, i shtrirë mbi atë etj. Padishahu me tërë ushtrinë duartrokitën dhe tha: Shitma këtë djalë, o tyxhar, se paska lojëra të mrekullueshme, që kurrë s’kam parë këso lojëra lufte! Aliu iu përgjigj: O padishah, ka edhe shumë lojëra të tjera, por ka edhe shumë marifete, saqë s’ta merr mendja. Por çfarë marifete ka? Kur ka nevojë, i zgjaten duart deri më 40 arshinë, kur ka nevojë bëhet i gjatë 40 arshinë, dhe nëse do të zvogëlohet, bëhet një arshinë. Nëse rruga është e gjatë 40 ditë, ky mund të arrijë për një ditë. Mund ta ngritë një gur të rëndë sa 40 vetë-burra, prandaj si bën ta shes këtë djalë? Padishahu i thotë: Po kush ia mësoi këto marifete? Imam Aliu iu përgjigj: Unë jam babai dhe mësuesi i tyre. Padishahu prapë po e pyet: A janë edhe të tjerët të mësuar kështu, dhe a po ma shet njërin nga shokët tu? Po, u përgjigj Aliu; po ta shes njërin, quhet Amir! Ky në atë moment nuk ishte aty, sepse e vëzhgonte magjistaren që filloi të përgatiste magji, kurse Amiri e përcillte atë dhe erdhi vrap dhe e lajmëroi Aliun! Pastaj Aliu vazhdoi e tha: Ja, ky është. Ç’të shohësh: Një qose (pa mjekër) i thatë! Këtë ta shes, por së pari po ta tregoj marifetin e tij, nuk dua të të mashtroj. Ky i ka dy marifete: E para – ikën prej lufte, dhe e dyta – nuk është mjaft serioz dhe bën shaka. Padishahu mendonte se sidoqoftë, do të ketë tjera marifete të mira, u bë razi dhe e mori, ku edhe ia ngjiti për gjoksi për ta bashkuar me ushtrinë e vet. Mirëpo, ky çfarë bëri: Në atë çast ia hoqi taxhin prej koke padishahut, e vuri në kokën e vet, dhe i hipi kalit e iku. Pasi u lëshuan disa ushtarë për ta zënë, ky i shpejtë, kurrsesi nuk mund ta zinin. Padishahu, pa taxh në kokë, u bë horë dhe bërtiste: Zëreni, dhe lidheni! Atëherë u kthye nga Aliu dhe po i thotë: O tyxhar, ç’më ndodhi mua kështu? Aliu i tha: Të tregova në fillim! Padishahu tha: Unë qe shtatë vjet e mbaj atë taxh në kokë, askush s’ma ka prekur bile me dorë, është shumë me vlerë; është plot me gurë të çmuar, jakudë, xhevahire, flori, ar, kurse ai ma mori prej koke... Prandaj, po ta marr atë pasuri që ke dhe ty po të bëj rob timin... Aliu ia priti e tha: Unë ty po të pres, dhe jam i gatshëm, por nuk po dua të bëhem armik me ty. Në atë moment, nëna e padishahut, magjistarja, nga magjia që përgatiti, bëri një frymë të madhe (si dredhë) dhe me plot ushtarë prapa iu afrua Aliut. Kur iu afrua Aliut kjo magjistare, u shndërrua në burrë shumë të madh dhe e hipur në kalë, në dorë mbante një litar që e shndërronte në gjarpër. Shokët kur e pyetën Aliun, tha: Kjo është ajo magjistarja! U afrua tek Aliu, e njohu dhe bërtiti me një zë të lartë e të tmerrshëm: Ky është Aliu, do të ju shfarosë të gjithëve! Menjëherë atë litar e shndërroi në përbindësh të madh. Ky përbindësh iu afrua imam Aliut me gojë të hapur që ta përpinte për së gjalli! Në atë moment, imam Aliu lexoi “Ismin Azam” dhe i çoi salavat pejgamberit. Përbindëshin e shndërroi prapë në litar. Magjistarja i tha: Ti, Ali, je më magjistar se unë. Aliu iu përgjigj: Jo, unë nuk jam magjistar, por është kjo fuqia e Perëndisë. Pastaj u shndërrua në një mal të madh, që ta mbyste Aliun, por në atë moment Aliut, i vjen një zë i lartë prej qiellit: “O Ali, lësho Zylfiqarin në tokë afër teje!” Posa e lëshoi Zylfiqarin në tokë, fuqia e Perëndisë nga zylfiqari krijoi një zjarr të madh që e dogji tërë atë mal! Magjistarja u largua, por u shndërrua në femër si më parë, dhe u largua, mori një enë të mbushur me ujë, filloi ta përgatisë magjinë, ku atë ujë e derdhi nga qielli, e lëshoi aq shi saqë sikur deti u bë ai vend. Zylfiqari, me zjarrin e vet, pa u prekur fare, shkoi drejt e te ajo magjistare ku atë e dogji me gjithë elementet e magjisë së saj. padishahu i tha Aliut: Ti ma mbyte edhe nënën! I hipi kalit dhe doli në mejdan e po sillej. Amiri, kur e pa, filloi ta ndjek, ku tinëz ia këputi veshin dhe iku. Padishahu i çmendur bërtet: Zëreni dhe bëjeni copë e grimë. Ushtria po e ndiqnin, po kurrsesi nuk mund ta zinin, meqë ky me shkathtësinë e vet po përdorte shumë lojëra e rrotullime, dhe kurrsesi nuk po iu binte në dorë!
Padishah Zymeri u kthye e po i thotë Imam Aliut: Tani është radha të luftoj me ty! E mori një grup ushtarësh dhe ia mësyu Aliut. Imam Aliu atë grup ushtarësh e mbyti menjëherë; atëherë padishahu iu lut Aliut: A bën një moment që ta lus zotin tim? Bën, iu përgjigj Aliu. U afrua tek idhujt nga guri e disa nga druri i gdhendur dhe filloi të lutej me këto fjalë: “O Zoti ynë, ne qe 400 vjet me radhë ty të lutemi dhe të besojmë, më ndihmo, se si sot, kurrë s’më ka rënë këso belaje mbi kokë, e kurrë nuk jam ngushtuar si sot! Pra, më ndihmo, dhe pastaj ia puthi këmbë e duar dhe u kthye kah imam Aliu e i tha: Pse ti nuk po i lutesh o tyxhar? Aliu iu përgjigj: Unë nuk iu lutem atyre besimeve të kota, por vetëm Allahut, Zotit të gjithësisë. Prandaj, po të pyes, i tha padishahu: A ma tregon të drejtën – kush je ti? S’është e mundur të jesh tregtar! Aliu u përgjigj: Ju thashë se ju iu besoni atyre që vetë i keni punuar dhe atyre iu luteni, kurse unë i besoj atij, Zotit, krijuesit të gjithësisë që të krijoi edhe ty, edhe mua. Prandaj, nëse nuk e di – dije, unë jam: ALI MYRTEZAU, shahi merdan, shirri jezdan, i dashuri i Muhamed Mustafasë, Luani i Perëndisë! Prandaj unë kam ardhur në emër të Perëndisë dhe të profetit Muhamed që t’ju thërras të vini në besim tek Zoti i vërtetë dhe ta besoni të dërguarin e tij, Muhamedin a.s. E nëse nuk pranoni, së pari do të ju hakmerrem për 600 shehidët e rënë nga magjia e nënës tënde, pastaj do ta lirojë Amir Miadin, që e keni zënë rob. Pra, shih, unë i kam 3 kushte: I pari – nëse ikën, unë të zë; i dyti – nëse dorëzohesh e thua aman shpëtomë, unë të shpëtoj; e treta – nëse e pranon imanin, shpëton dhe prapë rri padishah në këtë kala. Përndryshe, ta kesh me dije, kam për të të bërë copë-copë, trupin kam për ta shtrirë në tokë, kurse shpirtin në xhehenem! Djali i padishahut, Beshiri, gjendej në shpellë, ai gjithnjë lutej që të fitojë Aliu, e babai i tij të mos fitonte, sepse do t’i shfaroste të gjithë. Padishahu nuk i pranoi fjalët e Aliut, tha: Dua të luftoj! Atëherë i larti imam Ali, me texhbir dhe salavat profetit, bërtiti njëherë me një zë të lartë: “Allahu ekber”! Këtë zë e ndjeu tërë bota dhe gjallesave iu hyri frikë e madhe, dhe në atë moment padishahun e ndau katër copash me gjithë kalin. Ishte koha në mes të drekës dhe iqindisë... Atëherë u ngritën ushtria, prej 1000 vetash, kurse Aliu me 10 shokët luftuan si luanë pa u prekur asnjëri. Kjo luftë zgjati një orë. Imam Aliu shkoi menjëherë, e liroi Amir Miadin, që ishte zënë rob. Amir Miadi menjëherë ra në gjunjë, pastaj ia puthi dorën dhe tha: Qoftë mëshira e Zotit mbi ty, o Ali! Atëherë imam Aliu me zylfiqar i shkatërroi të gjithë idhujt që ishin në kala.
Në kala brenda, një numër i madh kishte mbetur pa dalë të luftonin; kur hyri Aliu, ata të gjithë ranë në gjunjë e i thanë: O Ali, ne nuk duam të luftojmë, por po të lutemi na prano edhe ne të hyjmë në islam! Imam Aliu me gjithë qejf filloi t’i pranojë, por grupe-grupe, me texhbir dhe shehadet... e kjo zgjati prej mëngjesit e deri në mbrëmje. Atëherë Veziri dhe Abdyl Kerimi që ishin më parë myslimanë, shkuan dhe ia sollën tapinë e kalasë. Imam Aliu me shokët e vet u ulën dhe po bisedojnë në mes veti. Amiri, i cili ia pati marrë padishahut taxhin, duke u mahitur, po i thotë Aliut: O Ali, unë ia mora taxhin padishahut dhe e vura në kokë, ndaj mua më takon; kurse ti ia këpute kokën, ndaj ajo ty të takon! Imam Aliu iu përgjigj: Po, por ngjitja veshin që ia këpute, bile të jetë koka tamam! Pas kësaj mahie, Aliu e urdhëroi Amirin e i tha: Edhe diçka po të takon: Shko e merri shokët tanë në shpellë! Ai shkoi e i solli shokët nga shpella. Aliu i uli para vetes dhe iu drejtua së pari Beshirit: O beshir, ti je i biri i padishah Zymerit, prandaj ty po ta besoj këtë kala dhe po ty po të vendos të jesh padishah në vend të babait tënd. Dhe vazhdoi: Ki kujdes, të bëhesh mysliman i ndershëm, gjithnjë ta lusësh Zotin dhe gjithnjë t’i dërgosh salavat profetit Muhamed, gjithnjë të falësh 5 vakt namaz, dhe në fund i tha: Të uroj sukses dhe mos na harro! Kurse Vezirit i tha: Ti prapë do të jesh vezir në këtë kala. Abdyl Kerimit i tha: Ti të jesh komandant i ushtrisë... Dhe u bë aksham, falën akshamin, kurse drekën dhe iqindinë e falën kaza.
Të nesërmen, pasi e falën namazin e sabahut, u ulën, ku imam Aliu ua mbajti një ligjëratë dhe tha: Duhet t’i mësoni shartet islame: gusull, abdes etj. Pastaj, të ndërtoni një xhami. Abdyl Kerimi dhe Veziri shkuan dhe ia sollën tërë pasurinë në arkat e mbushura me ar, argjend e xhevahire. Imam Aliu, gjysmën ua la atyre, që ta ndërtonin xhaminë dhe për nevojat tjera, kurse gjysmën e pasurisë e mori , i mbushi arkat e veta. Amirit i tha: Ty të takon myzhdeja, prandaj ti nisu sot para nesh, jepi myzhde pejgamberit... Amiri u nis për në Medine, kurse imam Aliu me shokët e vet, u përqafua me të gjithë ata që mbetën në kala, u përshëndet me selam, mori rrugën, ku Veziri dhe Abdyl Kerimi e përcollën deri në fund të qytetit, u ndanë me selam, kurse këta vazhduan rrugën ngadalë që zgjati 80 ditë.
Pejgamberi a.s. i mblodhi të gjithë as’habët, dolën në fund të Medinës për t’i pritur.
Imam Aliu kur e pa prej së largu pejgamberin, menjëherë i zbriti Dyldylit e vazhdoi të ecte në këmbë për t’i bërë nder. Kur u ofrua imam Aliu, vrapoi dhe me duar të hapura e përqafoi pejgamberin, ashtu të përmalluar, meqë pa u parë kishin kaluar mbi tre muaj. Hasanin dhe Hysenin, profeti i përqafoi dhe i puthi që të dytë në dy sytë, ashtu edhe të tjerët i përqafoi, dhe së bashku vazhduan rrugën deri në xhami. U ulën dhe filloi profeti e po i pyet: Si kaluat? Imam Aliu filloi e po ia tregon me rend ngjarjen e Barber-kalasë. Pastaj i mori arkat, i zbrazi pranë profetit, dhe ia dha taxhin e padishahut, ku Aliu po ia tregon rastin e Amirit sesi ia mori taxhin nga koka padishahut dhe sesi ia këputi veshin; pastaj ia tregoi mahinë që e bënë me Amirin. Pejgamberi i tha: Prandaj, me të vërtetë ty po të takon taxhi! Amiri i tha: Jo, o Resulallah, nuk më takon asgjë! Atëherë pejgamberi gjysmën e pasurisë e ndali në arkën e shtetit, kurse gjysmën ia ndau popullit të nevojshëm, myslimanëve nga Meka dhe Medina. Taxhin e mori dhe ia nxori tëra stolitë që kishte, nga diamantet, ari dhe xhevahiret, aq me vlerë ishin, saqë 7 vjet të mos punonin fare. Edhe këtë pasuri ua ndau popullit të nevojshëm, kurse taxhin e hodhi. Pejgamberi pasi ua uroi të gjithëve fitoren, u ndanë me selam, pastaj mori Aliun, Hasanin e Hysenin, e shkuan në shtëpi te Fatimja, ku ajo i priste e përmalluar. Hz. Muhamedi a.s. i uli të gjithë afër veti dhe të gjithë i bekoi: PAQJA DHE MËSHIRA E ALLAHUT QOFTË MBI JU!

