puni
 
 




 

Për më shumë informacione rreth intervistës me

Haxhi sheh Ramadanin

klikoni në linkun e më pohtëm për shkarkimin
komplet të kesaj interviste

 

shkarko

Kurse intervistën e dhënë me shkrim e keni në vazhdim

 

Qershor, 2005 Intervistoi: Prof. Hasan HAMËZBALAJ


Intervistë ekskluzive me Haxhi sheh Ramadan Goranin, shërues i magjisë së zezë, njëri nga shëruesit më të shquar alternativ të shumë sëmundjeve në regjionin e Prizrenit. Ne emër të Allahut, Mëshiruesit Mëshirplotit. Lavdia i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbështetje te Zoti xh.u., nga të këqijat e shpirtit dhe të veprave tona. Atë, të cilin e udhëzon Allahu, s’ka kush e humb, dhe, atë të cilin e humb, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka të adhuruar përveç Allahut, i cili është një i vetëm, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i tij. Së pari po ju përshëndes me përshëndetjen Isalame:ESSELAMUNALEJKUM VE RAHMETULLAHI VE BEREKJATUHU! PAQJA DHE SHPËTIMI I ZOTIT QOFTË MBI JU!Ajo që më shtyri ta jap këtë intervistë dhe ta përgatis në formën e një broshure të shkurtër, me karakter informativ dhe sqarues për magjinë e zezë, janë pyetjet e shumta që më janë drejtuar nga shumica e njerëzve pa dallim klase shoqërore. Tek njerëzit është përzier kuptimi i akides,BESIMITtëshëndoshë nga ndikimi i njerëzve që flasin apo punojnë në këtë lëmë alternative pa qenë të përgatitur apo të sprovuar që të kenë besim se çfarë mund të ndodhë në jetën e përditshme, edhe pse, në një kuptim, çfarëdo që të ju ndodh, ndodh për të mirën tuaj; kam menduar që ky material të shërbejë si një broshurë për t’ua ndarë klientëve si vizitëkartë, dhe lexuesi apo lexuesja e nderuar, pasi ta lexojë, të mund të njihet vetë më materialin e t’i informojë edhe të tjerët, të cilët kanë nevojë për shërim apo zgjidhjen e ndonjë problemi familjar; prandaj, mirë do të ishte që këtë broshurë të shkurtër ta ruani në bibliotekën tuaj, për arsye se do të ju shërbejë për tërë jetën.


Pyetje: Kush është Haxhi sheh Ramadan Gorani? Një letërnjoftim i shkurtër.

Përgjigje: Unë jam HULUSI – Haxhi sheh RAMADANI, SHËRUES I MAGJISË SË ZEZË, NGA TARIKATI RRUFAI – NE TEQEN E RRUFAIVE NË PRIZREN.


Pyetje: Kur keni filluar të merreni me këtë lloj shërimi?

Përgjigje: Po; spontanisht kam menduar të merrem me këtë profesion alternativ, por nga besimi, devotshmëria, duke iu falënderuar All-llahut xh.u., Ai i cili kujtdo dhe çkado i jep, por atij të cilin e do i jep: mençuri, edukatë dhe dituri – hadisi sherif. Në muajin e shenjtë të Ramazanit, i cili është muaj i shenjtë për gjithë ymetin islam të mbarë botës, për mua ky muaj ka qenë dhe është dyfish i bekuar; meqë, në muajin Ramazan, ma mundësoi hiç më shumë se për dhjetë ditë, shkrim-leximin e Kur’anit famëlartë. Natyrisht, duke patur besim në Allahun xh.u., në profetin a.s. e në familjen e tij, në bazë të ushtrimeve të ndryshme të germave të alfabetit arab, të lutjeve të ndryshme që i bëja gjatë netëve të ramazanit (atëherë e sot), si dhe nga dhembja e përhershme për popullin, Allahu xh.u. ma dha frymëzimin që unë t’i përvilem punës në leximin e qitapeve të ndryshme për shërimin alternativ të sëmundjeve të caktuara. Tani merrem me literaturë mjaft të gjerë, i pashmangshëm në kushtet dhe parimet islame si dhe në ehlibejtin e resulallahut s.a.v.s. Kështu u bënë 19 vjet me radhë që vazhdimisht merrem me shërimin e njerëzve. Dhe, deri më sot, falënderimi i qoftë Allahut xh. u., në njëfarë mëmyre nuk ka munguar suksesi dhe populli ka qenë i kënaqur.


Pyetje: Haxhi sheh Ramadan, a mund të na thoni se cilat sëmundje i shëroni?

