puni
 
 



Kush është Ehli Bejti ?



 

Të gjithë myslimanët janë të një mendimi se një komision prej dijëtarëve jahudi dhe Priftërinj të e Naxhranit shkuan tek Profet Muhamedi (sa). Profeti i ftoi që të grumbullojmë tërë familjet tona dhe tuajat në një vend dhe të lusim Allahun që ta mallkoi gënjeshtarin. Allahu (xhsh) e zbriti këtë ajet duke thënë: {E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait) pasi të është e ditur e vërteta ti thuaj: «E jani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj grate tona dhe grate tuaja, vetat tona dhe vetat tuaja, mandej sinqerisht të lutemi për mallikim dhe mallkimin nga ana e Allahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve}. (Ali Imran 61).

Kur zbardhi dita ata erdhën tek Profeti dhe me Të ishin Ali ibën Ebi Talibi, Fatimeja, Hasani dhe Hysejni.

Krishterët thanë : Cilët janë këta?

Profeti (sa) tha : Ky është djali I xhaxhait tim dhe trashëgimtari im, kjo është bija ime Fatimeja, dhe këto të dy (Hasani dhe Hysejni) janë fëmijët e mi.

Komentimi I ajetit në thënien bijtë tanë është (Hasani dhe Hysejni) (alejhima selam) dhe gratë tona (Fatimeja) dhe vetat tona (Ali ibën Ebi Talib).

Pastaj Profeti (sa) tha : O Zoti im këto janë Ehli Bejti (Familja ime).

Pastaj i tha Aliut: Ti je tek unë ashtu siç ka qenë Haruni tek Musai me përjashtim se nuk ka Profet mbas meje.

Pra Ehli Bejti janë : Aliu, Fatimeja Hasani, Hysejni.