FITORJA E ALIUT r.a. NDAJ DIVAVE

Kjo ngjarje ndodhi në kohën e profetit, hz. Muhamedit a.s. U lajmërua një div (përbindësh, ezhdërha) diku në Perëndim. Ishte shumë i rrezikshëm, saqë tërë populli i asaj ane ishte në hall nga rreziku i tij, meqë një numër të madh të popullsisë me kohë e kishte shfarosur.
Tregohet se: Më parë ishte njeri (insan), por kishte dalë nga besimi i Perëndisë dhe doli në mal, të jetonte i vetmuar. Pas një kohe u vendos në një shpellë shumë të thellë, ku brenda ndërtoi shumë dhoma. Aty jetonte, kurse ushqehej në mal, me egërsira dhe gjëra të tjera nga natyra, ashtu që pas një kohe u bë shumë i madh dhe shumë i rrezikshëm! Pastaj, filloi ta sulmojë popullin në qytet. Prej asaj kohe, ende sot e kësaj dite, për këtë përbindësh (div) flitej e këndohej, qoftë si këngë legjendare apo ilahi, në variante të ndryshme.
Pejgamberi, hz. Muhamedi a.s, siç e kishte zakon, pasi e falte namazin e sabahut, ulej në mihrab dhe iu jepte mësim as’habëve.
Një ditë, pasi e fali namazin e sabahut dhe pasi e vari mybareq-herkën, u ul në mihrab dhe filloi të japë mësim. Pas një kohe u dëgjua një trokitje në derë të xhamisë. Në atë çast e urdhëroi një as’hab, që quhej Sulejman Tashrah, që të shihte se kush po troket në derë. Sylejmani r.a. u ngrit, shkoi e hapi derën e po i sheh 7 vetë. Katër vetë dallonin, ishin më të mëdhenj dhe më të trashë. Nga frika, fytyrat i kishin të zbehta, kurse barku u ishte lëshuar prej gjoksit gjer në gjunjë. Sylejmani, kur i pa, u habit dhe i pyeti: Kush jeni ju dhe çfarë kërkoni kaq herët në mëngjes? Ata u përgjigjën: Ne jemi nga Perëndimi, kemi një hall të madh, duam të bisedojmë me profetin tuaj, a bën? Sylejmani iu tha: Pritni pak po e pyes profetin. U kthye e pyeti. Pejgamberi tha: Le të hyjnë. Sylejmani shkoi, e hapi derën, hyrën brenda dhe meqë nuk ishin myslimanë, pa selam u ulën në një vend afër derës. Pejgamberi iu tha: Ejani më afër dhe ata u afruan. Pastaj profeti filloi t’i pyesë: Prej nga jeni ju, çfarë feje keni dhe çfarë halli keni... Njëri prej tyre ishte vezir, ky filloi rrëfimin: Unë jam veziri i padishahut, quhem Kisi, kurse padishahu im quhet Shah-Shemsi. Jemi nga një krahinë në Perëndim e kemi një hall të madh. Padishahu ynë e shkroi këtë letër që t’jua sjellim juve. Profeti e mori letrën, ia dha njërit nga as’habët që ta lexonte. As’habi lexonte, kurse të tjerët dëgjonin. Në letër shkruante:
“Zoti profet! Kemi një hall të madh: Na është lajmëruar një përbindësh (div) i madh dhe i rrezikshëm. Gjendet mbi qytet, brenda një shpelle, shumë të thellë, ndër tokë. Shpella brenda është shumë e madhe dhe e ndarë në 414 pjesë, ku edhe numri i divave tjerë nuk dihet. Del njëherë në vit dhe kur del, çfarë të mbërrijë – shfarosë! Madje edhe zogjtë në qiell i përpin. Mund të përpijë larg një mile7. Afër shpellës gjendet një bunar i thellë dhe i madh. Uji që rrjedh nga ky bunar, ne e përdorim për pije. Por kur ai del prej shpelle, ujin e pi menjëherë, kurse uji që mbetet helmohet dhe kush e pi atë ujë nga populli helmohet dhe pas dy-tri ditësh vdes.
Ne jemi munduar ta sulmojmë, po kurrsesi s’po mundemi. 200 vetë na i zhduki. Nga goja qet flakë, saqë një mile s’mund t’i ofrohemi. Prandaj, kërkojmë ndihmë prej teje. Përndryshe, ai do të na shfarosë të gjithëve. Nëse je hak pejgamber, i dërguari i Zotit, ti mund të na ndihmosh ta zhdukim atë përbindësh; atëherë ne do të të besojmë ty, ty do të të pranojmë se je i dërguari i Zotit.
_________________
7. Mile – njësi për gjatësi