Përgjigje: Unë kam dëshirë që të mos më keqkuptoni, por konsideroj se jam i detyruar që t’i përdor të dy gjuhët – atë më të thjeshtën dhe atë pak më të ngritur, që sa më për së afërmi të më kuptojë lexuesi, edhe pse unë jam një sheh modest dhe nuk e kam për qëllim të shes mend, por e kam për qëllim ta njoftoj lexuesin, çka në të vërtetë është dhe kujt i takon ky profesion absolutisht religjioz si dhe ç’janë problemet e kësaj natyre. Po, Kur’ani është ilaç, dhe me anë të kësaj interviste, si edhe në intervistat tjera që kam dhënë, dëshiroj që këtë herë të jap sqarim për shërimin nga Kur’ani. Së pari po e marrim ajetin kuranor 82, te surja ISRA, dhe suren JONUS, ajeti –57. Në hermetikën kuranore gjatë komentimit të ajetit në fjalë, disa dijetarë myslimanë thonë se Kur’ani është ilaç i plotë për krejt sëmundjet fizike dhe shpirtërore të kësaj bote dhe të botës së amshuar, mirëpo secili nuk është kompetent as i aftësuar për të shëruar me Kur’anin famëlartë. Por, në qoftë se shëruesi gjen formulën e shërimit, duke e vënë Kur’anin përballë sëmundjes, me bindje të fortë, të sinqertë në efikasitetin e tij, duke përmbushur kushtet për shërim, atëherë, nuk ka sëmundje që mund t’i përballojë. Prandaj, fatkeqësisht, tek ne shumica merren me këtë lami duke mos ditur që ata bien ndesh me islamin dhe hyjnë në grupin e mëkatarëve të mëdhenj dhe bëjnë shirk vetëm e vetëm për përfimin e të hollave. Ta zëmë, bëjnë mashtrime të ndryshme, shkruajnë hajmali, bëjnë shkronja, vija apo figura të ndryshme, gjë që s’kanë të bëjnë as me germat shqipe, dinë mirë të flasin, mjeshtërojnë me gojë, dhe këtë e kanë ushtruar mirë sa për ta bindur hallexhiun... Mjerë këta sharlatanë, që s’e dinë se çfarë dënimi i pret nga Allahu i madhërueshëm, dhe mjerë hallexhinjtë të cilët i shtyn nevoja, dhe shkojnë tek këta të lypin shërim! Madje, ata iu kërkojnë një shumë të madhe të hollash!

Pyetje: Haxhi sheh Ramadan, disa që punojnë në këtë lami shkruajnë dhe thonë “kam qenë shumë kohë i sëmurë, ndaj tani më është dhënë ta punoj këtë profesion...” apo tjetri: “njëherë kam vdekur, pastaj prapë jam ringjallur, prandaj mua më është dhënë ta punoj këtë punë...” apo: “unë kam pa ëndërr dhe nëpërmjet ëndrrës më është dhënë shkrimi që të punoj...” apo: “unë jam dervish a sheh...” apo: “mua ma ka lënë babai, mixha, shehu...” e tjerë. Ju lutem, a mund të sqaroni, pos të tjerësh, për këta tipa “shëruesish” që punojnë në këtë lami.

Përgjigje: Po, po filloj nga të parët - “të sëmurët”; të ju them të drejtën edhe unë kam qenë i sëmurë një kohë, madje i shtrirë në spital, por unë çdo momet kërkoja nga Allahu i madhërueshëm që të m’i falë mëkatet; natyrisht, si për mua, ashtu vlen edhe për të tjerët, nëse bëjmë mëkate. Ka ajet kuranor dhe shumë hadise ku dëshmohet se sëmundjet lajnë mëkatet e bëra, pastaj kërkohet falja e mëkateve, bëhet teuvbe nga Allahu xh.u., pastaj falet namaz dhe kërkohet kujdes që të mos përsëriten më ato mëkate. Po nëse ai mendon ta shfrytëzojë këtë rast e të merret me hajmali, ata e mashtrojnë vetveten. Allahu i madhërueshëm i sheh dhe di çdo gjë... (surja Bekare, ajeti 9). Të dytët të cilët “kanë vdekur” dhe prapë janë “ringjallur” – për këtë tip njeriu mendoj se nëse me të vërtetë ka vdekur dhe prapë është ngritur, atë do të duhej quajtur FANTAZMË – apo, si i quan populli LUGAT. Vërtet, bota jomateriale e xhinëve realisht ekziston. Unë jam ai i cili i njoh shumë mirë dhe i zhduk, madje kam njohuri në aspektin teorik, ashtu edhe përvojë në aspektin praktik. Vërtet kam pasur raste të ndryshme, prandaj do të thoja se këta persona gënjejnë, janë mashtrues të rrezikshëm, inshalla Allahu teala ua pranon teuben siç ua ka kthyer shpirtin atyre, dhe kthehen prapë në besim. Le ta dinë se këta farë sharlatanësh s’kanë iman, s’kanë frikë nga Allahu i madhërueshëm, nuk i përkasin asnjë feje apo religjioni, kurse në fenë Islame s’kanë punë fare. Grupi i tretë, që thonë se “nëpërmjet ëndrrave u është dhënë ta punojnë këtë profesion”, po iu them se edhe unë shumë herë kam ëndërruar udhtimin në Mekë, Medine, mirpo nuk them jam haxhi. Kështu mund të vazhdohet me të tjerët që shërimin e lidhin me dervish, sheh, hoxhë e të tjerë, të cilët merren me lëmin e shëruesve alternativë. Këta, që praktikisht të merren me shërimin e sëmundjeve, do të duhej të posedonin cilësitë vijuese: 1. Të kenë besim të drejtë, të pakontestueshëm, që e pason praktika me fjalë dhe vepra. 2. Të jenë definitivisht të bindur në të vërtetën hyjnore të Kur’anit kerim dhe në ndikimin e tij në xhinët e shejtanët. 3. Të njohin mësimet Islame që kanë të bëjnë me botën e fshehtë të xhinëve dhe shejtanëve, sepse me rastin e shërimit dhe të kontaktit me xhinët duhet patejtër të sjellin vendim, e kështu që mund të bëhen gabime katastrofale. 4. Ta njohin të drejtën Islame, mësimet, që t’i zbulojnë intrigat – mashtrimet e xhinëve, siç trasmetohet nga TEJMIES IBN rahmetullahi alejhi, i cili ka përjetuar një gjë të tillë. 5. Do të ishte mirë të jetë i martuar, në mënyrë që mundësia e tij për të gabuar të jetë më e vogël dhe të mos bijë në sprovë me femrat e sëmura të cilat ndodhen në gjendje transi dhe plotësisht të varura prej tij. 6. T’iu shmangen gabimeve, për arsye se gabimet i ndihmojnë shejtanit dhe i japin të drejtë që të mos dëgjojë, të mos nënshtrohet dhe të mbetet te personi i sëmurë. 7. T’i kryejë detryrat fetare dhe ibadetet me të cilat dobësohet ndikimi i shejtanit. 8. Të përkujtojë dhe të lavdojë Allahun e madhërueshëm, ashtu si është urdhëruar me synet në situata të ndyshme. 9. Të ketë njetin-qëllimin të drejtë dhe të pastër gjatë shërimit. 10. Të imunizohet dhe të mbrohet me dhikër të llojeve të veçanta të synetit, sa më tepër ta mposhtë shejtanin. 11. E në veçanti, të ketë leje – izë nga ALLAHU fuqiplotë, apo, në mënyrë indirekte, nëpërmjet personaliteteve të ngritura të Islamit. Ja, pra, këto janë cilësitë të cilat duhet t’i posedojë një shërues apo shëruese, pa marrë parasysh kush dhe çfarë është, nëse ia mësyn ta punojë këtë profesion, përndryshe, alternativë tjetër nuk ka, pos të jetë i shoqëruar e në bashkëpunim me xhinët... Atëherë, unë për këtë kam pak njohuri, dhe s’kam nevojë të jap sqarime për ta, meqë ata njerëz të cilët bashkëpunojnë me xhinët s’kanë të bëjnë asgjë me Islamin, madje as popullit s’i nevojiten këto sqarime.

Pyetje: Haxhi sheh Ramadan, ju thoni se shëroni me Kur’an dhe me synetin e profetit a.s. – po a jeni të vetëdijshëm se hoxhallarët, e madje edhe disa nga populli, i mohojnë këto gjëra dhe në njëfarë mënyre i quajnë “shirk”! A mund të na jepni sqarime plotësuese, pasi që edhe vetë e cekët termin shirk?

Përgjigje: Zotëri, kur është fjala tek hoxhallarët unë jam i vetëdijshëm se hoxhallarët janë të shkolluar – kanë kryer shkolla, medrese e fakultete... kështu që unë ndaj tyre kam respekt dhe i nderoj, por... megjithëse ata e njohin mirë Kur’anin, mund të them me plot gojën se nuk e njohin mirë këtë lami... Ata – hoxhallarët, nëse kanë kryer shkollën, medresenë apo fakultetin jashtë Kosovës, sidomos ne tokat arabe, s’do të thotë se edhe kanë mësuar të shkruajnë dhe të punojne me hajmali. Ky profesion alternativ i do kushet, siç u cekën më lart. Prandaj, hoxhallarët janë mësuesit e fesë, të xhematit, prijës të popullit islam... por, puna me hajmali është një sferë tjetër... E sa i përket termit “shirk” – hoxhallarët kanë të drejtë, nëse i mohojnë ata të cilët nuk punojnë me Kur’an dhe nuk i përmbahen synetit të profetit, e as që veprojnë sipas parimeve të fesë islame, kurse për ata të cilët punojnë me Kur’an dhe Synet, megjithëse janë një numër shumë i vogël, unë kam bindjen se s’ka arsye të pengohen në një punë të tillë. Kur është fjala për shirkun – unë nuk bëj shirk kurrsesi, madje unë punoj me leje – të dikujt, Allahu i madhërueshëm di më mirë për mua; kurse ata të cilët punojnë pa izën e Allahut xh.sh. apo nga personalitete të ngritura të fesë ISLAME, ata janë ndërmjetësues të vetëshpallur, shirkbërësit, kurse unë punoj me izë të dikujt, madje edhe qitapet janë të nxjerra nga ajetet e Kur’anit të madhrërueshëm dhe i përmbahem synetit të Muhamedit a. s., prandaj në asnjë mënyrë nuk bëj shirk. Po i citoj disa fjalë, siç i trasmeton dijetari i famshëm islam Taberani rahmetullahu alejhi, i cili thotë: çdo ilaç është ndërmjetësim, apo mjeku është ndërmjetësues, por shërues është ALLAHU i madhërueshëm Sa u përket pjesëtarëve të popullit, të cilët mohojnë këtë lami, po: kanë të drejtë ata të cilët nuk janë provuar me magjinë e zezë, s’i ka prekur syri i keq apo ndonjë xhin, dhe e dyta - janë lodhur me mashtrues të ndryshëm, nga premtimet e dhëna. Lexus të nderuar, sehiri, magjia e zezë ka ekzistuar edhe në kohët shumë të lashta, mund ta përmendim këtu Babilonin e lashtë. Në ajetet e veta, Kur’ani e përmend edhe sehirin e banorëve të Babilonit vettebeu ma tetlu shejatijne Kur’an 51-52, përkthimi nga Sherif Ahmeti, mirëpo në tefsirin e Ibën Kethirit rahmetullahu alejhi, ky ajet komentohet si vijon: shejtanët janë ngjitur në qiell duke zënë pritat për të përgjuar. Kanë dëgjuar bisedat e engjëjve për atë që do të ndodhë në tokë, në mesin e të vdekurve apo për disa fshehtësi dhe ndodhi të ardhshme; këto lajme pastaj ua përcillnin falltorëve e magjistarëve. Për hz. Musanë a.s. përmendet sesi ai në luftë kundër Faraonit, i cili ishte magjistari më i madh në atë kohë, hz. Musai a.s. e hodhi shkopin i cili u shndërrua në gjarpër dhe në atë moment i zhduki gjarpërinjtë e faraonit. Nga ky transmetim nënkuptojmë se sehiri është hak. Profetit alejhiselam, po ashtu, i është bërë sehir në qime të flokut të kokës e të mjekrës, të cilat robëresha e tij ua kishte dhënë çifutëve. Xhibrili a.s. e ka lajmëruar profetin a.s. për vendin e sehirit dhe ai e ka dërguar Aliun r. a., Amar ibn Jasirin dhe Zubejrin që ta nxirrnin dhe ta shkatërronin.Prandaj, sehiri ka ekzistuar në çdo kohë e edhe sot ende ekziston. Mund të theksoj se ata të cilët merren me magji, janë prej gjynahqarëve të mëdhenj, shpirtligj. Shumë hadithe trasmetohen: Magjia është gjynah i madh; të bësh magji është harami më i keq, i cili është më afër kufrit. Në hadithet sherif thuhet: ai që bën magji, i ka bërë shirk Allahut xh. u. Ai që shkon tek fallxhiu e magjistari dhe iu beson, nuk i pranohet namazi 40 ditë (Muslimi); kurse në Kur’anin famëlartë (s. maide 90) ALLAHU xh. u. i ndalon tri gjëra: bixhozin, fallin dhe alkoolin. Dhe, meqë e ceka se punoj me Ku’ranin dhe synetin e Pejgamberit a.s., më duhet të pohoj se nuk jam unë ai i cili e ka përpiluar Kur’anin dhe ajetet përkatëse për shërimin e sëmundjeve të magjisë së zezë, SARA-s (ograisja). Por, i kam qitapet e gatshme nga osmanishtja apo turqishtja, ajetet, pra, të nxjerra nga hermetika e Kur’anit famëlartë, me të cilët punoj.