Të fala nga padishah Shemsi!”
Pejgamberi, pasi i dëgjoi këto fjalë, i shikoi me rend të gjithë as’habët dhe iu tha: Hej, vallezër, a i dëgjuat këto fjalë? Ta dini kjo është obligim (fars) për ne që ta ndihmojmë atë popull e ta zhdukim atë malukat, kurse atë popull ta kthejmë në besim, përndrydhe kemi përgjegjësi tek allahu xh.sh. Pastaj i pyeti: A jeni razi të shkoni? Të gjithë as’habët i kishin ulur kokat ndër gjunjë, dhe asnjëri nuk po përgjigjej. Njëri nga as’habët ia priti dhe tha: O i dërguari i zotit, si të shkojmë atje për ta zhdukur atë malukat aq të rrezikshëm, si t’i bëjmë ballë, meqë ai një milje larg qet flakë nga goja dhe e përpin njeriun, dhe siç dëgjuam, ai për një orë ka zhdukur 200 vetë nga populli? Prandaj ne frikohemi dhe asnjëri s’mund t’i bëjmë ballë përveç Aliut! Aliu r.a. nuk ishte aty, meqë profeti e kishte dërguar në Meke dhe Medine për t’i kryer disa punë. Pejgamberi ra mazunë, zuri të mërzitej, uli kokën dhe po mendon!... Pas një çasti u shpërndan të gjithë, shkuan nëpër shtëpitë e veta. Edhe profeti çohet e shkon në shtëpi, ku edhe mbyllet brenda i vetmuar (halvet) 3 ditë e 3 net, kurse mysafirëve që ishin nga Perëndimi, profeti iu gjeti një konak për bujtje.
Pasi i bëri 3 ditë e 3 net në halvet, zbriti Xhibrili a.s dhe i tha: “O i dërguari i Perëndisë, mos u mërzit, ki të fala nga Allahu: Bëri selam të dashurit tim, Aliut, se është kthyer nga rruga sot, dhe tani gjendet në shtëpi, thuaj që ai ka urdhër prej Allahut të përgatitet dhe të shkojë në Perëndim, që ta zhduk atë div, kurse popullin ta kthejë në besim të vërtet! Allahu atij ia dha fuqinë, e bëri Luan të vet dhe ia zbriti shpatën (Zylfiqarin) – këto dy marifete askujt nuk ia dha. Xhibrili a.s. pas këtyre fjalëve u ngrit në vend të vet. Profeti u gëzua shumë dhe i lajmëroi që të vijë. Aliu erdh, u përshëndet dhe iu ul afër. Pejgamberi filloi t’ia tregojë rastin dhe selamin e Perëndisë. Imam Aliu r.a. u përgjigj: Unë urdhrin tënd dhe të Perëndisë kurrë s’e kam refuzuar, prandaj kjo është obligim imi, që duhet ta kryejë. Profeti u gëzua pa masë dhe tha këtë hadis: “Ata që nuk e duan Aliun, nuk më donë as mua, dhe nuk janë me ne as në këtë botë, e as në botën tjetër”!
Pasatj profeti urdhëroi Bilall Habeshiun që t’i thërret dhe të mblidhen të gjithë myslimanët. Këtë zë të Bilallit r.a. e dëgjuan të gjithë dhe të gjithë u tubuan. Pejgamberi ua mbajti një fjalim, pastaj i pyeti: Kush është razi të shkojë me Aliun në Perëndim? U lajmërua Ebu Zerri Gifarri r.a., Amir Miadi r.a., Talha Zubejri r.a. dhe Halid Ibën Meliti r.a. Këta kishin marrë pjesë edhe në luftën e Hajber-kalasë dhe të Berber-kalasë. U lajmëruan edhe Hasani e Hyseni r.a. edhe disa të tjerë, kështu që u bënë 17 vetë. Të gjithë u shpërndanë, kurse këta 17 vetë filluan të përgatiten për luftë. Duke bërë plan dhe përgatitje i kaluan 3 ditë. Në të katërtën ditë u lajmëruan edhe 2000 ushtarë vullnetarë, e me ta u bashkuan edhe ata 7 vetë që erdhën për të lajmëruar. Profeti i përcolli deri në fund të Medinës. Me të gjithë u përshëndet, kurse imam Aliun e përqafoi. Hasanin dhe hysenij i përqafoi dhe i puthi, pastaj u kthye nga Aliu dhe i tha: “O Ali, të kesh kujdes për Hasanin dhe Hysenin, i kemi amanet prej Perëndisë!
Kurs isha në Miraxh në katin e shtatë ë qiellit, pashë dy veshë, që ishin dy veshët e qiellit, njëri ishte Hasani, kurse tjetri ishte Hyseni; kur pyeta Xhibrilin, më tha: Këta janë dy veshët e qiellit, janë dy nipat e tu, Hasani dhe Hyseni, pra ki kujdes të veçantë për ta! Pas këtyre fjalëve, profeti iu uroi të gjithëve rrugë të mbarë, dhe me selam u nda, kurse Aliu me ushtri mori rrugën dhe u nis.
Rrugës duke shkuar, këta shtatë vetë që erdhën të lajmërojnë, po i thonë Aliut: Tani ne kemi më shumë frikë se mos po merr vesh divi, që kemi ardhur të ju lajmërojmë. Aliu iu tha: Ejani me besim, pastaj unë jua largoj frikën! Ata u përgjigjën: Si mund të na e largosh frikën, dhe ta zhdukësh atë ezhdërha të rrezikshëm? Aliu iu tha: Uluni në gjunjë dhe ngritni duart, bëni amin, do t’jua largoj frikën! Imam Aliu r.a. bëri dua te Perëndia, atyre ua largoi frikën, fytyrat e tyre që ishin të zbehura, zunë të qeshin, kurse atyre 4 vetëve, që u kishte rënë barku gjer në gjunjë, iu shfry barku dhe të gjithë së bashku u gëzuan, e përqafuan Aliun dhe thanë: Tani ne po të besojmë, dhe po e besojmë Zotin tuaj, prandaj na prano në fenë tuaj!
Ima Aliu r.a. me texhbir dhe shehadet, i bëri myslimanë dhe vazhduan rrugën. Rruga ishte e gjatë 40 ditë dhe ata udhëtuan, por duke falur 5 kohët e namazit dhe duke pushuar nga pak. Kur u afruan në një rrafsh afër qytetit, u ndalën të pushojnë.
Veziri i dytë quhej Shemud, i pa dhe vrapoi; erdh e iu tha: Këtu ju vendosuni, mos hyni në qytet, deri kur unë të ju lajmëroj. Tek pastaj mund të hyni në qytet. Unë po kthehem ta lajmëroj padishahun.
Ky tradhtar, kur u kthye tek padishahu, po ia thotë këto fjalë: O padishah, po vjen Aliu me 2000 ushtarë arabë. Veziri ynë, Kisi, dhe 6 të tjerë që i dërguam në Medine kishin pranuar fenë e tyre islame dhe ishin bërë myslimanë. Ata do të na pushtojnë të gjithëve dhe postin tënd do ta merr Aliu, kurse këtij divi asgjë nuk do t’i bëjmë... Po bëjnë plan mes veti, pasi që padishahu po i zë besë. Dhe veziri vazhdoi: Është mirë të përgatitemi me kohë, ta përgatisim ziftin, që ta hedhim mbi ta. Ushtria të jetë e përgatitur me shigjeta që t’i sulmojmë dhe t’i zëmë robër!... Imam Aliu në këtë vend i urdhëroi që të ngritnin shatorre ku ndenjën 3 ditë duke pritur lajmin që të hyjnë në qytet. Ditën e katërt, padishahu i tha vezirit: Shko te myslimanët bëje këtë marrëveshje: Së pari le ta zhdukin divin, pastaj kanë leje të hyjnë në qytet. Vezir Shemudi erdhi tek Aliu dhe pasi u morën vesh ndër veti, u kthye. Ky tradhtar prapë filloi të bënte tradhti: Kur u kthye, pa e lajmëruar asgjë padishahun, i mbylli dyert e kalasë dhe pa izën e padishahut iu dha urdhër ushtrisë që, nëse afrohen myslimanët, t’i sulmonin.
Imam Aliu mori ushtrinë për të hyrë në qytet. Kur iu afrua kalasë, ushtria nga kalaja zunë të gjuanin me shigjeta. Kurse myslimanët u çuditën, por nuk gjuanin, veçse mbroheshin me mburoja. Atëherë Aliu e dërgoi një ushtar, quhej Malik. Shko, tha, dhe merru vesh me ta. Maliku, kur shkoi po i pyet: Kush është përgjegjës i kësaj kalaje? Shehmudi u përgjigj: Unë jam. Pse po gjuani me shigjeta, ju na ftuat me tradhti! Shemudi pyeti: Me çfarë qëllimi keni ardhur? Doni të na sulmoni dhe ta merrni kalanë? Maliku tha: Jo, por kemi ardhur, meqë ju na ftuat që të ju ndihmojmë e që i madhi Ali ta zhduk atë div, kurse ju të ju shpëtojmë nga kjo telashe. Në atë çast ia mbërrini padishahu edhe i dëgjoi këto fjalë. I bërtiti Shemudit: O Shemud, si mundesh të veprosh pa lejen time dhe flet të kundërtën!... Ne vetë i ftuam të na shpëtojnë nga kjo telashe. U kthye nga Maliku dhe i tha: Ejani, dhe me atë div bëni ç’të doni, ne ju jemi mirënjohës, ne do të ju bëjmë nder...
Atëherë Maliku u kthye tek imam Aliu, i tregoi. Aliu e mori ushtrinë dhe hyri në kala. Pasi u mirëprit dhe u përshëndet me padishah Shemsin, u ulën dhe filluan të bëjnë plan. Aliu po u thotë: Ju tani duhet ta dëgjoni urdhrin tim, çfarë të ju urdhëroj, ju duhet ta bëni...
Të nesërmen, Aliu iu tha: Iu jep urdhër muzikantëve të luftës të bëjnë zhurmë, ndoshta nga zhurma divi do të hidhërohet dhe ndoshta del jashtë prej shpelle. Padishahu iu përgjigj me këto fjalë: O Ali, ne nuk guxojmë të bëjmë muzikë lufte, nëse e ndien ai, hidhërohet, dhe nëse njëherë bërtet, nga zëri i tij i madh dhe i tmerrshëm, shumicës iu bie të fikët dhe nga frika vdesin. Aliu kur i dëgjoi këto fjalë, tha: Unë po shkoj vetëm, kurse ju rrini këtu. Hasani dhe Hyseni thanë: Edhe ne do të vijmë, nëse na mbyt po vdesim së bashku, ku po na lë në këtë vend jabanxhi, dhe e kapën njëri për njërën këmbë, tjetri për këmbën tjetër. Atëherë Aliu i mori me vete, u nisën ku iu bashkëngjitën edhe Amir Miadi, Seid Ibni Vekasi dhe Kamberi. Aliu i hipur në Dyldyl, në njërën dorë shpatën, në tjetrën flamurin, dhe me texhbir ia mësyu kah shpella, e cila ishte larg 10 kilometra. Pasi që u afruan 4-5 kilometra, u ulën të pushojnë, Aliu filloi po e lut Allahun dhe po bën plan, po e sheh një vëzhgues, të cilit ngadalë iu afrua dhe po e pyet: Çfarë bën ti këtu dhe çfarë ke që je zbehur kaq shumë?
Vëzhguesi u përgjigj: O jabanxhi, mos u afro më se është bërë pejdah një div i madh dhe i rrezikshëm, mua më kanë urdhëruar që të vëzhgoj, që asnjëri të mos kaloj këtu pari. Dhe vazhdoi: Padishahu e ka vendosur këtë ligj që kë ta dënoj, të bëjë roje në këtë vend, prandaj unë jam i dënuar dhe kryej dënimin në këtë vend. Aliu e pyeti: Si quhesh ti? Ai u përgjigj: Quhem Zynar. Aliu i tha: O Zynar, unë jam Aliu, Luani i Perëndisë! Kam ardhur nga Medina që ta zhduk këtë div, kurse juve të ju shpëtoj, prandaj, ti eja në fe, bëhu mysliman, besoje Zotin e gjithësisë, do të shpëtosh! Vëzhguesi i tha: Unë nuk ia di kimetin fesë islame dhe ty nuk po të njoh që je trim dhe se e ke atë fuqi të madhe. Aliu i tha: A do ta largoj atë frikë që të ka hyrë në bark dhe t’u ka lëshuar barku gjer në gjunjë? Ai u përgjigj: PO! Atëherë, ngriti duart larg dhe bëjë: Amin! Ai i ngriti duart, Aliu bëri duanë dhe me suren FATIHA e fryu tërë trupin e tij. Atij menjëherë iu largua frika, kurse barku iu shfry dhe fytyra iu ndryshua.
U gëzua shumë, menjëherë ra në dy gjunjë, e këputi prej qafe medaljen që e mbante si shenjë besimi, dhe tha: Të lutem më prano në fenë tuaj dhe do ta besoj Zotin tuaj! Pastaj Aliu me texhbir dhe shehadet e bëri mysliman. Pastaj e pyeti: Ku rri ai div? Ai u përgjigj: A po e sheh atje në majë të bjeshkës që po del ai tym i zi? Po, - u përgjigj Aliu. Ai tym është që del nga goja e tij, tha Zymari dhe vazhdoi: Është një lis i madh, aty gjendet ajo shpellë. Shpella është shumë e thellë dhe ka shumë dhoma, në njërën dhomë është ai vet...
Imam Aliu u kthye dhe iu tha: Ju rrini këtu, kurse unë duhet të shkoj vetë. Hasani dhe Hyseni zunë po çajnë e po i thonë: O baba, mos na le vetëm në këtë shkretëtirë, po vijmë edhe ne, e nëse na mbytë po vdesim së bashku. Aliu iu tha: Jo, o ju dy dritat e mia, ju dhe shokët e mi jeni nën mbrojtjen e Zotit të madhëruar. Prapë Hasani dhe Hyseni dhe shokët e tjerë, me lot për faqe, i thanë: Si të marrim vesh për ty, çfarë po ndodh në shpellë? Aliu u përgjigj:
“Unë 3 herë do të bërtas me një zë të madh. Zërin e parë kur ta dëgjoni, dijeni se e gjeta dhe jam përballë tij. Zërin e dytë kur ta dëgjoni, dijeni që zylfiqarin e ngrita për t’i sjellë. Zërin e tretë kur ta dëgjoni, dijeni se e mbyta... E nëse zërin e tretë nuk e dëgjoni, dijeni që ai më ka mbytur mua. Atëherë, gjejeni qaren tuaj, kthehuni në Medine tek gjyshi juaj, Muhamei, i bëni selam: Në ditën e kiametit do të shihemi. Kurse, nënës suaj, Fatimes, t’i bëni selam dhe lypjani hallallin të ma bëjë hallall, se unë isha i varfër dhe fakir, ajo më pasuroi dhe, me të atin, Muhamedin, më shtinë nën krahë. Pas këtyre fjalëve, të gjithë filluan të qajnë, saqë lotët iu shkonin si përrua. Atëherë imam Aliu i përqafoi dy djemtë e vet, i përqafoi dhe shokët të gjithë dhe me selam u nda nga ta! Hipi Dyldylit dhe si vetëtimë arriti para shpellës. Kur u afrua tek shpella, Dyldylin, nga frika dhe tymi i tij i vështirë, e lëshoi fuqia në tërësi. Atëherë Aliu zbriti dhe e lëshoi të lirë. Imam Aliu fluturim zbriti poshtë në shpellë dhe, kur zbriti, menjëherë flamurin e ngriti në mes, e po e kërkon divin nëpër dhoma. Në njërën anë po e sheh një bunar të madh e të thellë, plot me ujë.
Divi e dëgjoi erën e insanit dhe u ngrit në këmbë. Kur u ngrit në këmbë, po e sheh Aliun, me sytë e mëdhenj e të skuqur, dhe me Zylfiqar në dorë. Menjëherë hodhi flakë nga goja, aq të madhe dhe aq larg, saqë jashtë mbi tokë dogji tërë barin dhe drunjtë e malit që ishin përreth. Atëherë Aliu e lëshoi zërin e parë të madh, që e pritnin jashtë: Nga ky zë i madh e tërë shpella luajti, si zerzele; jashtë ata që pritnin thanë: E gjeti divin, është përballë tij! Tani mezi pritnin zërin e dytë. Ima Aliu pasi që i bërtiti, tha: “O qafir, pa dinë e iman, si do të shpëtosh nga duart e mia?” Atëherë divi egërsohet më tepër, i solli me një zinxhir të madh dhe shumë të trashë, i cili iu lidh rreth qafës Aliut, dhe filloi e po e ngeh kah vetja. (Aliu, rrëfente pastaj për këtë: “Sikur po më ngrehnin 100 vetë-burra!”). Aliu i nguli këmbët në tokë dhe e lëshoi zërin e dytë, që e pritnin jashtë. Në atë çast morën vesh që Aliu filloi t’i sjellë. Tani pritnin me padurim zërin e tretë. Nga ky zë i madh dhe i tmerrshëm, divit i luajtën mentë nga koka, u habit, menjëherë e lëshoi zinxhirin dhe për të dytën herë hodhi flakë nga goja drejt Aliut. Aliu me Zylfiqar u mbrojt nga flaka dhe i solli me shqelm, e rrëzoi për toke, ku i ra të fikët dhe po rrinte si i vdekur. Aliu e la divin si për të vdekur, shkoi tek një dhomë që ishte e mbyllur, që askush s’mund ta çelte dhe e bëri duanë “ISMIN AZAM”, dera u hap. Në atë dhomë gjendej një div me taxh të arit në kokë, që quhej Reshid. Divi prapë u ngrit në këmbë dhe i solli me gur shumë të madh. Aliu me Zylfiqar, e bëri gurin copë e grimë. Divi aq shumë u nervozua, ia ngjiti për jake Aliut dhe ia shqeu jakën. (Aliu për këtë rast rrëfente pastaj: “Sikur që më ngrehu një bjeshkë!”) atë çast Aliu e lëshoi zërin e tretë, dhe nga ky zë i madh lëvizi e tërë ajo rrethinë e perëndimit. Shokët që mezi pritnin këtë zë të tretë, u gëzuan pa masë. E ngriti Zylfiqarin, e solli dhe e ndau përgjysmë. Divi iu bërtet divave të tjerë, që ishin nëpër dhoma, kurse vetë ra në atë vend dhe vdiq. Menjëherë dolën diva tjerë nga të gjitha dhomat, aq shumë, saqë numri i tyre nuk dihej (“vetëm allahu xh.sh. e dinte!”).
Imam Aliu tani filloi të luftojë me divat tjerë. U bë koha e drekës. Aliu filloi ta lusë Zotin me këto fjalë: “O Zot, erdhi koha e namazit të drekës, si ta lë këtë namaz, që në jetën time kurrë një namaz s’e kam lënë, tani ç’të bëj?” Zbret një zë: O Ali, fale namazin, kurse Zylfiqarin lëre në tokë, do ta shohësh kudretin tim!” Aliu e lëshoi Zylfiqarin në tokë dhe filloi ta falë namazin e drekës.
Imam Aliu duke falur namazin, me fuqinë e Perëndisë, Zylfiqarin u ngrit dhe filloi t’i presë divat. Mbasi e fali namazin, e moiri Zylfiqarin dhe vazhdoi luftën. Erdhi koha e iqindisë, ai pa pushim duke luftuar me diva.
Vezir Shemudi, tradhtar e faqezi, e mblodhi ushtrinë e vet e po thotë: Na ka mashtruar Aliu, a ju thashë? Deri më tani do të kishte dalë nga shpella, por ka qëllimin të na mashtrojë e të na e marr kalanë, por ne po ia mësyjmë e po i mbysim myslimanët; i bindi ushtrinë dhe filluan të luftojnë me myslimanët gjer në mbrëmje, kur u ndanë, por pa sukses: i humbën 120 ushtarë!
Në luftë u treguan shumë i aftë Halid Ibën Melidi, kurse Seid Ibën Vekasi vetë i mbyti 60 vetë. Aliu, siç e cekëm, ishte ende në shpellë duke luftuar me divat. Të nesërmen Shemudi iu tha: Mos të ndahemi në grupe, se na bën helaq, por po i sulmojmë së bashku të gjithë. Ashtu edhe bënë, ia filluan luftës deri në iqindi dhe, pas një pushimi, vazhduan deri në mbrëmje, kur u ndanë. Nga myslimanët ranë dëshmorë 200 vetë, kurse nga armiku 1700 vetë.
Imam Aliu u lodh duke luftuar me diva, për çudi, sa i mbyste, aq dilnin nga dhomat. Atëherë Aliu kërkoi ndihmë nga Allahu. Në atë çast nga dhoma që ishte e mbyllur e që hz. Aliu e hapi, në fillim doli ai divi i madh me taxh të arit në kokë, dhe iu bërtiti divave që të largoheshin dhe kthehet nga Aliu e i thotë: “Esselamu alejkum, ja Ali – Yl’ Veliul-llah”. Aliu ia ktheu selamin dhe e pyeti: Kush je ti? Ai u përgjigj: Unë jam padishahu i këtyre divave që i largova, quhem Reshid. Ku ma dite emrin mua dhe më dhe selamin? – e pyeti Aliu. Divi (Reshidi) iu përgjigj: Unë jam nga Medina. Në Medine isha mysliman, njeri. Ky div ma mbyti babanë, kurse mua më zuri rob, ku edhe arrita në këtë gjendje. Dhe vazhdoi: Ishte shkaku i vajzës së tij. Në atë kohë, meqë edhe ai ishte njeri, babai im ishte tek ai shërbëtor i tij. Pas një kohe, unë u dashurova në vajzën e tij, njashtu edhe vajza e tij u dashurua në mua. Atëherë, babanë ma mbyti, kurse mua dhe vajzën na zuri rob. Pasi ai doli nga besimi, u fut në këtë shpellë, dhe neve na futi në atë dhomë që e hape ti dhe u bëmë në këtë gjendje. Prandaj, Ali, unë nuk guxova të dal që të të ndihmoj nga frika e tij. Jam shumë i lumtur që e mbyte, prandaj të lutem më prano përsëri në fe dhe më kthe prapë në gjendjen e mëparshme – NJERI! Aliu me gjithë dëshirë e pranoi, pastaj e pyeti: Ku është vajza? Reshidi shkoi e solli vajzën.
Kur erdhi vajza, ç’të shohësh? E bukur si hëna pesëmbëdhjetë! Menjëherë e njohu e tha: O Ali, o shahu merdan, o Asllani i Perëndisë dhe e përqafoi! Aliu e pyeti: Si quhesh ti? Ajo iu përgjigj: Unë quhem Hatixhe. Si është halli yt? – e pyeti Aliu. Ajo zuri e po i tregon: Unë jam vajza e divit. Babai im quhej: Xhirr-Xhanin që e mbyte ti. Unë qesh dashuruar në Reshidin shumë, por babai im nuk na lejoi. Babanë e tij e mbyti, kurse mua dhe Reshidin na zuri rob qe 20 vjet.
Aliu e pyeti: A e pranon fenë islame dhe a e beson Allahun? Vajza u përgjigj: Po, o Ali, nëse na i zhduk këto qime nga trupi! Atëherë imam Aliu r.a. lexoi ISMIN AZAM, në atë çast iu ranë qimet për toke të dyve, përpos flokëve, dhe u bënë si më parë. U bashkuan bashkë me Reshidin, u morën ngrykë dhe u përqafuan fort, meqë nuk ishin parë 20 vjet me radhë. Pastaj ia puthën dorën Aliut dhe ranë në gjunjë, u kthyen prapë në fenë islame. Atëherë Aliu i pyeti: A doni të martoheni? Njëzëri thanë: Po, o Ali, kjo është e vetmja dëshirë jona. Atëherë Aliu bëri duanë e kurorës, vunë kurorë së bashku. Ua uroi kurorën të dyve me selam. Pastaj Reshidi i thirri të gjithë divat tjerë, që ishin nëpër dhoma, dhe i urdhëroi që të bëheshin myslimanë. Me texhbir dhe shehadet, të gjithë u bënë myslimanë, pastaj, Aliu i pyeti: A doni të gjithëve të ju nxjerr nga shpella? Reshidi dhe Hatixheja pranuan të dalin dhe të jetojnë si njerëz të tjerë, kurse të tjerët thanë: Jo, o Ali, ne askënd s’e kemi të gjallë, dhe s’kemi sy e faqe të shihemi me popull, se jemi gjynahqarë, prandaj po jetojmë këtu derisa të vdesim. Aliu tha: Allahu i madhëruar di më mirë... Prandaj, pasi keni vendosur të jetoni këtu, tani jeni myslimanë, mos bëni dëm në popull. Atëherë Aliu e thirri Dyldylin, me Dyldyli i nxorri jashtë Reshidin dhe Hatixhenë, pastaj me Dyldyl doli edhe vetë.
Kur doli imam Aliu prej shpellës, menjëherë vrapuan Hasani e Hyseni e të tjerët, u përqafuan dhe ia uruan luftën. Pastaj zunë ta pyesin: Çfarë u bë halli yt, që sot e katërta ditë nuk dole prej shpelle, pasi që ne i dëgjuam tre zërat tu, ti nuk dole, andaj ne u bëmë shumë merak. Aliu iu tregoi sesi tri ditë e tri net kishte luftuar me divat tjerë pa pushuar. Ua tregoi tërë situatën që përjetoi. Pastaj i pyeti: Po ju si kaluat? A u mërzitët? Ata i treguan sesi kishin luftuar me ta. Aliu, kur i dëgjoi këto fjalë, u zemërua kaq shumë, bërtiti me një zë të madh e të tmerrshëm: “Allahu Egber”!
Nga ky zë i madh e i tmerrshëm, tërë ushtria e padishahut u frikësua. Të shumtëve iu ra të fikët, dhe kur e panë se është gjallë, menjëherë i lëshuan armët në tokë. Padishah Shemsiu u habit, kurse vezir Shemudi iku, u fut në një dhomë dhe ra i shtrirë as i vdekur e as i gjallë. Kurse vezir Kisi që më parë e pati pranuar fenë, vrapoi shpejt tek Aliu, i ra në gjunjë dhe i tha: O Ali, padishahu aspak nuk është fajtor, fajtor është Shemudi, ai gjithnjë ka bërë tradhti.
Imam Aliu tha: Pasi padishahu nuk është fajtor, atëherë le të vjen ai vetë të kërkojë falje, dhe nëse vjen le të vijë pa taxh në kokë. Kisi u kthye e i tregoi. Padishahu, e hoqi taxhin nga koka, dhe u lidh vetë këmbë e duar dhe ashtu i lidhur me zinxhir, shkoi tek Aliu, ra në gjunjë, duke i kërkuar falje me këto fjalë: Unë jam fajtor, fajtor është Shemudi, pa lejen time bëri këtë tragjedi. Po ti a po vjen në besim të vërtetë për Zotin e gjithësisë dhe për të dërguaruin e tij, Muhamedin? – e pyeti Aliu. Po u përgjigj, me gjithë dëshirë. Atëherë Aliu me texhbir dhe shehadet, e bëri mysliman. Pastaj Aliu i tha: Dije që të shpëtova nga dy rreziqe: Njëri ishte kjo se ishe i pafe dhe merreshe me besime të kota, tani je mysliman dhe beson në Zotin e vërtetë; dhe e dyta: Të shpëtova nga divi. Kjo bisedë bëhej ulur në një rrafsh afër kalasë, ku edhe ishin të dy palët – dy ushtritë, dhe vazhdoi: Bëhu mysliman i ndershëm, prapë ti do të jesh në post padishahu, kurse duhet ta ndërtosh një xhami, ku edhe do të njiheni me parimet islame. Atëherë Aliyu e urdhëroi padishahun që t’ia sillte Shemudin. Padishahu e dinte që ai ka ikur dhe ka shkuar në një kala tjetër. Ajo kala ishte e vjetër që nga koha e hz. Sylejmanit a.s., ai e kishte ndërtuar dhe quhej REJHA. Padishau e shkroi një letër, ia dha një ushtarit që t’ia çonte Shemudit. Në letër i shkroi që të vinte këmbë e duar i lidhur! Pas një kohe e sollën Shemudin të lidhur. Padishahu e pështyu dhe i tha: Ti në fillim dhe mbarim më tradhtove! Si kemi fytyrë të shihemi me këta dashamirë që erdhën nga Medina dhe ne vetë i ftuam që ta zhdukin këtë div e ne të shpëtojmë?! Për këtë të mirë që na e bënë, ne kurrë nuk mund t’i shpërblejmë këta dashamirë. Pastaj, zuri ta rrahë me zinxhirë, i tha Aliut: Bën ç’të duash me të! Dhe u largua. Aliu i tha: Kthema gjakun e shokëve të mi, çfarë do t’i them pejgamberit kur të kthehem për shokët që i kam humbur? Në atë çast Aliu e ngriti Zylfiqarin dhe i solli ku e bëri dy copash.
Padishahu i tha Aliut: “Jeni mysafirët e mi të gjithë.” U ngritën dhe u nisën, hynë në kala. Kalaja ishte e madhe, kishte 40 dhoma, depo, dyqane etj. I mbajti 3 ditë, iu bëri ziafet dhe shumë nderime. Imam Aliu i bëri të gjithë myslimanë, vezir Kisin prapë e vendosi të jetë Vezir.
Pastaj padishahu nxori nga arka 100 mijë dukatë dhe ia dha Aliut dhuratë, kurse ushtarët e tij i dhanë të gjithë nga një dukat nga vetëdëshira. Vezir Kisi iu dha edhe nga njëqind dukatë Hasanit e Hysenit. Pastaj , Aliu iu tha: Në çdo qytet dhe fshat ta ndërtoni nga një xhami. Pas një kohe do të ju sjelli dijetarë nga Medina që të jua mësojnë të gjitha parimet islame.
Të katërtën ditë, u ndanë me selam, morën rrugën për Medine. Rrugës në tri vende bënë konak dhe pushuan. Kur iu afruan Medinës, Aliu për nderë të profetit, zbriti prej Dyldylit, dhe filloi të ecën në këmbë.
Kur u afrua vrapoi me duar të hapura, u përqafuan së bashku me profetin, Hasani dhe Hyseni i kërcyen gjyshit në qafë, ku edhe i puthi të dytë në dy sytë, pastaj së bashku shkuan në xhami, ku i ftuan edhe as’habët tjerë. Pastaj profeti filloi t’i pyesë: Si kaluat? Aliu zu t’i tregojë me rend. Në fund i tregoi sesi ranë dëshmorë nga tradhtia e Shemudit. E zbrazi tërë arin që mori dhuratë. Atëherë profeti bëri hatme për shehidët që i ranë në atë luftë, kurse arin, gjysmën e derdhi në arkën e shtetit, kurse gjysmën ua ndau popullit të Mekës e të Medinës që ishin të varfër. Pas një kohe u shpërndan të gjithë, kurse profeti i mori Aliun, Hasanin e Hysenin e shkuan në shtëpi tek Fatimja që ishte përmalluar pa i parë katër muaj, u përqafuan mes veti dhe pasi u ulën, pejgamberi i afroi të gjithë dhe i bekoi: PAQA DHE MËSHIRA E ZOTIT QOFTË MBI JU!