Pyetje: Sa e njihni gjuhën osmanishte dhe turqishten?

Përgjigje: Sa i përket osmanishtes, e njoh vetëm sa për t’u shërbyer me qitapet e mia, me të cilat unë punoj, dhe kam mësuar ato që unë kam nevojë, kurse turqishten e njoh saqë mund të komunikoj me popull.

Pyetje: Zotëri, Haxhi sheh Ramadan, ju lutem – si ju, në të vërtetë, i shëroni këto sëmundje?! E shkruani hajmalinë dhe ia jepni pacientit, apo...?!

Përgjigje: Unë po i quaj hallexhinj – dertlinj të dy palët: të sëmurët dhe ata të cilët kanë probleme të ndryshme familjare, e të cilët nuk janë në gjendje t’i zgjidhin problemet e tyre, apo iu është imponuar të prekin ndonjë magji. Sidoqoftë, nga të dy palët unë së pari iu kërkoj atyre datëlindjen e plotë të saktë, meqë në bazë të datëlindjes e gjej shenjën e Horoskopit që ne e quajmë yll. Sipas yllit të atij personi, e gjej elementin e tij, ngjyrën, metalin i cili i mungon; p.sh.: hekuri, bakri etj. të cilët luajnë rol të madh te njeriu... Kështu që, në këtë mënyrë mund të di diagnozën e saktë të atij personi dhe në bazë të diagnozës mund ta bëj shërimin. Dhe, sikurse në medicinën zyrtare, ku mjekët ia preferojnë pacientit analizat – të gjakut, të urinës, sendimentacionin, EKG-në etj., po ashtu edhe unë pacientëve, në bazë të vetive dhe karakteristikave të dhëna nga Allahu i madhërueshëm, ua bëjmë analizat atyre (analizat shpirtërore); pastaj, shumë lehtë iu ndihmojmë në problemet e tyre. Për të dya palët – të sëmurët dhe hallexhinjtë tjerë – mua më mjafton datëlindja e plotë dhe e saktë dhe, përpos në raste specifike, duhet të jetë prezent pacienti vetë apo pala për të punuar më mirë, kurse në rastet jo aq me rëndësi, si p.sh. kur palët kanë njëfarë vesveseje, për ta mund të punoj edhe pa prezencën e tyre, mund të vijë dikush nga të afërmit, të familjes. Nëse i sëmuri ka problem me xhinin, madje edhe duhet t’ia nxjerr xhinin nga ai, natyrisht që duhet të jetë prezent vetë personi. Po qe se pala s’e ka datëlindjen e saktë apo për fat të keq prindi s’e ka regjistruar me kohë me rastin e lindjes, mund ta shëroj, por me vështirësi, dhe për një kohë më të gjatë. Te dya palët tek unë vijnë vetëm dy herë. Njëherë (e para herë) për t’i pastruar nga ajo që i ka prekur, kurse herën e dytë, për ta mbrojtur dhe këshilluar që në të ardhmen të mbrohet qoftë nga SARA – prekja nga xhinët, qoftë nga magjia e zezë, siç e cekëm më lart, vetëm në këtë mënyrë, vjen në shprehje shërimi i plotë. Pra, datëlindja e saktë, pastaj elementi i atij të sëmuri; p.sh.: zjarri apo uji, pastaj ajeti përkatës kur’anor, engjëlli i asaj dite, esma-ja e asaj dite, ora (përcaktimi i orës) pa tjetër, në të cilën bën të shkruhet, gjegjësisht të punohet; p.sh. ora e ligë, jo e preferueshme është kur dominon MARSI dhe URANI, kurse të PREFERUESHME janë kur dominonVENERA dhe DIELLI etj. Në këtë mënyrë shërimi është absolut, pra i sigurt, e them me plot guxim, për arsye se Allahu i madhërueshëm vërteon në librin e shenjtë, KUR’ANIN famëlartë, surja ISRA a. 82; surja JONUS ajeti 57; mandej edhe nga shumë ajete të tjera. Pra, në këtë mënyrë punoj unë. Tani, një sqarim në pika të shkurta: ata që s’kanë njohuri e dituri në këtë profesion, shumë lehtë mund t’i shkaktojnë pacientit çregullime trupore dhe shpirtërore. P.sh., lexues të nderuar, shfrytëzoj rastin që nëpërmjet kësaj interviste ekskluzive, tua tërheq vërejten atyre sharlatanëve, të cilët e keqpërdorin këtë lami dhe s’e njohin fare këtë profesion. Këta manipulojnë me popullin dhe nuk ia kanë frikën Allahut fuqiplotë, madje as që kanë turp, e njerëzit as që e dinë se vetëm iu shkaktojnë dëme e kurtha të tjera. Kam bindjen se ata as që e dinë, se njeriu i parë që është krijuar në sipërfaqe e tokës është hz. ADEMI a.s. – i krijuar nga balta dhe nga katër elementet: UJI, AJRI, TOKA dhe ZJARI. Prandaj, ai as nuk e di cilin element e ka i sëmuri, p.sh. nëse e ka elementin e zjarrit, ai ia jep hajmalinë për ta pirë në ujë, dhe kështu i shkakton dëm të sëmurit, pasi që fare mirë dihet se elementi i ujit dhe i zjarrit janë hasëm, armiq; pastaj, rasti i dytë në të cilin mund t’i shkaktohet shumë dëm të sëmurit, siç e cekëm, ndodh kur “shëruesi” ia ndërron elementin, ndodh që t’ia përziejë dy elementet, madje as njëri nuk është i