MIKPRITJA E ALIUT

Aliu, meqë dinte se shokët (as’habët) do të vinin t’ia uronin fitoren e luftës, ai bëri një përgatitje të veçantë dhe interesante.
Muar një tas të pastër, që kishte një shkëlqim të veçantë, dhe atë e mbushi me mjaltë, kurse në mes e vuri një qime nga mustaku i tij, atë e la në një dollap.
Shokët i erdhën së bashku, e ata ishin: Ebu Bekiri, Osmani dhe Ymeri r.a. Kur hynë brenda, pasi u përshëndetën me selam, e morën ngrykë Aliun, ia uruan fitoren, dhe filluan të bisedojnë. Aliu filloi e po u tregon me rend sesi kishte luftuar kundër divave në Perëndim. E, pasi ua tregoi këtë ngjarja, ua solli nga dollapi atë tas të përgatitur, dhe iu tha:
Urdhëroni! Por, para se të filloni me e ngrënë, çdo njëri nga ju, duhet të jepni nga tri mana.
Për tasin, mjaltin dhe qimen, që gjendet në mes.
Ebu Bekri r.a., meqë ishte më i vjetri, i takonte të fillonte i pari të fliste. Ai, pasi mendoi pak, filloi të fliste, ku i dha rëndësi fesë islame dhe tha:
1. Eh, vëllezër, ky tas që po e shihni vërtet qenka i shkëlqyeshëm, popr feja islame, dijeni se është më e ndritur se ky tas.
2. Besimi (imani) i plotë, kush e ka, është më i ëmbël se mjalti.
3. Sheriati (ligji islam) është më i hollë se qimja që po e shihni në mes.
Të dytit me radhë i takoi të fliste Ymerit r.a., i cili do t’i kushtojë rëndësi jetës së amshuar. Ai tha:
1. Xheneti është më i bukur dhe më ndritur se ky tas.
2. Nimetet e xhenetit janë më të ëmbla se ky mjaltë.
3. Ura e Siratit është më e hollë se kjo qime.
Të tretit i erdhi radha Osmanit r.a. i cili i kushtoi rëndësi Kur’anit; ai tha:
1. Kur’ani është më i ndritur se tasi.
2. Të lexuarit e Kur’anit jep ëmbëlsi më të madhe se ky mjaltë.
3. Mananë e Kur’anit për ta dhënë është më e hollë se qimja.
Pasi i dhanë të tre shokët nga tri mana, natyrisht tani i erdhi radha të zotit të shtëpisë, Akliut. Ky i dha rëndësi mikpritjes dhe tha:
1. Ai konak, në të cilin lind miqësia dhe shoqëria, është më i ndritur se ky tas.
2. Muhabeti pa hile me mysafirët është më i ëmbël se mjalti.
3. Zemra e mysafirit është më e hollë se qimja.
Të gjitha këto fjalë i dëgjoi shoqja e Aliut, bija e profetit, Fatimja. Ajo hyri brenda dhe kërkoi që edhe ajo të jepte tri mana. Rëndësinë kjo ia kushtoi respektit të gruas ndaj burrit. Ajo tha:
1. Ajo grua që e respekton burrin, është më e ndritur se shkëlqimi i këtij tasi.
2. Harmonia në mes burrit e gruas është më e ëmbël se mjalti.
3. Zemra e burrit është më e hollë se qimja.
Pas këtyre fjalëve, hyri brenda profeti. Atij ia treguan këtë bisedë të zgjeruar dhe ai u gëzua e tha: Edhe unë dua t’i jap tri mana. E ky rëndësinë ia dha familjes së vet më të afërt – EHLIBEJTIT:
1. Ai që më do dhe më beson mua dhe familjes sime është më i ndritur se shkëlqimi i këtij tasi.
2. Uji i Keftherit nga xheneti është më i ëmbël se mjalti.
3. Manaja e familjes sime, EHLIBEJTIT, është më e hollë se qimja.
Për të gjitha këto fjalë, të kësaj bisede të zgjeruar, Allahu xh.sh. ishte i kënaqur, ku edhe e dërgoi engjëllin e tij Xhibnrilin, për t’i dhënë edhe ai tri mana. Ai tha:
1. Profeti juaj, Muhamedi, është njeri më i ndritur se shkëlqimi i këtij tasi.
2. Shefati nga ajetet kuranore është më i ëmbël se mjalti.
3. Peshorja në ditën e gjykimit mat më hollë se ajo qime që shihni.

FITORJA E IMAM HASANIT r.a.