tij, p.sh. i thotë të sëmurit: tri ditë të pish ujë dhe shtatë ditë të tymosesh me këto hajmali. Dhe, çfarë ndodh? Jo veç se nuk është elementi tij, por dy elementet në mes veti janë dushmanë; dhe, në këtë mënyrë, shkakton çrregullime trupore e shpirtrore, dhe nëse është i prekur nga xhini, ai xhin ose xhineshë merr guxim e forcë edhe më shumë, dhe nuk del, nuk largohet nga i sëmuari, qoftë edhe duke rënë ndesh me shëruesin; ai duhet ta dijë se lufton me armikun e Allahut në dyluftim që ta mundë xhinin i cili të gjitha shpjegimet ia merr nëpërmjet personit të sëmurë... Edhe pse medicina në këtë shekull ka arritur sukses të lartë, do të dëshiroja që mjekët të jenë shpirt dhe qëllimmirë, e që të mos humbin kohë me ata pacientë tek të cilët hasin kësofarë simptomash, siç vijon: çmenduria absolute apo pamendësia, pagjumësi e pajustifikueshme, ngritja e shpeshtë natën dhe lëvizjet e pakontrolluara, kërcëllitja e dhëmbëve në gjumë, ëndrrat e lemeritshme, ankthet, qeshjet gjatë natës në gjumë, të qarët në gjumë, bërtimat apo kukamët në gjumë, kokëdhembjet pa ndonjë shkak medicinal, lemza pa ndonjë shkak, vështirësitë në punën e zemrës, po ashtu të lukthit, frika, parafytyrimet e shumë të tjera; në gjinekologji: abortet pa shkak medicinal, steriliteti pa justifikim medicinal, impotenca (lidhja-pamundësia për kontakte seksuale, sidomos tek meshkujt) etj. Pastaj problemet e ndryshme familjare, siç janë: ndarjet në mes të bashkëshortëve, problemet e mëdha familjare, të gjitha këto edhe i përkasin kësaj lamie – meqë, të gjitha këto, në një formë apo në një tjetër – lidhen me magjinë e zezë. Ndërkaq, magjinë e zezë - sehirin e përdorin magjistarët, njerëzit shpirtligj. Sehirin e punojnë me ndonjë shenjë nga tesha e trupit, siç janë brekët, majica; me ndonjë shenjë nga paja e nusërisë; kozmetika e nuseve; sidomos me dhe të varreve ndajnë çiftet bashkëshortore e mund të bëjnë shumë gjëra të tjera. Po i ceki disa nga magjitë e zeza apo sehiri: sehiri i ndarjes, sehiri i dashurisë jonormale, sehiri i iluzionit, sehiri i çmendurisë, i neglizhencës shpirtërore e trupore, i paraqitjes së zërave të caktuar, sehiri i sëmundjeve me simptoma të paralizës apo me dhembje të ndonjë organi, sehiri që pengon fejesën a martesën, që pengon marrëdhënien seksuale, sehiri i ejakulimit të parakohshëm, i impotencës, çrregullimi i menstruacionit, steriliteti etj. Nga këndvështrimi im, unë do ta ndaja në dy grupe dhe do ta shpjegoja në dy aspekte magjinë e zezë: Atë të cilën e përdorin zakonisht gratë e moshuara – shpirtkëqija dhe shpirtliga, e të cilën e kisha quajtur MAGJI POPULLORE... Këtu: gratë – shpirtliga e shpirtkëqija merren me veprimin magjik, duke bërë keq qoftë në fqinjësi, miqësi e gjetiu, e ato rituale ato i kanë mësuar më herët dhe i përdorin për t’i bërë keq dikujt. Ato nuk kanë nevojë për të shkuar tek shehu, hoxha – ato vetë e bëjnë këtë gjest dhe janë shumë të rrezikshme, mund të bëjnë shumë keq... Gjithsesi se punojnë me elemente të ndryshme, e sidomos me dhe të varreve, me të cilin nuk mund të punohet kurrgjë e mirë, veçse keq... Pastaj, thonjtë, flokët e kësofarëlloj elementesh e me metoda të ndryshme – vetëm e vetëm për t’i bërë keq dikujt, për t’ia prishur shtëpinë fqinjit, mikut apo kujtdoqoftë. Pra, këta njerëz, këto gra, hyjnë në grupin e mëkatarëve më të mëdhenj. Ata të grupit të dytë bëjnë MAGJI ME GOJË. Këta shumë bukur e përdorin njëfarë mjeshëtrie me gojë – saqë disa shtëpi (të pambrojtura), me njerëz të dobët, pa besim, pa ngritje shpirtërore, shumë lehtë i prishin – pa përdorur kurrfarë elementesh – përpos me gojë... Këta kanë mjeshtri gjatë të folurit, kur ia mësyjnë shumë lehtë e prishin atë familje; p.sh.: Pse je martuar për filanin? S’është për ty! Pse je fejuar për filanin? e kështu me radhë – shkaktojnë ngatërresa të vazhdueshme në ato familje, e shpesh ndodh që edhe t’i ndajnë çiftet bashkëshortore e tjera. Ata nga populli, pastaj, fatkeqësisht, shkojnë tek ata që i përmendëm – shëruesit mashtrues, dhe ata ia fusin paushall: keni magji – ju kanë bërë magji, duhet kjo apo ajo hajmali e kështu me radhë... Populli i shkretë duke u besuar këtyre, marrin sugjestione të ndryshme – vesvese, kështu që ajo shtëpi vie te shkatërrimi tërësisht.