“Nuri i syve të Muhamed Mustafasë, i biri i Ali Myrtezasë dhe i Fatime Tezyrasë” Imam Hasani, një ditë, i hipi atit dhe e mori botën në sy, udhëtoi gjer në mbrëmje. Të nesërmen prapë vazhdon rrugën, ku hasi në një bari që ishte duke i ruajtur devetë. Bariu e pyeti Hasanin: Kush je ti? Hasani u përgjigj: Unë jam një fakir, më kanë humbur dy deve duke ngrënë ferra, janë çmendur dhe ikën e më humbën, prandaj dola t’i kërkoj mos po i gjej. Bariu i tha: Unë s’i kam parë dhe u ulën e filluan të bisedojnë.
Imam Hasani, duke biseduar me bariun, po e sheh një idhull të madh, i punuar nga guri me singi në dorë. E pyeti bariun: Ç’është ai gur i gdhendur në atë kodër lart? Bariu u përgjigj: Është një popull që i besojnë asaj statuje për zot. Po ti a e njeh atë popull? Po, u përgjigj bariu, bile vëllai im është ushtar i tyre. Hasani përsëri e pyeti: A kanë prirës ai popull? Po, u përgjigj bariu, ata e kanë padishahun, i cili quhet Rebi Bin Melik. E si mund të shkoj deri atje? - e pyeti Hasani bariun. Ai po i tregon me gisht: Shko asaj rruge, quhet Seha Vadi. Hasani u nda prej tij dhe rrugës hasi në komandantin e ushtrisë së padishahut, që quhej Zerka. Me të ishin 7 ushtarë me kuaj. Hasani i pyeti: Kush jeni ju? Zerka u përgjigj: Ne jemi ushtarët e padishahut, i cili na ka zgjedhur për ta mbrojtur këtë vend të shenjtë. Po ti kush je? Hasani u përgjigj: Unë jam një fakir nga Medina, më kanë humbur dy deve, prandaj dola t’i kërkoj mos po i gjej. A mos m’i keni parë? Jo, u përgjigj Zerka. Prandaj, pasi që je nga Medina, a di se ku mund ta gjejmë djalin e Aliut që quhet Hasan? Ka shumë kohë që po e kërkojmë, po kurrsesi nuk po hasim në të. Dhe vazhdoi: Babai i tij, Aliu, e pushtoi HAJBER-KALANË dhe BERBER-KALANË, kurse njerëzit që mbetën gjallë i bëri myslimanë që ta besojnë Zotin dhe profetin e tyre! Prandaj, meqë atij nuk mund t’i bëjmë ballë, bile djalin e tij duam ta mbysim!
Njëri prej tyre ia ka lëshuar sytë dhe po thotë: Sigurisht është ky vetë Hasani. Hasani u përgjigj: Unë quhem Zubeir, jam një fakir, më kanë humbur devetë dhe dola t’i kërkoj mos po i gjej. Ai prapë po i thotë:
Unë mirë po të njoh, kam pasur rast të vishem me rroba islame dhe kam hyrë në xhami, në atë mexhlis ty të kam parë dhe prej asaj dite të mbaj në mend, andaj ti je vetë Hasani, i biri i Aliut.
Hasani ia priti dhe tha: Unë jam Zubeiri, të isha i biri i Aliut, do të isha trim, por ishalla ma jep Zoti trimërinë e Hasanit. Qafiri prapë po i thotë: Mos gënje se je vetë Hasani, prandaj duhet të ta presim kokën dhe t’ia dërgojmë padishahut, kemi shpërblim të madh.
Hasani iu tha: Trimat nuk luftojnë me një njeri-fakir... Komandanti i tyre, Zerka, pasi që i përcolli këto fjalë, tha: Ti qenke vetë Hasani! Prandaj, po ta qesim një trim të luftosh me të. Hasani iu tha: Qiteni, pasi keni vendosur të më mbysni, kurse mua ishalla ma jep Zoti fuqinë e Hasnit, birit të Aliut. Zerka e urdhëroi një trim, që quhej Amir, i cili posa doli në mejdan, i bëri turr Hasanit, e kapi dhe e rrëzoi për toke, pastaj i tha Zerkës: Tani është rendi yt! Amiri u ngrit, i bëri prapë turr, Hasani filloi të luftojë, ku bëri shumë lojëra lufte dhe ia këputi kokën. Zerka kur e pa, u çudit dhe i hyri frika, urdhëroi një tjetër të luftojë, kurse vetë iku. Hasani iu vu pas, e zuri dhe filloi të luftojë me të. Zerka e kishte një singi në dorë. Hasani me shpatë ia hoqi singinë, pas një kohe e mbyti. I mbetën gjashtë ushtarë, ku edhe këta iu vërsulën, por Hasani për një kohë të shkurtër i mbyti. Imam Hasani, pasi i mbyti, u kthye prapë te ai bariu, u ul për të pushuar dhe tha: I gjeta devetë që më humbën. Bariu mori vesh që i kishte mbytur ushtarët, ku njëri prej tyre ishte vëllai i tij, u ngrit dhe tinëz shkoi e lajmëroi padishahun. Padishahu urdhëroi ushtrinë që të përgatiten. Atë natë Hasani bujti në atë bend, ku edhe ëndërroi që po i thotë pejgamberi: O drita e syrit tim, e di që je i uritur dhe i vetmuar pa ndihmë, dhe ke rënë në hall, por mos u mërzit, se nesër Allahu do t’i dërgojë engjëjt e qiellit për ndihmë!
Të nesërmen imam Aliu r.a. e dërgoi një as’hab, Abdullah Ibën Jemenin, që t’i sillte ushqim dhe ta ndihmojë. Pasi erdhi Abdullah Jemeni, ia mbërrini padishahu me ushtri. Iu afrua dhe po e pyet Hasanin: Kush je ti që m’i mbyte ushtarët e mi? Hasani lëshoi një zë të madh saqë tërë ushtrisë u hyri frika dhe iu ranë për toke singitë dhe shpatat! Pastaj, iu tha: Unë jam Hasani, i biri i Ali Myrtezasë dhe Fatime Tezyrasë, dhe nipi i Muhamed Mustafasë, prandaj mua s’mundeni as të më prekni!... Hasani ishte me Abdullah Jemenin, kurse padishahu i kishte 1000 ushtarë. Padishahu i kërkoi Hasanit dyluftim dhe e urdhëroi një ushtar që quhej Surjan. Dolën në mejdan, ku Hasani menjëherë e mbyti atë ushtar. Padishahu u zemërua shumë dhe i urdhëroi ushtrisë që ta sulmojnë. Atëherë Hasani dhe Abdullah Jemeni, u bashkuan shpinë për shpine dhe filluan të luftojnë të dytë si luanë, dhe në atë çast zbritën engjëjt prej qiellit për ndihmë. Padishahu kur pa se humbi shumë ushtarë, e mbet me një grup ushtarësh, e ndali luftën dhe u dorëzua. Pasi i bëri lutje Hasanit, që ta ndërpresë luftën, e ftoi atë që së bashku të shkojë në kala. Në kala, padishahu i urdhëroi ushtrisë që të përgatitnin drekë, pastaj filluan të bisedojnë. Padishahu filloi që ta pyesë Hasanin: Ti qenke djali i Aliut? Po, u përgjigj Hasani. Mirë, po kush t’i mësoi këto lojëra të luftës, dhe si e more tërë këtë fuqi që aq shpejt m’i mbyte kaq shumë ushtarë?
Hasani iu përgjigj: Ju tregova se unë jam Hasani i biri i Aliut, që është mësuesi ynë, kurse gjyshi im është profeti, i dërguari i Perëndisë, prandaj neve na ndihmon Zoti ynë dhe i gjithësisë. Dhe vazhdoi: Ju i besoni këtij idhulli që ju vetë e keni punuar, por ai gur lehtë mund të thyhet. Në atë çast imam Hasani shkoi dhe me shpatë e bëri copë e grimë atë statujë dhe u kthye e po i thotë: Zoti juaj u zhduk! Ju keni besuar kot, prandaj ejani në besim të vërtetë, i cili do të ju ndihmojë dhe do të jeni të shpëtuar në këtë botë dhe në atë botë!... Padishahu po i dëgjon të gjitha fjalët, pastaj e pyeti Hasanin:
Nëse unë pranoj fenë tuaj dhe bëhem mysliman, a do të m’i mësosh këto lojëra të luftës? Po, u përgjigj Hasani, do të bëhesh trim i fortë dhe prapë do të jesh padishah në këtë kala. Padishahu u gëzua pasi që Hasani nuk po e mbyt, por prapë po e lë të rrojë si padishah në kala; i tha Hasanit: Të lutem më prano në fenë tuaj. Hasani bëri dua dhe me shehadet e salavat, që i çoi profetit dhe të atit, Aliut, dhe me texhbir e bëri mysliman padishahun si dhe ushtarët që kishin mbetur - 560 vetë.
Pastaj, padishahu i ndali 3 ditë dhe iu bëri shumë nder.
Në ditën e katërt, padishahu mori tërë pasurinë që pat dhe ia dhuroi Hasanit. Hasani, një sasi të pasurisë iu la dhe iu tha: Duhet ta ndërtoni një xhami për të falur namaz, gjyshi im do t’ua sjell një dijetar nga Medina, që t’jua mësoj parimet islame. Pasurinë, që ia dha padishahu, Hasani e mori dhe me Abdullah Jemenin, u ndanë nga padishahu me përshëndetjen islame morën rrugën për në Medine. Kur ia mbërritën te profeti, u përqafuan, pastaj u ulën të bisedojnë. Hasani filloi po i tregon ngjarjen me rend dhe ia dha pasurinë që kishte marrë. Profeti u gëzua dhe i bekoi Hasanin dhe Abdullah Jemenin: “PAQJA DHE MËSHIRA E ZOTIT QOFTË MBI JU!”

MARTESA E HZ. IMAM ALIUT ME hz. FATIMEN – BIJËN E hz. MUHAMEDIT a. s.