Pyetje: Ç’është magjia e bardhë?

Përgjigje: Magjia e bardhë, megjithse është magji, është E BARDHË. Për shembull, nëse unë i bëj magji filanit apo fistekut për ta larguar nga rruga e keqe (dhënia e tepërt pas ndonjë femre ilegjitime, prostitucioni) dhe e kthej kah bashkëshortja e familja e tij – kjo quhet Magji e Bardhë, sepse, natyrisht, se po e kthen kah bashkëshorti legjitim, kah martesa, familja e tij. Apo: nëse në një familje ka grindje të vazhdueshme, apo dikund fqinjët në mes veti kanë grindje të vazhdushme, unë neutralizoj këto bela – edhe asaj vërtet i thuhet magji, ama kjo është MAGJI E BARDHË...

Pyetje: Haxhi sheh Ramadan, a iu besoni ju tyrbeve, dhe sipas medimit tuaj a mund të ketë ndihmë populli prej tyre?

Përgjigje: Çdo varr apo varrezë, nëse distancohet nga varreza e qytetit, natyrisht se atyre u takon respekti i veçantë, pa marrë parasysh se a e njeh ti apo jo; ata persona, e në veçanti atyre që kanë kontribuar për fe e atdhe, e që kanë rënë shehidë, heronj të kombit. Prandaj, atyre personeve u takon selami, edhe respekti, e në veçanti vizita në mënyrë madhështore, siç janë tyrbet e vjetra nga personalitetet e shquara; p. sh. Tyrbet e Nivokazit, të sheh Tarës e të sheh Islamit; të sheh Shefqetit e të sheh Fetahut në Gjakovë; tyrbja në fshatin LEZ e personalitete tjera të ngritura në aspektin fetar, madje dëshmorët e kombit, siç janë Adem Jashari, Zahir Pajaziti e të tjerë. Në veçanti po flas për personat e ngritur fetarë, për shembull ndonjë sheh i madh, dijetar, evlija, që në këtë botë e ka arritur nivelin më të lartë të zhvillimit. Kur këta ndërrojnë jetë, kalojnë në botën e amshuar, kanë të drejtë të luten për të afërmit e tyre, për farefisin e të dashurit se paku deri në 70 vetë (nga hadisi sherif). Dhe këtyre personave iu takon të distancohen nga varrezat e tjera dhe t’iu ndërtohen tyrbe. E populli çfarë duhet bërë? Populli nëse shkon me këtë njet – qëllim, që të lutet, duhet të kërkojë ndihmën nga Allahu xh.u., por mund t’i drejtohet Allahut, duke thënë: Hatri i këtij njeriu, nëse e meriton hatrin tënd, o Perëndi, ma mundëso plotësimin e kësaj dëshire apo mundësoma shërimin e kërkuar...

Pyetje: A keni vështirësi në këtë profesion?