Kjo martesë ka ndodhur në vitin e II-të, sipas hixhrit, në muajin Rexhep. Kjo ngjarje e kësaj martese transmetohet supas sheh Abdurrahman Xyzi, nga libri i tij “Safve-tul Safve”. Rrëfen Ymy Selemja, shoqja e hz. Muhamedit a.s. dhe Sylejman Faresiu r.a. njëri nga as’habët e profetit.
Fatimja r.a. pasi që u rrit dhe hyri në bylyk, shumë as’habë të profetit dhe pasanikë nga qyteti Medine i bënë kërkesë Muhamedit për martesë me bijën e tij, Fatimen, por profeti gjithnjë refuzonte me fjalët: “Pres urdhrin e Allahu”. Pat edhe të tillë, të cilët erdhën te profeti dhe i ofruan pasuri dhe para për të marrë Fatimen për grua, por profeti ofendohej prej njerëzve të tillë.
Në një rast, një as’hab, i cili ishte i pasur, i ofroi pasurinë profetit për vajzën e tij. Profeti reagoi ashpër: A mendon se unë jam adhurues i parave dhe pasurisë? Më mburresh me pasurinë tënde dhe do të më ngarkosh një martesë me para!
Për martesën e Fatimes dhe të Aliut, paqja qoftë me ta! ka shumë transmetime dhe libra të shkruara, si nga ana e shiitëve, ashtu edhe nga ana e sunitëve. Pra, siç e cekëm më parë, vajzën e profetit e kërkonin shumë as’habë e të tjerë për martesë, por mes tyre Allahu xh.sh. e zgjodhi Ali B. Ebu Talibin për bashkëshort të Fatimes, bijës së profetit.
Një ditë në xhami, pasi e falën namazin e drekës, u ulën. Pejgamberi ua mbajti një ligjëratë, pastaj filluan bisedën mes veti, ku edhe u hap biseda për Fatimen, ku ishin mes tjerësh: Ebu Bekri r.a., Omeri r.a., Sadi Ibën Mu-azi e tjerë. Pejgamberi a.s. tha: Ju kam thënë se fatin e saj do ta vendosë vetë Perëndia, dhe unë po e pres nga i madhërishmi një lajm për Fatimen, dhe vazhdoi: Por unë mendoj dhe besoj, se do të ketë kurorë me Ali B. Ebu Talibin, dhe shtoi: Këtë kurorë Perëndia e ka vendosur kur akoma nuk ka pasur njeri të krijuar në sipërfaqen e tokës!
Ebu Bekri r.a. i dëgjoi këto fjalë, i tha Omerit dhe Sadit: Çohuni po shkojmë tek Aliu, po e vizitojmë dhe po ia hapim këtë bisedë, e nëse ngushtohet, për shkak të kushteve ekonomike, ne do t’i ofrojmë ndihmë. Sadi Ibën Mu-azi tha: O Ebu Bekir, ti gjithnjë ke bërë mirë, edhe ne kemi për të të përkrahur për t’i ofruar ndihmë. U ngritën dhe shkuan tek Aliu. Rrugës duke ecur, e takuan Aliun i cili e kishte devenë të ngarkuar me hurma, pasi u përshëndetën me selam, u ulën të bisedojnë. Ebu Bekri e hapi bisedën me këto fjalë:
O Ali, Perëndia të ka ngritur në një shkallë të lartë, saqë askush nuk mund të të arrijë, do të të gëzojmë me një lajm të mirë nga Perëndia, siç na njoftoi profeti. Aliu u përgjigj: Çfarë të vjen nga Perëndia, mirë se vjen! Të shumtë e kërkojnë Fatimen, por askujt nuk iu afrua kjo ofertë. Siç dëgjuam nga profeti, Fatimja do të jetë fati yt, prandaj pse s’po shkon te profeti ta lypësh Fatimen? Aliu kur i dëgjoi këto fjalë, ra mazunë, dhe filluan t’i rrjedhin lotët për faqe. Atëherë tha: O Ebu Bekir, ti tepër më zemërove, saqë edhe zemrën ma kalle. Shih: Posa Allahut xh.sh. dhe profetit, kushdo qoftë dhe sidoqoftë, s’do të mund të përzihej në këtë punë, por mua më brengos gjendja ime ekonomike... Ebu Bekri tha: O Ali, pasuria e kësaj bote s’është asgjë, e skamja nuk të pengon për këtë punë, por shko e lype Fatimen e mos u mërzit. Pas kësaj bisede, u ndanë. Aliu e mori devenë dhe shkoi drejt te profeti i cili gjendej në shtëpinë e njërës grua, Ymy Selemes. Trokiti në derë, Ymy Selemja doli e po pyet: Kush është në derë? Aliu iu përgjigj: Hape derën, është ai që e do Zotin dhe profetin dhe ata më donë mua! Ymy Selemja, u kthye dhe e pyeti profetin: Kush mund të jetë te dera që i thotë këto fjalë? “Unë, tha, jam ai që e dua Zotin dhe profetin dhe ata më donë mua”! Profeti u përgjigj: “ Ai është vëllai im, Aliu”.
Tregon Ymy Selemja: Vrap shkova te dera, e hapa derën, i thashë: Urdhëro, o Ali! Ai e kishte ulur kokën, nuk po flet, dhe priti gjersa unë u largova, hyra në dhomën time; atëherë hyri drejt në dhomën e profetit, ku pas tij hyra për të shërbyer, ku edhe i dëgjova se çfarë bisedonin:
Aliu kur hyri brenda, përshëndeti: “E sselamu alejke ja resul-ullah ve berekatuhu”. Pejgamberi u përgjigj: “Ve ualejke selam ve rahmetullahi ve berekatuhu” dhe e ofroi afër veti. Aliu u afrua, u ul pranë tij, e uli kokën, dhe po rri mazunë, nuk po flet. Pejgamberi filloi e po e pyet Aliun: O Ali, çfarë ke që e ke ulur kokën, po rri mazunë, e s’po flet? A mos ke myradë, e ke turp që s’po e ngrit kokën? Fol, se qëllimi yt është me vend. Aliu filloi e po i flet këto fjalë: O i dërguari i Zotit, unë nënën dhe babanë t’i dhashë të bëhen flijim (kurban), nëna dhe babai, mua më dorëzuan tek ti qysh nga fëmijëria për të më edukuar në frymën islame. Ti më edukove dhe m’i mësove të gjitha parimet islame, më mësove zahirenë dhe batininë (atë të dukshmen dhe të fshehtën), që askush nuk i di, nuk më la në rrugë të mbrapshtë, por ma mësove rrugën e drejtë; pra, ti je mësuesi im më i mirë. Prandaj, tani kam rënë mazunë, ndjeva që disa afrojnë kërkesa për Fatimen, kurse Ebu Bekri, Osmani, Sadi më lajmëruan që Fatimja është fati im, prandaj me keqardhje vendosa që të vij e ta lyp Fatimen.
Ymy Selemja thotë: Profeti i buzëqeshur tha: O Ali, pasi ti po e lyp Fatimen dhe dëshiron të martohesh me të, a ke rroba e të tjera gjëra që nevojiten për martesë? Aliu iu përgjigj: O resulullah, si ti që m’i di hallet e mia, askush nuk m’i di; unë përveç Zylfiqarit (shpatës) dhe devesë asgjë s’kam. O Ali, Zylfiqari na bën nevojë për luftë, deveja për të hipur, kurse për xhyben që e ke, do të flasim më vonë, dhe vazhdoi profeti me këto fjalë:
O ALI KE MYZHDE!
Para se të vish tek unë, u ngrit në qiell një engjëll, më lajmëroi për këtë rast, që Fatimja të lidhë kurorë me ty! Ai engjëll kish shumë lloje fizionomish – pamjesh, më tha: Jam një engjëll, nën ata të mëdhenjtë, gjendem në qiell, dhe quhem Sutail; mua më urdhëruan që ta sjell këtë lajm! Pasi të kthehem unë, menjëherë do të vijë engjëlli i madh, i dashuri, vëllai yt, Xhibrili, e do të ju lajmërojë më gjerësisht. Posa e kreu bisedën ky engjëll, zbriti Xhibrili a.s., dorëzoi një copë pëlhurë nga mëndafshi me dy rreshta të shkruar me ar, e kishte marrë nga xheneti! E pyeta: Në këta dy rreshta çfarë po shkruan? Xhibrili m’u përgjigj: “Allahu lajmëron që Fatimja të bëjë kurorëzim me Ali Ibni Talibin, dhe të urdhëroi kështu të veprosh!” Pastaj vazhdoi: Do të jetë e zbukuruar me rroba nga xheneti, të gjitha hyritë në xhenet kanë marrë urdhër që të përgatitin qejzin për Fatimen. Në qiell, në të katërtin kat, Bejti-Mamur, të gjithë engjëjt dhe pejgamberët janë tubuar, është vendosur një mimber prej nuri, në këtë mimber profeti hz. Ademi a.s. mbajti një hutbe, pastaj një melek nga Bejti-Mamur mbajti hutben me një zë të lartë, dhe të rreptë, pra këto hutbe ia kushtuan Aliut dhe Fatimes, ku edhe ia bënë kurorën! Pastaj u shpërndanë, kurse mua më urdhëruan që t’i shkruaj këta dy rreshta, dhe nënshkroi engjëlli që gjendej në derë të xhenetit, Ridvani a. s. Prandaj këtë urdhëresë ta solla ty, o i dashuri i Perëndisë!
Dhe në fund po të gëzoj me një lajm: Perëndia do të të jap dy nipa që do të dallohen nga të tjerët dhe do të bëheni një familje më e përsosura... Pasi që m’i tha këto fjalë, Xhibrili u ngrit në qiell; në atë moment ti ia mbërrite te dera. Prandaj, çohu, o Ali, lajmëroji Bilalit, t’i lajmërojë popullit të vijë në xhami!
Bilall Habeshiu i lajmëroi të gjithë myslimanët. Pas një kohe të gjithë u bashkuan në xhami. Profeti ia mbërrini pas tyre, hipi në mimber, shumë i gëzuar dhe i buzëqeshur.
Së pari falënderoi Allahun xh.sh. Pastaj tha: Hej, vëllezër myslimanë, më lajmëroi vëllai im Xhibrili: Allahu urdhëroi të gjithë engjëjt dhe pejgamberët të tubohen në qiell Bej-ti Ma-mur, ku mbajtën hutben, e ku edhe bënë kurorëzimin (niçahin) e Fatmies me Ali Ibni Talibin. Kurse mua më urdhëruan që ta bëj këtu me ju së bashku këtë niçah dhe ju të jeni prezentë! Pastaj e thirri Aliun dhe, kur u ofrua, e pyeti: O Ali, a je razi? Po, u përgjigj. Atëherë hip në mimber, mbaje një hutbe! Së pari falënderoi Allahun xh.sh., dha salavat mbi profetin, pastaj vazhdoi me këto fjalë: Falënderimi qoftë mbi Allahun që vendosi unë të martohem me Fatimen, “morali i saj është mbulesa ime”. Unë jam i pëlqimit, po ju vëllezër a jeni razi? Të gjithë njëzëri thanë: Po, o Ali, edhe ne jemi razi! Profeti bëri duanë e niçahut dhe të gjithë ia uruan niçahun Aliut!
Pastaj të gjithë u shpërndanë, shkuan nëpër shtëpitë e veta, pejgamberi e mori Aliun, së bashku shkuan në shtëpi, e uli afër dhe i tha: O Ali, dil në qytet dhe shite xhyben, kurse të hollat m’i sjell mua. Aliu doli në qytet, ku u takua me Osmanin r.a. dhe i tha: Osman, më duhen të hollat, a po e blen xhyben time? Osmani i tha po dhe ia dha të hollat: 480 derhemë, e mori xhyben në dorë e po i thotë: O Ali, tani kjo xhybe a është imja? Po, u përgjigj Aliu. O Ali, kjo xhybe është për ty, dhe s’është për mua. Pra, unë do ta jap ty hedie (dhuratë). Aliu e falënderoi për këtë mirësi, mori xhyben, e veshi dhe u kthye tek pejgamberi, ia tregoi rastin; profeti bëri dua për osmanin r.a. pastaj disa nga të hollat ia mori, dhe ia dha Ebu Bekirit e i tha: Dil e blej diçka qejz për Fatimen dhe me vete merre Selmanin e Bilallin që të ndihmojnë për të bartur.
Ebu Bekri thotë: Kur dola jashtë, i numërova: 360 derhemë ishin që m’i dha profeti. Bleva një dyshek plot me lesh të mbushur, një jastëk të mbushur me gjethe të hurmës me erë të mirë, pastaj i bleva disa enë nga balta për gjellë dhe ia solla profetit.
Profetit filluan t’i rrjedhin lotët në sy, dhe bëri dua: O Zot, nga enët e baltës jepju bereqet këtij çifti bashkëshortot! Të hollat që i mbetën ia dha Ymy Selemes që t’ia jepte Aliut. Aliu, thotë, me këto të holla një muaj jam bërë idare. Ymy Selemja thotë: Mua asgjë nuk më tha për martesën e Fatimes, pos që e dëgjova profetin duke i thënë të bijës:
“Ti do të jesh grua më e mira ndër gra, kurse në jetën e amshuar do të jesh zonjë e të gjitha grave”, dhe e dëgjova duke ia lavdëruar Aliun.
Pasi u bë një muaj, Ukajli,vëllai i Aliut, i thotë Aliut: Martesa jote është edhe për mua miradë, tani është më mirë të vish me mua, të shkojmë së bashku te pejgamberi, dhe ta bëjmë një bisedë rreth kësaj martese. Aliu, prej asaj dite nuk kishte shkuar fare te profeti, ngase turpërohej. Me këto fjalë të vëllait u bë razi dhe u nis te profeti. Në krye të rrugës u ndal, kurse të vëllait i tha: Shko tani ti, unë po pres këtu. Ukajli, kur ia mbërrini te shtëpia e Ymy Selemes, ku edhe gjendej profeti, në derë hasi në një shërbëtore të profetit, që quhej Ymy Ejma.
Ymy Ejma nuk dinte fare për këtë rast e as gratë tjera të profetit, pos Ymy Selemja, e cila kishte shfrytëzuar rastin që të dëgjonte bisedën e profetit me Aliun; pra, profeti nuk e bëri për të madhe këtë punë, duke ua shpallur grave, sepse të gjitha ato gra, edhe pse ishin të ndershme, asnjëra nuk ishte nëna e Fatimes.
Nëna e Fatimes ishte – zonja, hz. Hatixheja, e cila kur kishte kaluar në atë jetë, Fatimen e kishte lënë fëmijë. Prandaj, gratë tjera do të shtrëngoheshin si ta përgatitnin Fatimen; pra, kjo arsye ishte e profetit që të mos i brengoste gratë për këtë punë. Siç e cekëm më lart, Ymy Ejma nuk dinte për këtë punë, kur i dëgjoi fjalët e Ukajlit, u çudit dhe tha: Ne nuk dimë fare për këtë punë, e ti po vjen ta lypësh Fatimen! Si ke mundur të vjen për këtë punë, kur për martesën e Fatimes së pari duhet të vendosë Profeti e të pyetet Fatimja, kurse ne duhet të përgatitemi për martesën e saj, atëherë ju dërgojmë një ftesë që të vini...
Por një moment prit! Po hyj e po pyes, pastaj të lajmëroj. Ymy Ejma vrap shkoi në dhomën e Ymy Selemes, ia tregoi rastin, dhe së bashku shkuan në dhomën e zonjës Ajshe, ku i treguan edhe asaj dhe së bashku filluan të bisedojnë, ku mes tjerash thanë: Po të ishte gjallë nëna e saj, Hatixheja, më mirë do ta përgatiste vajzën e vet... gjatë kësaj bisede, profeti i dëgjoi këto fjalë, hyri brenda dhe tha: Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju! Kurse Hatixhenë Allahu e shpërbleu me xhenet dhe ia vuri një kurorë të artë mbi kokë. Dhe vazhdoi profeti me lot për faqe: Ajo ka qenë shumë femër e mençur, e ndershme, më e moralshme ndër të tjerat, ka qenë e pasur, saqë mua më pasuroi dhe më ngriti në një nivel më të lartë, ajo ishte më e para që më besoi për profet, të dërguar të Perëndisë, ajo ishte në gjendje që edhe jetën ta rrezikonte për mua. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të!
Dhe vazhdoi, tha: Ju aspak mos u mërzitni për këtë punë, sepse Allahu i madhërueshëm e ka vendosur martesën e Fatimes me Aliun dhe përgatitjen e saj, prandaj, thirreni Aliun! Ymy Ejma u përgjigj: Aliu është në krye të rrugës, kurse i vëllai i tij Ukajli, është duke pritur te dera. Ymy Ejma shkoi e e lajmëroi Ukajlin dhe i tha: Le të vijë Aliu! Ukajli dhe Aliu hynë brenda, kurse gratë shkuan nëpër dhomat e veta. Kur Aliu hyri brenda, profeti e afroi afër vetes dhe po e pyet:
O Ali, a je i pëlqimit të martohesh me Fatimen? Aliu siç e kishte ulur kokën, ngase turpërohej, e ngriti kokën dhe u përgjigj: O i dërguari i Perëndisë, çdo gjë që e vendos Perëndia, dhe çdo gjë që ti më urdhëron, unë e pranoj, prandaj unë jam razi... Ali, qejzin e Fatimes për nuse ia sollën hyritë nga xheneti, por çohu merri këto të holla, dil e blej pak hurma dhe pak yndyrë. Aliu i mori të hollat, doli në qytet, bleu pak hurma dhe pak yndyrë, ia solli pranë profetit, kushtuan 9 derhemë; profeti i tha: Ali, çohu e ma sill sofrën e lëkurës. Aliu ia solli sofrën.
Pprofeti e përvoli krahun e djathtë dhe në një enë nga balta i vuri hurmat, yndyrën dhe pak kos, ku të gjitha i përzeu, dhe nga këto tri gjëra bëri disa lloje gjellësh. Atëherë i tha Aliut: Dil në qytet, thirr, kush është, le të vijë! Aliu, kur doli në qytet, pa shumë popull, u kthye dhe tha: O Resulullah, ka shumë popull! Profeti i tha: O Ali, thirri, dhe ndaji nga 10 vetë, ashtu që të gjithë të ushqehen. Aliu ashtu dhe bëri, i thirri të gjithë dhe nga 10 i fuste brenda. Nga ky ushqim që vetë profeti i madhërueshëm e përgatiti, hëngrën të gjithë sa deshën, pra u ushqyen 700 vetë, kurse gratë në dhomën e tyre këndonin, vallëzonin sipas traditave të atëhershme, dhe kjo ceremoni iu kushtua Fatimes.
Thuhet se disa gra, por kishte edhe meshkujt, qanin që nuk ishte gjallë e ëma e Fatimes, Hatixheja.
Hz. Fatimja tani duhej të shkonte në shtëpinë e burrit.
Babai i saj ia dha mësimin e fundit, si shumë mësime para këtij, të cilat ishin të ngjashme.
Porositë e fundit që ia bëri babai Fatimes para se të shkonte në shtëpinë e fundit ishin:
“Bija ime, mos ua vërë veshin fjalëve, që të frikësojnë nga varfëria e burrit tënd. varfëria për të tjerët është përkulje, por për profetin dhe familjen e tij është shkak për krenari dhe nder”.
“Bija ime, babai yt, po ë kishte dashur, do të ishte pronar i tërë pasurisë botërore, por ai e zgjodhi kënaqësinë e Allahut”.
“Bija ime, po të të tregoja për botën – atë që unë e njoh – kjo botë në sytë e tu do të ishte e shëmtuar”.
“Unë në martesën tënde nuk tregova vrazhdësi, unë të martova me më të mirin nga familja ime. Burri yt është i madhëruar në këtë botë dhe në botën tjetër”.
Pasi gratë e profetit e përgatitën nusen, profeti e ftoi Aliun dhe e afroi në krahun e djathtë të tij, kurs Fatimen në krahun e majtë. Mandej, i puthi që të dy në ballë dhe ia mori dorën nuses, e ia lëshoi në grushtin e dhëndrit, dhe atij i tha: Fatimja është gruaja më e mirë ndër gra. Mandej iu drejtua nuses, i tha: O bija ime e dashur, unë të martova me më të diturin në mesin e njerëzve, dhe më të ndershmin prej tjerëve. Doli nga dhoma dhe u lut për të dy bashkëshortët. Në lutjen e tij, mes tjerash, tha: O Zot, këta të dy dhe brezin e tyre bëri të pastër!
“Unë jam miku i miqve të tyre dhe armiku i armiqve të tyre”.
Transmetohet: Imam Aliu tregon: Në të katërtën ditë vjen profeti disi i përmalluar, ulet në mes nesh, ku edhe na përqafoi të dytë, pastaj më tha: O Ali, çohu ma sill pak ujë! U ngrita, ia solla ujin. Ujit i lexoi disa ajete nga Kur’ani dhe – pije! – tha dhe sillma mua. E piva pak, uji që mbeti, ia dhashë. Ai me atë ujë që mbeti më stërpiku në kokë dhe në gjoks, pastaj prapë tha: Ma sjell pak ujë! I solla prapë ujë. Kështu njëjtë ia bëri edhe Fatimes; pastaj më urdhëroi të dal nga dhoma. Profeti filloi t’ia përkujtojë bijës së tij virtytet e Aliut. Fatimja iu përgjigj: Po, po të besoj, por diçka më mundon: Të gjitha gratë nga kurejshët po flasin: E ke marrë burrin të varfër!
Shi Fatime! Bija ime! Babai yt dhe burri yt nuk janë të varfër, tërë pasuria që gjendet në qiell dhe në sipërfaqe të tokës është jona, por ne s’kemi pranuar, pasuria e asaj bote është më e vlefshme.
Burri yt, Aliu, është trim, prijës i çdo lufte, i dalluar në çdo aspekt fetar, më i pari në islam. Nga ju të dytë do të falë Allahu dy djem të dalluar në mesin e të tjerëve, që ne së bashku – të pestët – EHLIBEJTI – perëndia do të na ngritë në një gradë më të lartë, prandaj mos ua vërë veshin atyre grave. Ato kanë për qëllim që ta ulin vlerën tënde, të babait tënd dhe burrit, prandaj Fatime, bija ime, mos ia kthe urdhrin burrit tënd, mbaja nderin...
Profeti, pasi që e këshilloi të bijën e vet, Fatimen, e thirri Aliun dhe e uli afër, i tha: Ali, mos ia vërë veshin Fatimes, sepse është ende e re dhe mund të gabojë. Ki mëshirë pak sepse ajo është copë e zemrës sime. Kur atë e brengos, mua më mundon. Në mes të këtyre fjalëve, ndërhyri Fatimja dhe tha: Baba, mos u mërzit, se çdo gjë do të jetë në vend, por gjithë ajo që e ngrit Aliun, le të tregohet jashtë pragut të shtëpisë, kurse unë nga pragu i shtëpisë brenda. Prandaj, ma sjell mua një shërbëtore, për të kam nevojë. Profeti tha: O bija ime, shërbëtore do të kesh, por tani po ta lë amanet, çdo ditë të përsërisësh: 33 herë - Subhanallah; 33 herë - Elhamdulillah; 33 herë - Allahu Egber; pastaj një herë: La i lahe ilallahu vahdehu la sherikele. Lehul-mulku velehul hamdu ve huve ala kuli shejin kadir. Në ditën e gjykimit do të peshojë shumë rëndë ky ibadet, pastaj u nda i gëzuar dhe iu dëshiroi paqe dhe mëshirë nga Perëndia. Transmetohet se shumë mirë kanë kaluar, e asgjë s’ka vepruar pa leje të burrit. Edukata dhe sjellja e saj dallohej nga gratë tjera.
Me Aliun patën fëmijë: Hasanin, Hysenin, Zejneben, Ymy Gjylsymen, Rukien, Muhsinin - që të gjithë ymërshkurtër, pos Hasanit dhe Hysenit, të bekuar nga Perëndia, që gjithnjë janë në zemrat tona.
Transmetohet nga Aliu, Ymy Selemja dhe nga Ajshja tr.a.:
Pas një kohe Fatimja i thotë babait të vet: O babai im i dashur, mua të gjitha gratë më quajnë zonja Fatime. Ti më premtove ase edhe në atë botë do të jem zonjë e të gjitha grave. Tani unë dua një argument – shkresë nga Perëndia. Profeti iu përgjigj: Po, Fatime, së shpejti do ta sjell Perëndia. Atëherë profeti bëri lutje te zoti i madhëruar, ku pas pak çastesh zbret Xhibrili a.s, ia sjell një copë nga mëndafshi i shkruar:
“Fatime Tezyhraja do të jetë zonjë e të gjitha grave, shefatxhi e grave në xhenet”.
Profeti ia dorëzoi Fatimes dhe i tha: Ke kujdes ta ruash në fund të arkës, kur të kalosh në atë botë, do ta kesh në dorë, ku edhe ashtu ndodhi.