Përgjigje: Po, patjeter; si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë shpirtëror. Por, më shumë kam VËSHTIRËSI, dhe duhet ta cek këtë patjetër, te disa njerëz – e sidomos femra – të cilët iu përkushtohen INTRIGAVE, MASHTRIMEVE absolute; të cilët, në njëfarë mënyre, shiren të sëmurë nga prekja e magjisë apo prekja e xhinit dhe ngulin këmbë me çdo kusht që medoemos t’iu besohet, dhe, edhe pse i dërgojnë për trajtim mjekësor, ata marrin injeksione të ndryshme, tableta e kështu me radhë, e pasi nuk gjejnë shërim, atëherë shkojnë e i kërkojnë dyert e shëruesve alternativë, ku edhe këta nuk i shërojnë, kështu që familja apo të pranishmit bijnë në hall, madje harxhojnë shumë të holla për ta, kurse ata pa pasur kurrfarë sëmunndjeje, pa një të keqe... Ajo më e keqja është se bërtasin sa që kanë forcë, shkulin flokët, përplasen për toke, paraqiten me ato gjeste pothuajse me të vërtetë po e shohin xhinin, apo po luftojnë me të; shtrëngojnë fytin e bëjnë shumë gjeste të tjera, saqë s’ta merrë mendja. Kështu që të gjithë bien në hall dhe kurrsesi nuk mund ta gjejnë se ku qëndron problemi i tyre; sakaq juve nga ana e “shëruesve” të ndryshëm ju thuhet: njëri “ka magji”, tjetri “ka sehir nga xhini”, tjetri “ka shkelur”, pastaj, kur s’e shërojnë dot, mbesin pa tekst, atëherë ju thonë “çojeni te doktori se s’është për shkrim”! Lexues të nderuar, unë jam një SHEH modest, nuk po e teproj, por me të vërtetë flas nga përvoja praktike, ku Allahu fuqiplotë më ndihmon dhe s’ka gjasa që të shpëtojnë prej meje pa i zbuluar këta mashtrues të këqij. Por, atëherë unë bie në hall shumë të madh, se shumë vështirë e kam zbulimin e kësaj, realiteti duhet të zbulohet pa tjetër, për arsye se ndoshtna edhe për mua si për të tjerët do të thonë “sheh Ramadani nuk mundi ta shërojë”, e nëse e zbuloj të vërtetën, se s’është e sëmurë, atëherë lind konflikti në mes atij personi dhe prindërve, miqve e të tjerë. Por, deri më sot, për 19 vjet punë, shumë femra i kam zënë, por me ndihmën e Allahut të madhërueshëm, nga intuicioni im i pagabueshëm, disi ia kam arritur qëllimit që me sukses të zbuloj se çfarë në të vërtetë e brengos atë femër dhe jam munduar dhe kam arritur që ta ndihmoj. Kur po e cek femrën, zakonisht këto gjeste i mendojnë femrat, sidomos nëse është fejuar pa dashje të saj, nëse ka dashnor tjetër, nëse është martuar pa dashje dhe nuk e do, do dikë tjetër, është e penduar, vuan nga mosgjetja e gjuhës së përbashkët me burrë apo vjehërr, kunetë. Nuk i plotësohen kushtet të cilat ajo i dëshiron, dëshiron që vjehra të mos ia prish qejfin e burri mos ta rrahë, ndaj sëmuret, alivanoset etj. e kështu me radhë. Çfarë s’mendojnë femrat që t’iu realizohen dëshirat e tyre?!

Pyetje: Haxhi sheh Ramadan, a mund t’i njoftosh lexuesit se cilat sëmundje i shëroni?

Përgjigje: Përpos sëmunndjeve që janë thënë më lart, si për shembull magjia e zezë, sara (ograisja), të shkelurit, syri i keq tek fëmijët, tek të rriturit, kafshët e të tjerë, i njoftoj lexuesit se ndihmoj në zbulimin e gjërave që vidhen, pa marrë parasysh a janë të holla, ar, veturë e tjera, por – brenda 24 orëve duhet të vijë tek ne, me kusht që ta di vendin e saktë ku ka qenë malli, dhe sigurisht mund të gjendet. Shëroj epilepsinë, humbjet e ndryshme të vetëdijes, alivanosjet, frikësimet e ndryshme apo ëndërrimet e tmerrshme të natës, asgjësoj fantazmat e ndryshme, si nëpër shtëpi, ahure të kafshëve e të ngjashme; shëroj sëmundje të shpirtit – depresione tek njerëzit të cilat janë thelluar në mendime, vetmohen, vuajnë nga baza nervore e sidomos nga nervat e lukthit; gjej personat e ikur, të humbur – djalin, vajzën, burrin, nusen e të tjerë, nëse kërkohet ndihma në afat të cakuar, më së shumti brenda një jave; ndihmoj tek vonesat e shtatzanive, tek kismetet e lidhura apo kur nga magjia nuk realizohet martesa, shëroj erën e kuqe, të thatin (me qelb e gjak), si dhe ndihmoj tek shumë sëmundje e probleme të tjera.

Pyetje: A do të kishit mundur, për fund, të jepni sqarime për lexuesit tuaj se cilat sëmundje do të mund të merreshin si magji e zezë e cilat si prekje nga xhini?