O, MOR SHEH, OR BABA’ JONË

O mor sheh, or baba’ jonë,
S’e kam ditur, o me tamam.
Veç Serjani po më dëfton,
Se Aliu po na shpëton.

La-i-la-he il-allah, Muhamed resulullah
La-i-la-he il-allah, Ali yl veli ollah.

O bylbyl, o këngëtar,
Thirri ata që janë mbet n’arë;
S’po dinë rrugën kah me dalë,
Janë hutu’ n’teqe me ardhë.

Eni vllazën, n’rrethin tonë,
Eni n’dinë, eni n’iman;
Ehli-bejti asht tamam,
Kush e lyp-o ai e gjan.

Kush po hyn me temena,
Qaj myhyp që ka sevda;
S’a kollaj dervish m’u ba
Duhet gjumin haram me ba.


Hyseni po lufton
Jezidin ai p’e shëmton;
Zejnel Abidin ia ban
Ehli-bejtin ty po ta lamë.

Tarikati asht shumë i lehtë
Si një letër me shti n’xhep;
Vnoja menjen asht shumë i ranë
Si me ngranë çelik me dhambë.

“Shehabetja”
hu baba – Danë Hulusi
ujdisi këtë ilahi,
lutke pirin Rrufai
këta fakira qitmi n’dritë!

E punoi sheh Ramadani, rrufai, Prizren


BIOGRAFIA

U lind me 6.5.1956 në Manastiricë të Prizrenit.
Rrjedh nga një familje bujare myslimane.
Nga viti 1961 jeton në Prizren, ku punon dhe vepron.
Para 15 vjetësh u emërua sheh, në tarikatin rrufai, nga haxhi Sheh Et-hemi nga Prizreni.
Nga viti 1995 është veqil në Meshihatin e haxhi sheh Xhemajli Shehut, (kryetar i Meshihatrit B.R.D.I.A. për ish-jugosllavinë).
Punon me hajmali qe 17 vjet radhazi, sipas KUR’ANIT dhe shëron shumë sëmundje të ndrydhme, kryesisht ato të natyrës psikike, respektivisht sëmundjet që burojnë nga ndikimet e magjisë së zezë dhe sulmet e xhinëve.
Është një fakt interesant tek ky sheh se, siç pohon ai, nga besimi i madh në Perëndinë, në profetin Muhamed dhe në familjen e tij (EHLIBEJTIN), Perëndia ia mundësoi që librin e shenjtë, KUR’ANIN e madhërueshëm të arrijë ta lexojë e ta shijojë, si dhe të shkruajë në gjuhën arabe për vetëm 10 ditë!
Sheh Ramadani është një alevi që merret edhe me Sheriat, edhe me Tarikat. Sepse, siç thotë ai: “Sheriati dhe Tarikati janë dy gjëra që preferohet të jenë të përbashkëta; e se mungesa e cilësdo prej tyre, do të bënte të pafuqishme edhe tjetrën. Do të mund të thuhej se Sheriati dhe Tarikati janë si mishi me ashtin, të pandashëm, të përbashkët, një lidhje e domosdoshme, njëra pa tjetrën nuk bën”.
Teqja e tij ndodhet në rrugën D. Asllani nr. 281, në Prizren.


(H.H.B.)