Përgjigje: Po, për lexuesit e nderuar tani do të jap disa sqarime lidhur me atë se cilat sëmundje janë nga magjia e zezë (sehiri) dhe cilat nga prekja e xhinit, edhe pse sëmundjet më të njohura shkaktuar nga magjia e zezë (sehiri) tashmë i kemi permendur Megjithatë, meqenëse ato janë të shumta, unë po i përmend vetëm disa më kryesoret prej tyre, e ato janë: sehiri i parafytyrimeve (halucinacionet), sehiri i çmendurisë, sëhiri i neglizhencës shpirtërore e trupore, sehiri i paraqitjes së zërave të caktuar, sehiri i sëmundjeve me simptoma të paralizës ose me dhembje të ndonjë organi ndijor; sehiri që pengon marrëdhëniet seksuale, sehiri i ejakulimit të parakohshëm, sehiri i impotencës, sehiri i çrregullimit të menstruacioneve, sehiri i sterilitetit te femrat që nuk ka pengesa organike, dhemjbet e ndryshme trupore, kokëdhembjet, ethet, temperatura etj. Kurse sehiret te çrregullimet familjare janë: sehiri i ndarjes, sehiri i dashurisë jonormale, dalja ose ikja nga shtëpia në kohë të caktuar dhe vende të caktuara apo në kohë të pacaktuar dhe në drejtime të pacaktuara, fjalosjet vazhdimisht mes veti apo me dikend të caktuar, sehiri që pengon martesën, fejesën etj. Prekja nga xhini: Simptomat e veprimit të xhinëve, respektivisht simptomat e njeriut të sëmurë nga prekja e xhinit, mund të ndahen në simptoma të cilat manifestohen në ëndërr ose në zhgjëndërr. Simptomat që manifestohen ne ëndërr janë: 1. Pagjumësia, zgjuarja e shpeshtë natën, ankthet e natës, ngritja dhe ecja në gjumë; 2. Ëndrrat e tmerrshme dhe përndjekjet nga të cilat nuk mund të iket; 3. Ëndërrimi i kafshëve, gjarpërinjve, maceve, minjve, qenve, luanëve e të ngjashme; 4. Kërcëllitja e dhëmbëve; 5. Qeshja e pakotrolluar me zë, qarja, britma ose kukatja; 5. Ëndërrimi i vetvetes në varr ose në ndonjë vend të shkretë; 7. Ëndërrimi i njerëzve të dimensioneve të panatyrshme – të zgjatur, të shkurtuar; 8. Ëndërrimi i tmerreve dhe fantazmave etj. Simptomat të cilët mund të ndihen në zhgjëndërr janë humbjet e ndryshme të vetëdijes, alivanosjet; qarjet, qeshjet, këndimet e pakontrolluara; kokëdhembjet konstante pa ndonjë shkak medicinal; shtangimet (ngërqet), dhembjet në disa pjesë të trupit që nuk mund të shërohen në aspektin medicinal, lemza vazhdimisht, shikimi i pakontrolluar, bisedat pa kontroll, martesa me xhinin apo xhineshën, ndërmjetësimi në marrëdhëniet seksuale, në abortimin e fëmijëve, djegia apo prerja e rrobave që përdoren çdo ditë, apo e rrobave të grave për dasmë, fantazmat e ndryshme kur trokasin e bëjnë zhurmë, apo kur nëpër ahure ngordhin bagëtia e shumë të tjera (Për çdo sëmundje apo problem, klienti duhet ta dijë apo ta ketë datëlindjen e saktë, sipas lindjes së nënës). Kur jemi këtu, tek merendimi i këtyre sëmundjeve, konsideroj se janë me interes për lexuesin të thuhen edhe DISA KËSHILLA PRAKTIKE për t’u mbrojtur nga ana e prekjes së xhinit. E për t’u mbrojtur nga prekja e xhinit duhet që çdo mbrëmje, në orën e parë të muzgut të mbrëmjes, atë orë, t’i fusë fëmijët brenda, te mbyllen dyert e të mbulohen enët; e, pasi të kalojë ajo orë e muzgut të mbrëmjes, mund të dalin fëmijët përsëri të luajnë. Enët kur të lahen me ujë të nxehtë, duhet të kihet kujdes se ku po derdhet uji, mos po digjen të vegjlit e tyre; uji duhet të derdhet drejt në shakt, në atë vrimë ku shkon uji, sepse nga xhinët, të vexhlit e tyre ushqehen me mbeturina jo të pastra, prandaj, për atë arsye ata gjenden në vendet jo të pastra, si p.sh. në toalete, banjo, kontejnerë hedhurinash etj. Duhet të kihet kujdes që të mos urinoni në eshtrat e kafshëve, mbi bajga, të mos kriheni me krehër natën në vende të errta; të mos kqyreni në pasqyrë natën në terr; të mos bini në gjumë për të fjetur pa i larë duart, gojën etj. Nëse paraqitet gjarpëri në shtëpi, oborr, dhomë, mos ta mbytni, por t’ia tërhiqni vërejtjen tri herë, e nëse nuk largohet, atëherë mbyteni; (arsyeja është se ai mund të jetë ndonjë xhin, ndaj nëse ai largohet pasi ia tërheq vërejten, shkon në vend të vetin, ai është xhin, por besimtar, dhe nuk guxon ta mbytni; All-llahu xh.u. di më mirë...) Falemnderit për mirëkuptim! Kërkoj ndjesë nga Allahu i madhërueshëm për çdo mungesë, si dhe nga lexuesit e nderuar besimtarë, të sinqertë e të devotshëm.

Haxhi sheh Ramadan, në fund një mesazh për lexuesin!

MESAZHI im është: I lus lexuesit, popullin, t’iu përmbahen mësimeve të Kur’anit kerim, synetit të Pejgamberit a.s., të kenë besim të sinqertë, të jenë të devotshëm, të falin namaz, të bëjnë dhikër, e kështu me siguri nuk mund të ju godet asnjë gjë e keqe; vetëm në këtë mënyrë njeriu është i armatosur; e, po qe se nuk është i armatosur, nëse besimin e ka mangu, nuk u përmbahet rregullave e parimeve islame, atëherë bie ndesh me këto sëmundje që i përmenda më lart. Para se ta përfundoj, dua ta them edhe këtë: gjithsecili, pa u provuar, nuk di gjë; edhe pse, në fund, përsëri dua ta përkujtoj thënien e urtë se ÇDO GJË QË NDODH, NDODH PËR TË MIRËN TËNDE; çdo gjë që na vjen nga Allahu, vjen për të mirën tonë. Në këtë botë erdhëm për të qeshur dhe për të qarë, e AI QË DI TË QESHË, DI EDHE TË QAJË... Në fund ju përshëndes me përshëndetjen Islame eselamun alejkum ve rahmetullahi ve berekjatuhu!

JENI TË MIRSËARDHUR PËR ÇDO DITË DHE NË ÇDO KOHË TE Haxhi sheh RAMADANI, Rr. EDIT DURHAM (ish-DURMISH ASLLANI), nr. 281, PRIZREN. Tel.: 029/41-040 Mob. 044/119-548 e-mail: shehramadani@hotmail.com